Ballina Argëtim Showbiz BOTA E MODËS NË ZI, SUPERMODELET VAJTOJNË TATJANA PATITZ: “Një engjëll na...

BOTA E MODËS NË ZI, SUPERMODELET VAJTOJNË TATJANA PATITZ: “Një engjëll na la”

Supermodelja gjermane Tatjana Patitz u nda nga jeta. Vogue raportoi e para lajmin e hidhur. E lindur në Hamburg, ajo ishte 56 vjeç. Ajo vdiq në Kaliforni, të mërkurën në mëngjes (me orën lokale), duke lënë pas një djalë, prindërit dhe një motër.

Bota e modës është në zi. Patitz ishte një nga modelet më të suksesshme ndërkombëtare në vitet ’80 dhe ’90. Ajo qëndroi para kamerës për revista të panumërta dhe u fotografua nga fotografët më të mirë. Patitz ka punuar me Naomi Campbell (52), Linda Evangelista (57) dhe Cindy Crawford (56), transmeton Tetova News.

Sipas agjencisë së saj në Nju Jork, Patitz vdiq nga kanceri i gjirit. Ajo thuhet se e ka fshehur deri në fund sëmundjen e saj nga publiku. Admiruesit reaguan edhe më të tronditur ndaj lajmit të vdekjes – dhe miqtë gjithashtu shprehën pikëllimit të tyre.

“Më erdhi shumë keq kur dëgjova që Tatjana Patitz ndërroi jetë. Ajo ishte një anëtare e vërtetë e grupit së supermodeleve dhe është e vështirë të besohet se dikush na la kaq e re”, shkroi Claudia Schiffer në Instagram.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e saj. Ishte një kënaqësi të punoja me të – kaq me këmbë në tokë, por gjithmonë e ngritur. Shpresoj që ajo të ketë kuaj dhe qen në parajsë. Ajo do të na mungojë shumë.”

Së bashku me Cindy Crawford, Patitz ishte një nga “Big Five”, modelet më të kërkuara në botë në atë kohë. “Jam shumë e pikëlluar për ndarjen nga jeta të bukuroshes Tatjana Patitz. Ishim të reja në industrinë e modës dhe ndiheshim sikur të ishim rritur së bashku. Ne kemi qenë në shumë xhirime së bashku dhe në prapaskenat e shfaqjeve”, kujton Crawford. “Ajo ishte e butë, e ndjeshme, e sjellshme, kurioze dhe kush mund t’i harronte ndonjëherë ata sy të mprehtë? Dashuria e saj për kafshët dhe natyrën ishte ngjitëse. Ngushëllimet e mia familjes së saj – veçanërisht djalit që ajo e donte aq shumë.”

Eva Herzigova (49), ish-supermodelja dhe aktorja nga Çekia, ka postuar një foto bardh e zi të bukuroshes dhe ka shkruar: “Një engjëll na la. Tatjana Patitz – të dëgjosh për vdekjen tënde është lajmi më i trishtuar që mund të kisha imagjinuar. Me mungon shume. U prefsh në paqe”.

Me Patitz ka punuar edhe modelja daneze Helena Christensen (54). Ajo thotë lamtumirën prekëse, duke shkruar një tekst të gjatë dhe personal në Instagram: “Tatjana e bukur, ishe një shpirt hyjnor, nga brenda, gjithmonë e këndshme dhe e qetë, me ata sytë e mrekullueshëm të qeshur. Ne kemi bërë kaq shumë udhëtime së bashku që kur ishim të reja dhe kemi ndarë kujtime të pabesueshme.”

Duke postuar foto më të vjetra dhe të reja, Christensen vazhdon: “Më pëlqente të isha pranë jush, ndihesha kaq paqësore dhe ne gjithmonë qeshnim shumë. Jam mirënjohëse që qëndruam në kontakt deri në fund. Më duhej të buzëqeshja ndërsa sapo lexoja mesazhet tona  kuptoja se ato kishin të bënin kryesisht me dashurinë tonë për natyrën. Shpresoj që të kalërosh një kalë nëpër livadhe të pafundme me atë buzëqeshje në fytyrë dhe me erën që fryn në flokë. Pusho në paqe engjëll i bukur.”/tetova.com

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews