Ballina Kronika Mbylli të moshuarën në dollap dhe e grabiti, policia italiane nuk e...

Mbylli të moshuarën në dollap dhe e grabiti, policia italiane nuk e fal 25-vjeçarin shqiptar

Një shqiptar u arrestuar në Cueres të Italisë mbrëmjen e së martës. 25 vjeçari u arrestua pasi u kap duke grabitur një shtëpi.

I riu në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar, kanë grabitur një të moshuar në Itali. Sipas mediave italiane, shqiptari zotëronte dy pasaporta, njëra prej të cilave false.

25 vjeçari duke përdorur një thikë kuzhine ka kërcënuar të moshuarën e cila gjithashtu ishte shtetase e huaj, duke i kërkuar kësaj të fundit të gjitha paratë që kishte në banesë. E moshuara u ka dorëzuar të gjitha paratë që kishte në shtëpi, një shumë rreth 20 mijë eurosh dhe më pas është mbyllur në dollapin e rrobave nga grabitësit.

Artikulli paraprakMiliona euro dëm, shkatërrohen nga zjarri 80 jahte e varka turistike në Marbella të Spanjës (VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetërPse ju bëhet gjuha e bardhë dhe çfarë do të thotë për shëndetin tuaj? Zbuloni tani arsyet