Ballina Aktualitet Lajme Policia e Tetovës vlerëson se dje në Kodrën e Diellit ka pasur...

Policia e Tetovës vlerëson se dje në Kodrën e Diellit ka pasur deri 10 mijë automjete (VIDEO)

Fillimi i sezonit të skijimit tërhoqi një numër të madh të skiatorëve dhe vizitorëve në Kodrën e Diellit, dhe për këtë shkak u krijuan kolona automjetesh si për mbërritje ashtu edhe për nisje nga qendra e skijimit.

Policia beson se radhët dhe pritjet për mbërritje dhe kthim janë për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe hapësirave të pamjaftueshme të parkimit për to. Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë, thotë se në prag të hapjes zyrtare të sezonit të ri të skijimit në Kodrën e Diellit më 22 dhe 21 janar, policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

“SPB Tetovë e ka mbuluar tërësisht rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit me një numër të madh të policëve dhe automjeteve, por kapaciteti i pamjaftueshëm i rrugës për një numër kaq të madh të automjeteve (përllogaritur nga 8 në 10 mijë), është ngushtuar edhe më shumë nga bora majtas dhe djathtas, zvogëloi rrjedhshmërinë e trafikut në këtë rrugë”.

“Gjithashtu, evidentohej edhe mungesa e hapësirës për parkim, ku shumë automjete të lëna në vende të papërshtatshme, padurimi i drejtuesve dhe sjellja e padisiplinuar e mjaft drejtuesve, shkaktoi konfuzion dhe ngadalësim të qarkullimit të automjeteve në njërin dhe në tjetrin drejtim”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndryshe, sezoni i skijimit këtë vit ka filluar dje (22 janar) me vonesë të madhe, për shkak të mungesës së borës.

Artikulli paraprakQëllohet mbi policinë në veri të Kosovës/ Forcat e rendit hapin zjarr, plagoset një serb
Artikulli tjetër25-vjeçari shqiptar skuq borën në Hemshof (Ludwigshafen) të Gjermanisë