Ballina Kronika Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, lihet i lirë...

Vrau shqiptarin që po i prishte shtëpinë me ekskavator, lihet i lirë 53 vjeçari italian: Po mbroja familjen

Gjykata e Arezzo-s ka lënë të lirë Sandro Mugnai, i cili vrau me pushkë fqinjin shqiptar Gëzim Dodoli mbrëmjen e 5 janarit. Shqiptari u vra teksa po prishte me ekskavator shtëpinë e tij. Gjykatësi nuk ka dhënë masë sigurie ndaj 53 vjeçarit duke argumentuar se nuk ka rrezik arratisje apo përsëritje të krimit.

Italiani argumentoi para gjykatësit se mbrojti familjen e tij që ishte në rrezik për jetën nga shembja e mundshme e çatisë së shtëpisë. Mbrëmjen e 5 Janarit, italiani mori pushkën e gjuetisë që mbante dhe qëlloi në drejtim të Dodolit i cili ndodhej në kabinën e mjetit me kovën që çante murin e banesës. /abcnews.al

 

Gjykata e Arezzo ka vendosur sot të lërë të lirë Sandro Mugnai, i cili vrαu me një pushkë fqinjin e tij shqiptar Gëzim Dodoli. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 janarit. Pas një konflikti për çështjen e tubacioneve të banesës, shqiptari mori një ekskavator dhe tentoi të shembte shtëpinë e italianit.

Ky e qëlloi me 5 herë me një pushkë gjuetie që mbante në shtëpi duke e lenë të vdekur në vend shqiptarin. Gjyqtari vlerësoi se për 53-vjeçarin nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik për manipulimin e provave. Prokurori kërkoi arrest shtëpiak, por gjykatësi vendsoi të mos jepte asnjë masë.

Avokatët mbrojtës të italianit u fokusuan tek nevoja e ushtrimit të mbrojtjes legjitime, çështje e cila do të trajtohet sërish në vijim të procedimit. Vetë italiani i tha gjykatës se në këtë mënyrë tentoi të mbrojë familjen e tij e cila ndodhej në rrezik nga shembja e shtëpisë. Sipas Sandro Mungai, mbrëmjen e ngjarjes familja e tij po darkonte së bashku me 2 vajzat.

Ai tha se në ato momente dëgjoi zhurmë dhe se shtëpia po tronditej nga mjeti i tonazhit të rëndë. Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas ai goditi dritaret e katit të parë dhe më pas çatinë. Në këto momente Mugnai armën dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit.

Shtëpia është tejet e dëmtuar dhe është shpallur e pabanueshme nga autoritetet. 53-vjeçari la menjëherë qelinë. Në dyert e paraburgimit e priste djali i tij, Mattia. Ata nuk kanë pranuar të japin deklarata për mediat. Më herët djali i tij u tha gazetarëve se çfarë kishte ndodhur.

“Ato që jetuam ishin momente agonie. Fatkeqësisht e di që kjo histori nuk ka përfunduar ende, por vendimi është ai që të gjithë prisnim. Familja ime është ende në shok nga ajo që ndodhi. E njihja Gëzimin. Kishim marrëdhënie miqësore. Nuk ka pasur ndonjë sherr siç është thënë ditët e fundit.

Nuk mund të jetojmë më në shtëpinë tonë sepse struktura është bërë e papërdorshme. Për fat, mund të mbështetemi tek të afërm dhe miqve që na kanë pritur. Nuk e di nëse do të mund të kthehemi ndonjëherë në shtëpi duke pasur parasysh kushtet në të cilat është tani” – tha i riu. ©LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews