Ballina Kronika Ngjarje si në filma në Tetovë/Katër të rinj me makinë të vjedhur...

Ngjarje si në filma në Tetovë/Katër të rinj me makinë të vjedhur dëmtojnë dy automjete të policisë, plagosin tre policë dhe në fund përplasen në një shtyllë!Detajet nga SPB-Tetovë!

Tre të rinj të moshës jomadhore dhe një 19-vjeçar janë ndaluar pasditen e sotme në Reçicë të Vogël pasi nuk i janë përgjigjur pozitivisht urdhrit të policisë për të ndalurar me makinën e vjedhur dhe kanë dëmtuar dy automjete policore dhe kanë lënduar tre policë. Katër të rinjtë në fund u përplasën me automjetin në një shtyllë në Reçicë të Vogël.

– Policët e SPB-Tetovë, sot rreth orës 16:20, në afërsi të një objekti hotelerie në Reçicë të Vogël të Tetovës kanë privuar nga liria personat me inicialet J.J.(19) nga Tetova dhe tre të rinj të moshës jomadhore nga Tetova dhe fshatrat Llërcë dhe Nepreshten.

Dhjetë minuta më herët, personat e privuar janë parë në rrugën lokale Pallçishtë-Kamjan duke drejtuar makinën e vjedhur “Peugeot” me targa të Shkupit, në pronësi të një institucioni shtetëror dhe të regjistruar dje. Në dy raste ata nuk iu bindën urdhrave të policëve për ndalim dhe gjatë aksionit i dëmtuan dy automjete policore dhe i lënduan tre policë të SPB Tetovë, pas së cilës u përplasën në një shtyllë prej druri, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Katër të rinjtë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, ndërsa policët e lënduar të SPB-së Tetovë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik Tetovë./tetova.com

Lajme të tjera nga kronika:

Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (12 shkurt), rreth orës 21:10, në Leshkë të Tetovës, kanë privuar nga liria 25-vjeçarin nga Sllatina e Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin e tij “Citroen” me targa të Tetovës, është gjetur marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Dje (12 shkurt), rreth orës 18:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nda liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Sipas raportit, ai gjatë sulmit kishte përdorë edhe mjete të forta. Pas dokumentimit të çështjes ndaj T.M. do të vijojë parashtresë përkatëse.

Zyrtarët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (12 shkurt) në ora 18:40 kanë ndaluar 32-vjeçarin S.A. nga Gostivari, i cili pak më herët kishte shkelë rendin dhe qetësinë publike para një shtëpie në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Mbrëmë (13 shkurt), rreth dhjetë minuta pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale që lidh fshatrat e Gostivarit Zdunje dhe Debreshë, vetura “Opel Corsa” me targa të Gostivarit i drejtuar nga 19-vjeçari B.S. nga Zdunja ka dalë nga rruga. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri në automjet V.S.(22) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku është dërguar për ndihmë mjekësore. Ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari M.I. nga Tetova, dje (12 shkurt) në ora 18:00 në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, është kafshuar nga një qen endacak.

Video bonus:

https://youtu.be/CAkdgwoGx8E

@tn.lajmelokale
@tetovanews