Ballina Teknologji Pas dy vitesh pezullim, Donald Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram

Pas dy vitesh pezullim, Donald Trump rikthehet në Facebook dhe Instagram

Meta ka njoftuar se ka hequr ndalimin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram.

Ky lajm u konfirmua sot nga zëdhënësi i kompanisë Andy Stone, pas një pezullimi prej dy vitesh të llogarisë së tij pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.

Meta kishte thënë në janar se do të hiqte pezullimin e llogarisë së Trump “në javët e ardhshme” dhe nëse ish-presidenti shkel sërish përsëri politikat e përmbajtjes së platformave, do të ndeshet sërish me një pezullim prej një muaj deri në dy vjet.

Trump tani po fiton akses në platformat kryesore për shtrirjen e votuesve dhe mbledhjen e fondeve politike përpara kandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë në 2024. Ai para pezullimit të tij në janar kishte 23 milionë ndjekës në Instagram dhe 34 milionë ndjekës në Facebook. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews