Ballina Kronika TË GJITHA DETAJET/Aksidenti tragjik në Kosovë, 4 viktima dhe 2 të plagosur...

TË GJITHA DETAJET/Aksidenti tragjik në Kosovë, 4 viktima dhe 2 të plagosur nga përplasja e 3 automjeteve në aksin rrugor Ferizaj-Shtime (VIDEO+FOTO)

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 4 personave është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë. Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës Kanun Veseli, aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, ku në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka marrë informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me aksidentin tragjik në hyrje të Shtimes ku mbetën të vdekur katër persona.

Sipas komuniaktës në këtë aksident janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën :

A. M ( M/K) , viti i lindjes 1984

A. I ( M/K), viti i lindjes 1986

M.B ( M/K) viti i lindjes 2000 dhe

A. I ( M/K) viti i lindjes 2002

Ndërsa të lënduar janë :
F.G ( M/K) dhe B.G ( F/K) të moshës madhore ( mosha e sakt deri më tani nuk dihet), të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa në automjetin e tretë që ishin dy persona nuk raportohet për të lënduar.

“Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet. Në vendin e ngjarjes kanë dale ekipe të emergjencave dhe zjarrëfikësit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në komunikatën e PK’së.

Përveç katër viktimave, në aksidentin që ndodhi të mërkurën në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, kanë mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona.

Prokurori Besnik Nuredini deklaroi se në njërën veturë ishin 4 persona që kanë humbur jetën, e në veturën e dytë dy persona që janë në gjendje të rëndë shëndetësore, që janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Në njërin automjet kanë qenë katër viktimat, e në automjetin tjetër dy persona të tjerë që kanë kërkuar ndihmë dhe janë në gjendje të rëndë. Ata po trajtohen në QKUK. Ndërsa një veturë iu është shmangur aksidentit dhe është futur në hendek”, tha Nuredini.

Ndërsa, zëdhënësi policor, Kanun Veseli, tha për KOHËN se njëri viktimë është 21-vjeçar, tjetri 23 dhe dy të moshës rreth 40-vjeçare.

QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të çiftit të lënduar nga aksidenti në Ferizaj

Përveç katër të rinjve që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj-Shtime, të lënduar kanë mbetur edhe një çift, që po trajtohet në QKUK.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gruaja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq burri ka lëndime më të lehta dhe po merr trajtim.

“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bējnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”, thuhet në konfirmimin e Fazliut.

Ndërkaq, Klan Kosova merr vesh se gruaja e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore, është shtatzënë.

Klankosova ka mësuar se tri veturat e përfshira në aksidentin tragjik në rrugën Shtime-Ferizaj janë të modeleve BMW, Mercedes dhe Golf.

Ndërkaq, mësohet po ashtu se të katër viktimat ishin në veturën BMW, e cila po ashtu dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin.

21:39 – Viktimat e aksidentit të sotëm tragjik: Dy nga Ferizaj, dy nga Shtimja

Në orët e mbrëmjes së sotme, një aksident i rëndë ndodhi në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, me ç’rast katër persona mbetën të vdekur.

Sipas informatave që ka siguruar Klankosova.tv, tre nga viktimat janë të moshës së re, ndërsa për të katërtin ende nuk ka ndonjë informacion.

Dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc i Shtimes, kurse dy të tjerët nga fshati Dremjak i Ferizajt.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, arsye e këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e automjeteve.

Kanun Veseli, zëdhënës i PK-së për rajonin e Ferizajt, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Veselit për Klankosova.tv.

@tn.lajmelokale
@tetovanews