Ballina Aktualitet VLERËSIME TË SHUMTA NGA TË GJITHA INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR...

VLERËSIME TË SHUMTA NGA TË GJITHA INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR Z.LAZIM DESTANI

Shkruan: Neshat Mehmedi

Neshat Mehmedi

Me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, z. Lazim Destani, humanist i përmasave mbarëkombëtare dhe biznesmen me përmasa ndërkombëtare, për nderë të shpalljes së pavarësisë, ishte i ftuar në seancën solemne kushtuar kësaj dite. Në këtë seancë solemne ishin të pranishëm shumë mysafirë vendorë e ndërkombëtarë, ku fjalim rasti patën krerët e shtetit të Republikës së Kosovës dhe kryetari i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj.

Zotëri Lazim Destani duke ndjekur seancën solemne
Z.Lazim Destani ndjek seancën solemne në kuvendin e Kosovës
z. Lazim Destani gjatë takimit me Kryeministrin Albin Kurti
Z. Lazim Destani me kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurtin duke bashkëbiseduar

Zotëri Lazim Destani zhvilloi disa takime me personalitete të Kosovës, me liderë të partive politike dhe ndërkombëtarë.

Z. Lazim Destani gjatë takimit me ish-kryetarin e Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiun
Z. Lazim Destani me ish-ambasadorin Ramiz Lladrovcin
Lazim Destani shkëmben bisedë me Shaip Kamberin deputet në parlamentin e Serbisë
Lazim Destani me Xhorxh Robertson (Georg Robertson) ish-sekretar gjeneral i NATO-s

Në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë kanë parakaluar njësitë e forcës së sigurisë së Kosovës dhe të policisë së Kosovës, ku ka qenë i ftuar edhe humanisti dhe biznesmeni nga Tetova z. Lazim Destani.

Në kuadër të aktiviteteve të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, në këtë ceremoni festive, në prani të stafit drejtues, anëtarëve të KASH-it, të ish-ambasadorëve nga Kosova e Shqipëria, ku ishin të pranishëm shumë personalitete e miq anembanë trojeve tona, nga diaspora dhe veprimtar të dalluar nga Amerika, Lazim Drstani pranoi

DEKRETIN “ANËTAR NDERI” I KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPËTARË

Në vlerësim të kontributit të tij të shquar si filantropist, veprimtar për paqe dhe humanist.
Për kontributet e shumta të çmuara të çështjes shqiptare dhe në mbështetje të aktiviteteve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën.
Për reputacionin e tij si një individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm, dhe me mirënjohje për veprimtarin e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë.

Dekreti Nr. 3 President:
Tiranë, më 28 Nëntor 2022 Besnik Mustafai

z.Lazim Destani gjatë pranimit të Dekretit “Anëtarë Nderi” i KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË

Flamur Gashi thotë:
“Lazim Destani është emër mirëkuptimi për shqiptarët këto tridhjetë vitet e fundit, me kontributet e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturor, sportiv dhe në të gjitha fushat e jetës, por edhe me lobimet për çështjet kombëtare shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë për të arritur këtu. Është njëri ndër emrat më të shquar të mërgatës shqiptare sot në botë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, Bordi Drejtues i Këshillit të Ambasadorëve, me anonimatet ka miratuar propozimin që z. Lazim Destani të jetë Anëtarë i Bordit të Nderit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, dhe ky do të jetë një nderë të këshillit të Ambasadorëve”.

 

Pas pranimit të DEKRETIT “ANËTAR NDERI” të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Lazim Destani shprehet:

“Ndihem i nderuar që sot marrë këtë çmim nga Këshilli i Ambasadorëve, ku me të vërtetë ta merr atë çmim, do të thotë, për mendimin tim, është një punë shumë e madhe dhe besoj se do të punojmë në atë drejtim që të mundemi t`i bahkojmë sa më shumë shqiptarët, duke e ditur se “bashkimi e bënë fuqinë ”. Detyra jonë do të jetë e madhe, sepse na presën shumë punë të mëdha, bashkërisht me të gjithë ju, duhet t`i mbërrimë qëllimet tona, që çdo shqiptarë e ka në zemër dhe në shpirt.
Kur ma dorëzoi dekretin miku im, dy data më emocionuan: iniciativa ka nisur më 28 Nëntor në ditën e pavarësinë së Republikës së Shqipërisë, kurse dorëzohet sot në 15 vjetorin e pavarësisë të Republikës së Kosovës”.

HOMAZHE NË VARREZAT E FAMILJES TË JASHARAJVE

Në kuadër të aktiviteteve të shumta në 15 vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, filantropi tetovar z. Lazim Destani, bënë homazhe në varrezat e Jasharajve.

“Këtu nderuam dhe respektuam në mënyrën më dinjitoze e më të lartë luftën dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe gjithë dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. L. Destani

z. Lazim Destani vendos lule në varrin e Adem Jasharrit

NË KUADËR TË 15 VJETORIT TË PAVARËSISË VIZITON BABAIN E ISH- PRESIDENTIT HASHIM THAÇI

“Udhëtimi im i radhës ishte rruga drejt fshatit Brojë të Drenicës ku vizitova të nderuarin Haxhi Thaçi, babain e ish-Presidentit Hashim Thaçi. Këtu gjeta mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore të kësaj familje bujare. Gjatë bisedës theksova se Pavarësia e Kosovës do të ishte e pamundur pa luftën heroike e të drejtë të UÇK-së e pa largpamësinë e lidershipit shqiptar. Gjithashtu shpreha bindjen e plotë se krerët e UÇK-së tash po përballen me betejën e tyre të fundit për mbrojtjen e Kosovës nga tendencat për shtrembërimin e ngjarjeve e të historisë”! (Lazim Destani).

TAKIME TË NGJESHURA NË KUADËR TË 15 VJETORIT TË PAVARËSISË

“Pas Brojës, vizitova Mitrovicën dhe Skënderajn, ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarët e këtyre dy komunave, z. Bedri Hamza dhe z. Fadil Nura. Gjatë bisedave në këto dy takime, pas urimeve të ndërsjella për festën e Pavarësisë, Kryetarët e këtyre dy komunave nënvizuan përpjekjet e tyre për menaxhimin dhe tejkalimin e pasojave nga përmbytjet e muajit të kaluar. Në fund të këtyre takimeve, në shenjë falënderimi për mbështetjen që u dhamë familjeve të prekura nga vërshimet, pata nderin të pranoj mirënjohje nga këto dy komuna”. (Lazim Destani).

@tn.lajmelokale
@tetovanews