Ballina Kronika Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, lihet në burg...

Vrau 31-vjeçarin nga Kukësi për një faturë në lokal, lihet në burg ‘Kobra’ dhe 5 të tjerët

Gjykata Themelore e Prizrenit ka lënë në paraburgim edhe për një muaj, Dribran Hoxhën dhe 5 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij, Rufgen Shehu.

Masa e paraburgimit do të vazhdojë deri në 3 mars të 2023. Shkak për masën ndaj tyre është dyshimi se të arrestuarit mund të arratisen nëse hetohen në gjendje të lirë.

Dinamika e ngjarjes së rëndë në Prizren:

Një konflikt për një faturë 400 euro në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi. Ngjarja ndodhi në të gdhirë të 3 janarit në lokalin e ‘Kobrës’, i identifikuar si Dibran Hoxhaj për një faturë të papaguar.

Viktima bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Kush është autori

Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri. Pas kësaj ngjarjeje, mediat e kosovës raportuan se mbi të rëndonin mbi 100 akuza për vepra penale por gjithsesi ai ishte i lirë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews