Ballina Kronika Ngacmoi seksualisht të miturën dhe bëri veprime të turpshme, në pranga 59-vjeçari

Ngacmoi seksualisht të miturën dhe bëri veprime të turpshme, në pranga 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur dhe e ka ngacmuar seksualisht. I dyshuari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj një vajze, në hyrje të pallatit ku ajo banonte. Familja e vajzës denoncoi në polici pasi e mitura u rrëfeu ngjarjen, por i ndaluari e ka mohuar. Policia vendore tha se po vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vepra të turpshme”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakRaporti “Future of jobs”, 10 aftësitë profesionale më të kërkuara të momentit
Artikulli tjetërArkeologët zbulojnë në fund të detit një varrezë dhe spital të shekullit të 19-të