Ballina Kronika Tronditet Italia! Nëna mbyt fëmijën e saj 1-vjeçar, gjyshja kërkon ndihmë

Tronditet Italia! Nëna mbyt fëmijën e saj 1-vjeçar, gjyshja kërkon ndihmë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qytet të Italisë, Pavia, ku një 45-vjeçare, ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar, Luca.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë 118 operatorë, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të konstatojë vdekjen e 1-vjeçarit. Pas ngjarjes, 45-vjeçarja u transportua në spitalin Poliklinik San Matteo për kontrolle dhe më pas u shtrua në psikiatri.

Policia dhe prokuroria e Pavias janë në hetim e sipër të kësaj çështjeje.

Në momentin e tragjedisë, 45-vjeçarja kishte vetëm një orë që ishte e vetme së bashku me djalin e saj, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë. Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Nëna e djalit ka pranuar vrasjen e djalit të saj, e cila tashmë po mbahet në paraburgim. Sipas raportimit të policisë, për momentin ajo është në gjendje shoku dhe sapo të jetë në gjendje të mirë do të merret në pyetje.

Gjithashtu edhe kryebashkiaku i Voghera ka deklaruar se është i shokuar nga kjo ngjarje e tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet e tij.

“Jemi të habitur nga gjesti i tmerrshëm i një nëne e cila ka mbytur vogëlushin e saj. Presim të dëgjojmë më shumë nga policia e shtetit për tragjedinë që tronditi qytetin tonë mëngjesin e sotëm. I bashkohem dhimbjes së familjes së tyre”, deklaroi kryebashkiaku.

@tn.lajmelokale
@tetovanews