Ballina Kronika E moshuara arrin t’i kalojë të gjitha sistemet e sigurisë me një...

E moshuara arrin t’i kalojë të gjitha sistemet e sigurisë me një thikë me vete në Aeroportin “Adem Jashari”

Me 28 janar të këtij viti, sistemi i sigurisë në Aeroportin e Prishtinës, ANP “Adem Jashari” ka dështuar.

Një grua e moshuar ka arritur që t’i kalojë të gjitha sistemet e sigurisë me një armë të ftohtë në trup, që është konfirmuar se ishte një thikë.

Dyshohet se e moshuara e kishte fshehur thikën në trupin e saj, dhe ka arritur që të kalojë të gjitha filtrat e sigurisë, përfshirë edhe detektorin e metaleve që do të duhej të parandalonte një gjë të tillë.

Sipas burimeve të Gazetës Expose brenda Aeroportit, detektori i cili është pajisja kyçe e cila vëren pjesët metalike në trup, ishte tërësisht jashtë funksionit, pra ishte i fikur.

Për më keq, operatori i cili po lejonte kalimin e pasagjerëve nëpër detektor nuk e kishte vërejtur fare se detektori ishte i fikur, duke kaluar kështu dhjetëra udhëtar të cilët po kalonin tërësisht të pa sigurt dhe të pa kontrolluar nga shërbimi i sigurimit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në atë ditë, e moshuara që kishte kaluar detektorin e metaleve, ishte kthyher më pas tek Policia Kufitare në Aeroport, duke dorëzuar thikën.

Policia ka konfirmuar rastin  për Expose ta kanë konfirmuar incidentin për Gazeta Expose, duke thënë se ishte një thikë e vogël.

“Me datë 28.01.2024 është raportuar/deklaruar për një mjet (thikë e vogël) në posedim të një udhëtari, e cila sipas procedurave është konfiskuar për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me autoritet kompetente të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Prokurorisë.” ka bërë të ditur Policia.

Ndërsa, eksperti i sigurisë Drizan Shala në një prononcim ka bërë të qartë se një lëshim i tillë afekton drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe se Aeroporti i Prishtinës në mungesë të sigurisë përveç transportimit të armëve, mund të bëhet edhe si pikë kalimi i lëndëve narkotike e që destinacion kanë tregun ndërkombëtar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews