Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Trupi i pajetë i mërgimtarit 33-vjeçar i cili dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura e Ujmanit, nuk është gjetur ende.
Kështu ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim përmes një reagimi publik në Facebook.
Siç bëhet e ditur, kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.
“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





