Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Më datë 5 gusht 2025, në ora 10 e 55 minuta, policia e Grupçinit ka arrestuar në Zhelinë 43-vjeçarin me inicialet B.U. duke vepruar sipas një raportimi se një ditë më parë në një lokal të fshatit ai kishte sulmuar fizikisht bashkëfshatarin 32-vjeçar me inicialet E.XH. dhe ishte përpjekur disa herë të qëllojë me pistoletë drejt tij, por ajo ishte bllokuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe po punohet për dokumentimin e rastit.














