Ballina Kronika Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tetovë: Një i vdekur,...

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tetovë: Një i vdekur, katër të plagosur, mes tyre një vajzë e mitur dhe një kalimtar i rastit

Me datë 10.08.2025, në SPB Tetovë, në ora 12:30 është raportuar se në kryqëzimin e Rrugës së „Ilindenit“ me Rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, me ç’rast ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur.

Nga informatat e marra nga qytetarët dhe dëshmitarët okularë në vendngjarje, është marrë informacion se automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” ishte një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës.

Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit me inicialet E.M.(19 vjeç) nga fshati Gajre i Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të personit me inicialet F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit.

Për ngjarjen është formuar një ekip i cili drejtohet nga prokurori publik kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë dhe një ekip inspektues nga SPB-Tetovë.

Në momentin e inspektimit, në Spitalin Klinik-Tetovë janë transferuar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Ndërsa dy persona të tjerë, O.O.(34) dhe R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Tetova News në YouTube:

Në shkëmbim zjarri nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transferuar në klinikat e Shkupit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Nga Spitali i Tetovës, thuhet se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të ndryshme nga të shtënat me armë zjarri.

“Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:
1. A.S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës,
2. R.T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit,
3. D.R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit,
4. O.O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit.
Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente” thuhet në raportin e Spitalit të Tetovës.