Gostivari sot është mbuluar nga dhimbja. Dy jetë të reja u shuan, duke lënë pas pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe mbarë qyteti.
Kandidati për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, ka reaguar me një status prekës, ku shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet për familjet që humbën më të dashurit e tyre.
“Një ditë e rëndë për Gostivarin.
Vdekja rrëmbeu dy të rinj dhe sot i përcollëm në botën tjetër.
Almir Abdija 15 vjeç, një futbollist që luante me të rinjtë në Zvicër, nip i mikut tim të afërt Gazmendit e i biri i Arafatit dhe Minire Ahmeti, e bija e Irfanit, që ndërroi jetë duke ardhur në vendlindje.
Ngushëllime familjarëve!
Zoti ju dhëntë Xhenetin këtyre njerëzve që sot na kanë pikëlluar zemrën”, shkruan Limani.















