Ballina Lajme Lajmi i trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re mundësi shqiptar,...

Lajmi i trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re mundësi shqiptar, Ramazan Memedi (FOTO)

Varrimi do bëhet nesër tek varrezat e Batincës, Dreshnicë, ndërsa falja e xhenazes do të bëhet po në xhaminë e fshatit Batincë, Xhamia Haxhi Sabri, pas namazit të ikindisë, kanë njoftuar familjarët.

Ikje e hershme e tij në amshim është një humbje e madhe për mundjen dhe sportin shqiptar në përgjithësi.

Miqtë, sportistët dhe dashamirët janë të tronditur me të dëgjuar lajmin për vdekjen e Memedit.

“Komuna e Studeniçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta drejt familjes Memedi!

Sapo e morëm lajmin e vdekjes së bashkëqytetarit tonë, Ramazan Memedi! Ramazani ishte një sportist dhe kontribues në profesionin e tij si Mundës!

Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona ndaj gjithë banorëve të fshatit Batincë!

Zoti i’u dhashtë durimin dhe urtësinë në këtë sprovë, qofshi të bashkuar gjithmonë!”, shpreh ngushëllime Ejup Abazi, kryetar i Komunës së Studeniçanit.