Ballina Kronika E trishtë: I riu nga Kosova humb jetën në një aksident në...

E trishtë: I riu nga Kosova humb jetën në një aksident në Kroaci

Një i ri nga Kosova ka vdekur në një aksident në Kroaci, derisa po kthehej për në vendlindje.

Bëhet fjalë për Riza Salihajn, nga fshati Jasiq i Komunës së Junikut.

Familja Salihaj nga fshati Jasiq i Ri i Junikut është goditur nga një tragjedi e rëndë.
Riza Xhelal Salihaj ka humbur jetën në një aksident në Kroaci, në kthimin për në vendlindje.
Familjarët e tij kanë njoftuar lajmin tragjik nëpërmjet një postimi në Facebook, duke treguar se ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.
Prindërit dhe miqtë janë të tronditur nga humbja e tij.
Shefqet Salihaj, një i afërm i tij, tha se Riza u detyrua të emigrojë për një të ardhme më të mirë, pasi nuk mundi të ndërtojë jetën në Kosovë.

Postimi nga Shefqet Salihaj

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Riza Xhelal Salihaj.
Ky lajm i rëndë na tronditi thellë dhe na mbushi zemrat me pikëllim të madh. Ti u largove në përjetësi, por le pas dhimbje të pashuar te familja, miqtë dhe te të gjithë ata që patën fatin të të njohin.
Prindërit e tu të prisnin me mall të madh për të të përqafuar dhe për t’u çmallur me ty, por fati deshi që rrugëtimi yt të përfundojë në tokën kroate, ndërsa lajmi i kobshëm mbërriti në Kosovë, në Jasiq të Ri.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar dhimbjen që ka mbuluar zemrat tona. Me ty shuhet një ëndërr, por jo dashuria jote për familjen dhe vendlindjen.
Kjo dashuri do të jetojë përherë te prindërit e tu, që me sakrifica të mëdha të rritën dhe të edukuan, te bashkëshortja dhe te tre fëmijët që le pas.
Lusim Zotin që t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe dhe t’i ndihmojë të gjejnë ngushëllim në kujtimet e bukura që lë pas.
Në pamundësi për të ndërtuar jetën në vendlindje, u detyrove të marrësh rrugën e mërgimit, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Riza do të kujtohet gjithmonë si një djalë i urtë, punëtor dhe shembull i mirë për familjen, shoqërinë dhe bashkëmoshatarët e tij.
Në këto momente të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta prindërve, vëllezërve, bashkëshortes, fëmijëve dhe mbarë farefisit.
Pushofsh në paqe, Riza!

Motra, vëllezër e ju miq, shokë e shoqe, ju lajmërojmë se vëllai im, Riza Xhelal Salihaj, humbi jetën tragjikisht më 28.03.2026 në Kroaci. Për varrim ju njoftojmë.
Euuu vëlla, ma këpute shpirtin… Zoti qoftë me ty. Të kisha vëlla, shokë e tana…Pusho në Xhenet vlla i dashur!!/Bajram Salihaj

🕊️ NJOFTIM MORTOR 🕊️
Me dhimbje të thellë njoftojmë se gjatë rrugës për në vendlindje, në një aksident tragjik në Kroaci, ka ndërruar jetë bashkatdhetari ynë:
Riza (Xhelal) Salihaj
Në këto momente të vështira për familjen, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe mbarë fshatit Jasiq.
Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftoheni me kohë.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë banor të Xhenetit. 🤲😢