Një ekip mobil doganor pranë Departamentit për Punë Operative zbuloi 580 copë plumba gjatë kontrollit të një autobusi të “Durmo Tours” nga Gostivari, i cili u krye në hyrje të shtetit, në pikën kufitare Tabanocë. Municioni është konfiskuar përgjithmonë, ndërsa është ndaluar edhe autobusi ku u zbulua municioni. Deri më tani, ndaj dy të dyshuarve që u ndaluan, Departamenti i Hetimeve ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës, ndërsa hetimi është zgjeruar edhe ndaj personave të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur më 26 të këtij muaji, kur një ekip mobil doganor, për shkak të dyshimeve, e ndaloi për kontroll autobusin e “Durmo Tours”, i cili qarkullonte në linjën Itali – Maqedoni. Gjatë kontrollit, inspektorët mobilë doganorë vërejtën dëmtime në pjesën e jashtme të ventilimit të autobusit, ndërsa në pjesën e brendshme të hapësirës së ventilimit, mes 50 paketimeve të kafesë, gjetën një kuti me gjithsej 580 copë plumba, prej të cilëve pjesa më e madhe ishin të kalibrit 9 mm.
Administrata Doganore vazhdon me aktivitete të shtuara për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve.
Njoftimi i Drejtorisë së Doganave:
JANË GJETUR 580 FISHEKË NË AUTOBUS, DY TË DYSHUAR JANË PRIVUAR NGA LIRIA
Një ekip mobil i Doganës nga Departamenti i Operativës ka zbuluar 580 fishekë gjatë një kontrolli në autobusin “Durmo Tours” nga Gostivari, i cili po hynte në vend në pikën kufitare Tabanoc.
Municioni është konfiskuar përfundimisht, ndërsa autobusi ku u gjet municioni është ndaluar. Deri tani, ndaj dy të dyshuarve, Departamenti i Hetimeve ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Kumanovës, ndërsa hetimi është zgjeruar edhe ndaj individëve të tjerë.
Krimi është zbuluar më 26 mars, kur ekipi mobil i Doganës, për shkak të dyshimeve, ndaloi autobusin e “Durmo Tours”-it për një kontroll I cili udhëtonte nga Italia për në Maqedoninë e Veriut . Gjatë kontrollit, inspektorët doganorë vërejtën dëmtime në pjesën e jashtme të ventilimit të autobusit, dhe në hapësirën e brendshme të ventilacionit, mes 50 paketave me kafe, gjetën një kuti me gjithsej 580 fishekë, shumica prej të cilëve ishin të kalibrit 9 mm.
Drejtoria e Doganave vazhdon me aktivitete të intensifikuara për të siguruar mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve.















