Çdo vit, më 23 prill, bota shënon Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, një ngjarje me rëndësi të veçantë që promovon kulturën e leximit, librin dhe fuqinë e dijes. Me këtë rast, IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë vazhdon traditën e saj kulturore duke organizuar manifestimin më të rëndësishëm dhe me numrin më të madh të pjesëmarrësve – “Konkursin letrar për poezi”, i cili bashkon nxënësit, talentët e rinj dhe dashamirët e poezisë e të fjalës së shkruar nga shumë shkolla fillore të Tetovës me rrethinë.
Përzgjedhjen e krijimeve më të mira e bëri komisioni profesional në përbërje: Malsore Ramadani, Valdeta Dulahu dhe Florina Ismaili-Shaqiri.
Rezultatet e konkursit në gjuhën shqipe:
🥇 Vendi i parë
Eda Behzati – Kallnik
Shifra: Bukuria e jugut
🥈 Vendi i dytë
Ela Ibraimi
Shifra: 555
“Në faqet e librit”, Naim Frashëri
Tuana Xhaferi
Shifra: T.XH-25
“Në faqe të librit”, Nerasht
🥉 Vendi i tretë
Yllza Muharemi
Shifra: 666666
“Asdreni”, Gllogjë
Muhidin Mehmed
Shifra: MM2014
“Sami Frashëri”, Pirok
Shifra: Suela Amet
“Pashko Vasa ”, Kapazhdoll
🎻Manifestimi u pasurua me paraqitje artistike të interpretuesve të rinj dhe pika kulturore që krijuan një atmosferë solemne.
Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, Zëvendësministri i Kulturës, z. Sedat Sulejmani, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, përfaqësues të American Corner Tetovo, si dhe shumë mysafirë të tjerë, dashamirë të librit dhe kulturës.
Falënderim i veçantë për Komuna e Tetovës / Општина Тетово për mbështetjen dhe dhuratat e ndara për fituesit e konkursit letrar.
Ky manifestim u realizua në bashkëpunim me American Corner Tetovo/ Educationusa Center , ndërsa projekti mbështetet nga Министерство за култура / Ministria e Kulturës
📚 Biblioteka e Tetovës mbetet e përkushtuar që përmes aktiviteteve të tilla të nxisë talentin, kreativitetin dhe dashurinë për librin tek gjeneratat e reja.
Bilall Kasami: Sot, me rastin e Ditës Botërore të Librit, pata kënaqësinë të jem pjesë e një aktiviteti të organizuar nga Biblioteka e Qytetit ‘Koço Racin’, kushtuar librit dhe dijes.
Në një kohë të dominimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale, libri vazhdon të mbetet një vlerë e rëndësishme falë përkushtimit të institucioneve tona dhe dashurisë së lexuesve. Më gëzon fakti që gjithnjë e më shumë të rinj po i kthehen leximit.
Si Komunë, do të vazhdojmë të mbështesim bibliotekat dhe promovimin e leximit, sepse libri mbetet ura më e fortë që lidh dijen, kulturën dhe brezat.















