Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Më 29 prill 2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 15-vjeçar nga fshati Zhelinë, pas denoncimit të bërë të njëjtën ditë, në orën 16:40, nga Spitali Klinik i Tetovës, ku ishin dërguar A.K. 19 vjeç dhe M.A. 18 vjeç, me lëndime të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Pas marrjes së masave, policia ka konstatuar se dy të rinjtë janë sulmuar me mjet të mprehtë para një shkolle të mesme në Tetovë nga 15-vjeçari, i cili po ashtu ka pësuar lëndime.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje, gjatë së cilës janë gjetur një thikë dhe një kaçavidë. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të vijojë parashtresa përkatëse.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






