Një lajm i trishtë vjen nga Bolzano, Itali, ku mbrëmjen e kaluar, si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë Gazmend Arsllani, ish-luftëtar i UÇK-së nga fshati Çiflik i Komunës së Zhelinës. I ndjeri ka lënë pas dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare. Lajmin për vdekjen e Gazmend Arsllanit e kanë konfirmuar për Tetova News edhe familjarët, ndërsa varrimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Lajm pikëllimi
Të nderuar veteran të batalionit të katër të Brigadës 112 Mujdin Aliu, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me dhimbje të thellë ju njoftojmë se shoku jonë Gazmend Arsllani i cili pas përfundimit të luftës së 2001 mori rrugën e mërgimit dhe ishte me punë në Itali ka ndëruar jetë në Itali.
Edhe pse në moshë të re, ai i’u përgjigj me guxim kushtrimit të lirisë në 2001.
Gazmendi do të kujtohet jo vetëm si luftëtar i shquar, por edhe si mik i dashur, pjesë e familjes dhe shokëve të tij. Trimëria dhe përkushtimi i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
U prehsh në paqe, heroi ynë i paharrueshëm.
Për ditën dhe kohën e varimit do të ju informojmë me kohë!/Veteranët Batalioni Katër Uçk
















