Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës, i filloi punimet Kongresi i 10-të Ndërkombëtar i Shkencave Sociale të Aplikuara (International Applied Social Sciences Congress X- (C-IASOS – 2026)); me temë “Rimendimi i rrezikut dhe qëndrueshmërisë në epokën e SDG-ve”, duke mbledhur akademikë dhe studiues nga universitete të njohura ndërkombëtare.
Ky kongres u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Maltës, Universiteti “Haxhi Zeka” në Kosovë, Akademia e Studimeve Ekonomike të Moldavisë (ASEM), Universiteti Perëndimor i Timișoara-s në Rumani, si dhe Universiteti i Rijekës në Kroaci.
Punimet e Kongresit i shpalli të hapura Prorektori për Shkencë në Universitetin e Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili në fjalën e tij para stafit akademik dhe studiuesve nga universitete të njohura ndërkombëtare theksoi rëndësinë e këtij organizimi që ka për qëllim zhvillimin akademik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. “Fushat që mbulon ky aktivitet janë të gjera dhe përfshijnë shkencat sociale dhe humane, shkencat e edukimit, sportit, artit, si dhe shkencat natyrore dhe inxhinierike. Në këtë kontekst, motoja e kongresit, “Njohuri të aplikueshme për një të ardhme të qëndrueshme”, merr një domethënie të veçantë, duke theksuar rëndësinë e lidhjes midis kërkimit shkencor dhe nevojave reale të shoqërisë. Tema e këtij viti, “Rimendimi i rrezikut dhe qëndrueshmërisë në epokën e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG)”, është jashtëzakonisht relevante në një kohë kur bota përballet me sfida komplekse – nga ndryshimet klimatike dhe krizat ekonomike, deri te transformimet digjitale dhe sfidat sociale” – tha Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Në vijim u referuan ligjëruesit ndërkombëtarë, të cilët sollën perspektiva të ndryshme mbi temën qendrore të kongresit. Fillimisht, Prof. Dr. Ercan Özen nga Universiteti i Uşak-ut në Turqi trajtoi çështjen e rimendimit të rrezikut dhe qëndrueshmërisë në epokën e SDG-ve, duke theksuar nevojën për qasje inovative në menaxhimin e sfidave globale. Më pas, Prof. Dr. Simon Grima nga Universiteti i Maltës prezantoi qasje të reja mbi qëndrueshmërinë, duke sjellë analiza bashkëkohore mbi zhvillimin e qëndrueshëm në kontekst ekonomik.
Prof. Dr. Eleftherios Thalassinos u ndal në sfidat e qëndrueshmërisë në biznesin modern, duke argumentuar pse ajo shpesh nuk trajtohet si prioritet kryesor. Ndërkohë, Prof. Dr. Gratiela G. Noja nga Universiteti Perëndimor i Timișoara-s prezantoi mbi ndërtimin e kompanive të qëndrueshme përmes përdorimit të energjisë së gjelbër, duke ofruar modele konkrete zhvillimi. Më tej, Prof. Dr. Inna Romanova nga Universiteti i Letonisë trajtoi rolin e obligacioneve të gjelbra si instrument financiar për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.
Në pjesën e dytë Prof. Dr. Thomas Burkhardt nga Universiteti i Koblenzit prezantoi mbi çështjet e tatimit dhe përfitueshmërisë së obligacioneve, ndërsa në përmbyllje, Prof. Dr. Kesra Nermend nga Universiteti i Szczecin, së bashku me bashkautorët e tij, trajtoi procesin e vendimmarrjes në kushte pasigurie, duke ofruar qasje analitike dhe empirike mbi këtë fenomen.
Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Brikend Aziri vlerësoi se ky kongres është karakterizuar nga diskutime të frytshme dhe shkëmbim përvojash akademike, duke dëshmuar rolin e Fakultetit Ekonomik dhe të Universitetit të Tetovës si një qendër e rëndësishme e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e zhvillimit shkencor në vend, rajon dhe më gjerë.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email















