Ballina Kultura Format e fjalëve në shqipe të formuara mbi bazën e fjalëve turke

Format e fjalëve në shqipe të formuara mbi bazën e fjalëve turke

A
Nga turqishtja në shqipe
Abdall/avdall, tr.–budalla, trupmadh e jo i bukur
Abej, tr.–vëlla i madh, babanë ose të afërm
Abrash, tr. mb.–flokëverdhë, (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980)
Açik, tr. mb.–i çelët, i hapur
Adalet, tr. ndf.–shumë, tej mase (tr. Drejtësi)
Adalet, tr. e.–shumë i madh, trishtim
Adash, tr. e.–emnak (tr. ad-emër, daş-bashkë
Adet, tr.–doke, zakon (i adetshëm, adetçe, ndf.)
Afat, tr. e.–kohë e caktuar, tr. Af–falje (affetmek–bëj falje), (Topalli, 2017)
Aferim, tr. pasth.–të lumtë
Aga, tr.–pronar tokash, titull, pasanik
Agallëk, tr.–të jetuarit si aga
Ageshë, tr.–e shoqja ose vajza e agait
Agzot, tr. e.–barut i imët; shkëndijë (tr. Ağız otu–zjarr goje), (Po aty, 75-80)
Aheng, tr. e.–argëtim me këngë
Ahengxhi, tr.–pjesëtar i ahengjeve ose dashamirë i tyre
Aht, tr. e.–psherëtimë, rënkim, grahmat e vdekjes; aht: aftë
Ahur / ahër, tr. e.–vend bulmeti, stalla, vend për kafshë
Ahçi, tr.–kuzhinier (Hoxha, 2015)
Ahçihane, tr.–gjellëtore; shq. Standarde, akçihane
Ahiret, tr.–bota e përjetshme
Ahmak, tr.–i krisur, budalla
Ajan, tr.–prijës, kryeplak
Ajar, tr. e.–kosh i madh për drithë, tr. Ayar–shq. Ajar
Ajet, tr. e.–varg i Kuranit
Ajran, tr.-kos i holluar e i njelmët
Akçë, tr. shm.-monedhë turke; (tr. Para turke+ak / i bardhë
Akçi, akshi, tr. e.-gjellëbërës, kuzhinier
Akçiash, e.–ëmbëlsirë me oriz, fasule, arra, kumbulla e fiq të thatë (tr. Eksi aş–gjellë e thartë), (Topalli, 2017)
Akinxhi, tr.–kalorës ose këmbësor i trupave sulmuese e ndëshkimore në administrimin e Perandorisë Osmane; Let. Shq. Pop.
Akllëk, tr.–krem i bardhë nga zhiva
Akraba, tr. e. f.–farefis, tr. Akreb
Akraballëk, tr. e.–farefis, miqësi e sëmurë
Akrep, tr. e–insekt, shigjetë e orës
Aksham, tr. e. m.–mbrëmje
Ala, tr. ndf.–ende, akoma (tr. Ala shumë mirë), (Topalli, 2017:88)
Alamet, tr. mb.–shumë i madh; Let. Pop. Alamet djali
Alejkym selam, tr. pasth.–paqe në mes jush (përshëndetje)
Alem, tr. e.–bota, rruzulli i Tokës; fig. Alem dynjaja
Alet, tr.–pajisje, mjet, vegël pune
Alkal, tr.–kripë nga hiri i bimëve të detit
Alkool, tr.–lëng në mjekësi, industri; pije
Alkoolik, tr. mb.–i dhënë pas alkoolit
All, tr. mb.–i kuq i ndezur
Alla turka, ndf.–rroba allaturka, allafrënga–moderne, allashqiptarçe – si shqiptarët
Allah, tr. e. m.–Zot / Perëndi
Allah amanet, tr.–mirupafshim, “Zotit amanet / Zoti ju ruajt”
Allah selamet, tr.–“Zoti ju shpëtoftë”
Allah raz (i) olla, tr.–“Zoti qoftë i kënaqur me ty”
Allah ekber, tr.–Fjalët e para të ezanit / “Zot i madh”
Allah razolla, tr.–“do Zoti”
Allah bela versën, tr.–“Zoti të dënoftë / të dhëntë bela”
Allah versën, tr.–“Zoti ta dhëntë”
Allahile a, tr. Pasth.–“pashë Zotin”
Allah nemrile, tr. Pasth.–“me urdhër të Perëndisë”
Allajbe, tr.–komandant i spahinjve të një krahine; Historizëm
Allaman, tr. mb.–Gjerman, shq. Pop.
Allaturka, tr.–sipas mënyrës turke
Allaxha / allaxhë, tr. e. f. Pëlhurë e ndritshme mëndafshi (tr. Alaca – lara-lara; Alaca: Allaxha; c<xh)
Allçak, tr.–torollak, gjysmak nga mendja
Allçi, tr.–gjipsi
Allja, tr.–çdo gjë me ngjyrë të kuqe të ndezur
Allështis, tr. folje–mësoj një njeri një punë; tr. Alışmak–mësohem, (Topalli, 2017:94)
Allishverish, tr. e. m.–tregti, shitblerje, dallavere, marrëdhënie
Alltën, tr. e. m.–ar. Flori
Allti, tr. e. f.-revole me 6 fishekë, gjashtare
Ama, tr. lidhëz–porse, veçse
Aman, tr. pasth.–të lutem
Amanet, tr. e. m.–porosi, kujtim; tr. Amanet, (Topalli, 2017)
Ambar / hambar, tr.–arkë e madhe për drithëra, drithnik, kasolle për drithë
Amiliat, tr. e.–operacion, shq. Pop. Operohem
Anadollak, tr.-banor i Anadollit, fig. i prapambetur; shq. Historizëm
Anadollizëm, tr.–mënyrë e të jetuarit si Anadollaku, fig. prapambeturi
Angllatis, tr. fol.–shpjegoj, shkoqis
Anxhik, tr. e. m. – torbë e vogël prej lëkure ose pëlhure; tr. Yancik
Apansëz / hapasëz, tr.–befas, papritmas, (Hoxha, 2015:11)
Araba, tr. e. f. (metatezë në shqipe, rabë)–karrocë e tërhequr prej kuajsh
Arabaxhi, tr. e.–qerrexhi
Arallëk / aradhëk, tr. e. m.–hapësirë ndërmjet dy sendeve (ara: mes+prap. Lık)
Arap, tr. e.–zezak, fig. nënçmues
Arapçe, tr. mb.–Gjuha arabe
Arbain / Erbain, tr.–40 ditë pas 21 dhjetorit ku bën acar
Argat, tr. e. m.–punëtor me mëditje, tr. Argat
Argëllëk / arxhillëk, tr. e. m.-të hollat që i jepte dhëndri familjes së nuses për pajë. (Huazim Turk ağırlık; agır: rëndë +prap. Lık), (Topalli, 2017:116)
Arka, tr. e. f.–pjesë e sharrës, tr. Arka–pjesa e prapme
Arkë, tr. e. f.–kuti e madhe, sënduk; bisedore arkivol
Arkapi, tr.–deriçkë pas shtëpie
Arpaxhik, tr. e.–qepujkë, syth, elbthi, (Sülça, Türkçe – Arnavutça Sözlüğü / Fjalor Turqisht – Shqip, 1994).
Asëll, tr. Asull, psz.–në të vërtetë, tamam, burim; tr. Asıl–rrënjë, origjinë, (Topalli, 2017:129)
Aski, tr.–krahoshe/llastik i pantallonave
Asllan, tr. e. m.–luan
Asqer, tr. e. m.–ushtar, ushtri; tr. Asker: asqer, kv; sikurse te abdes>avdes, (Topalli, 2017:146)
Avlli, tr. e. f.–oborri i rrethuar; tr. Avlu
Avis, tr. fol.–afroj, (Hoxha, Sh., 2015:13)
Avokatllëk, tr.–mbrojtja juridike e dikujt edhe kur nuk ka nevojë
Axhele, tr. e. f.–ngutje, nxitim; tr. Acele, c>xh
Axhë, tr. e. m.–xhaxha; tr. Amca, shq. Bisedore mixhë
Axhaip, tr.–çudi, punë e çuditshme
Axhami, tr.–fëmijë, naiv
Axhamllëk, tr.-papjekuri
Azdisem / hazdisem, tr. folje-harlisem, tërbohem; tr. Azdı
Azgan, tr. e.–trupgjatë, i fuqishëm; tr. Azgın
Azraili / Ezraili, tr.–engjëlli i vdekjes
B
Baba / babë, tr. e. m.–atë, titull bektashinjsh
Baballarë, e.–etërit, të parët
Baballëk, e.–vjehërr, i padjallëzuar
Babaxhan, e.-njeri tepër i mirë, trim
Babezeman, e.-lashtësi
Badem, tr. e. m.–bajame; tr. Bademcik
Badihava, tr. ndf.–falas, shumë lirë
Badihavaxhi, tr. mb.–fig. rrugaç
Baft, tr. e. m.–fat; tr. Baht
Baftsëz, tr.–fatkeq, fatzi, i pafat
Bahçe, tr. e. f.–kopsht, pemëtore; tr. Bahçe
Bahçexhi, tr.–kopshtar
Bahçevan, e.–ai që e punon kopshtin, por që nuk e ka të vetin
Baht, e.–fat, shq. Pop. “Mos iu preftë bahti”
Bajagi, tr. ndf.–mjaft; tr. Bayaği
Bajalldisem, tr. folje–alivanosem / më bie të fikët; tr. Bayıldı
Bajat, tr. mb.–jo i freskët
Baykush, tr. e. m.–njeri që rri mënjanë; tr. Baykuş–kukuvajkë
Bajloz, tr. e. m.–ambasador, let. Popullore: grabitës; tr. Bailos
Bajrak, tr. e. m.–flamur
Bajrakli, e.–që është i bajrakut, familje e njohur
Bajraktar, e. mb.–Prijës, i pari, flamurtar, (Sülça, Türkçe – Arnavutça Sözlüğü / Fjalor Turqisht – Shqip, 1994)
Bajraktarizëm, e.–fig. që tregon sjellje arrogante dhe udhëheqësi injorante
Bajram, tr. e. m.–festë myslimane; tr. Bajram–festim
Bakall, tr. e. m.–tregtar i ushqimeve me pakicë; tr. Bakkal, (Topalli, 2017)
Bakllama, bagllamë, tr. e. f.–reze dere; tr. Bağlama
Bakllava, bakllavë, tr. e. f.–ëmbëlsirë me petë
Bakër, tr. e.–metal me ngjyrë të kuqërremtë, kripë helmuese
Bakraç, tr. e. m.–enë prej bakri; Në Kosovë përdoret si mbiemër
Bakërim, e.–veshje e gjërave me një shtresë bakri
Bakërxhi, e. mb.–Bakërpunues, ai që i kallajis enët
Bakllasarma, e.–pite e ngjyer në Kos me hudhra
Baksëz, baksuz, e. mb.–nga tr. bahtsëz; Që sjell ters, baftsëz
Bakshish, tr. e. m.–dhuratë që i jepet dikujt për ndonjë shërbim
Ballgam, tr. e. m.–këlbazë; tr. Balgam–jargë; shq. Pop. Lëng i trashë
Ballaban, e. mb.–njeri i madh ose kafshë e madhe, Let. Pop.
Balldëzkë, e.–kunata, motra e gruas
Ballkabak, e.–kungull i gjatë, i zier ose për pite, shq. Bisedore
Ballkan, tr. e.–vargmale, emërtim i Gadishullit
Ballkanik, tr. mb.–që ka të bëjë me Ballkanin
Ballkanizëm, tr. e.–veçori të përbashkëta të popujve të Ballkanit
Ballkanolog, tr. e.–studiues mbi gjuhët e Ballkanit
Ballkanologji, tr. e.–studime mbi historinë dhe gjuhët e Ballkanit
Bamje, tr. e.–bimë barishtore, perime
Barabar, tr. ndf.–njësoj, njëlloj; shq. Pop. Barabar; tr. Beraber
Barakë, tr.–i zhdërvjellët, i shkathtë; shq. Popullore shtëpizë e vogël; Kosovë është si mbiemër
Bardhak, bardak, tr. e. m.–gotë uji ose rakie, rd>rdh
Bare, tr. ndf.–të paktën, së paku; tr. Bari: shq. Pop. Barem
Barut, tr. e. m.–pluhur plasës për armë; shq. Pop. Barot, u>o
Barut-hane, tr. e.–depo e barutit
Basamak, tr. e. m.–shkallare, radhë gurësh mbajtës në të dyja anët e rrugës me kalldrëm
Baski, tr. e. f.–gozhdë e madhe; tr. Baskı = basmak: shkel, (Po aty, f. 179)
Basmë, basma, tr. e. f.-Pëlhurë; tr. Basma
Bast, tr. e. m.–marrëveshje me kusht; (tr. Bahıs dha në shqipe bas+-t-bashkëtingëllore)
Bastis, tr. fol.–hyj me forcë; tr. Bastı–turrem befas, shtyp, shkel
Bastun, tr. e. m.-Shkop mbështetës
Bash, tr. e. m–krye, Dora e parë; Në Kosovë e Shqipëri del si mbiemër; Ndodhet në kompozita: ustabash, akshibash, Bylykbashi; tr. Baş–krye, (Topalli, 2017).
Bash, psz.–Mu, tamam, pikërisht, për këtë arsye
Bashibozuk, mb.–ushtar i çrregullt; fig. Sjellje harbute; tr. Başıbozuk – kryeprishur, kryeçartur
Bashka, tr. ndf.–përndryshe, tjetër; tr. Başka; shq. Bisedore
Bashlinë, tr. e.–gjilpërë me kokë vihet në shami të kokës
Bashllëk, tr. e. m.–gur i madh, i gdhendur që vihej mbi oxhak; tr. Başlık–koka e një sendi, krye; tr. Baş+prapashtesa Lık
Batak, tr. e. m.–pellg, ligatë, vend me baltë e me ujë
Batakçi, tr. e. m. mb.–mashtrues, shq. Bisedore
Batakçillëk, tr. e.–veprime të batakçiut
Batall, tr. mb.–i papërdorshëm, i pavlefshëm; tr. Battal, (2017:183)
Batallinë, tr. e.–tokë e lënë djerr, e papunuar
Batanije, tr. e. f.–mbulesë; tr. Battaniye, tt>t, y>j
Batare, tr. e.–e shtënë nga armët, rrebesh plumbave; fig. Kur pushkatohet dikush
Batërdis, tr. fol.–prish, shkatërroj; tr. Baterdı, batırmak–fundos, asgjësoj
Batis, tr. fol.–rrëzoj, përmbys; tr. Batı, batmak–mbys, të lodhur; batı–i ulët, i bastisur, (Topalli, 2017)
Baxhak, tr. e.–këmba ose kofshë e qengjit
Baxhanak, tr. e. m.–burri i motrës së gruas
Baxhë, tr. e. f.–dritare e vogël në çati; tr. Baca
Baxhaxhi, tr. e.–tatim për shitjen e bagëtive; Let. Popullore
Bazuke, tr. e. f.–armë kundër tankeve; tr. Bazuka
Bazhdar, tr. e. m.–nëpunës që peshonte mallrat në treg dhe merrte një taksë për to; tr. Baç–taksë + prap. Dar, (Topalli, 2017:186); doganier, (Hoxha, 2015:23).
Bebe / ja, tr. e.–tr. Bebek, k>0–reduktohet
Bebe, tr. e. f.–rrethi brenda syrit, bebëza; tr. Gőz bebeği–drita e syrit
Beden, tr. e. m.–mur rrethues i kështjellës
Bedel, tr. e.–zëvendës, fig. ai që e zëvendëson tjetrin në ushtri ose punë pas sëmundjes ose aksidentit
Beduin, tr. e.-nomad i shkretëtirës
Begenis, tr. fol.–e përfill, e nderoj dikë; tr. Beğendi–miratoj; shq. Bisedore, begenis
Beglerbeg, tr. e. mb.–I deleguar i Sulltanit, pushtetar; fig. Pasardhës i bejlerëve
Behar, tr. e. m.–pranverë; shq. Bisedore, gjelbërim
Behane, tr. e.–pretekst, arsye; fig. mangësi
Bej / beg, tr. e. m.–pronar tokash, shq. Bisedore, titull për zotërinj
Bejleg, tr. e. m.–dyluftim
Bejlegtar, tr. e.–që merr pjesë në dyluftim
Bejlerë, e. shumës bej–shq. Pop. Zotërues i shumë pronave
Bejlereshë, tr. e.–gruaja e beut ose e bija
Bejllëk, tr. e.–historizëm, të qenët be; fig. Zotnillëk
Bejte, tr. e. f.–vjershë lirike apo satirike dy vargjesh; tr. Beyit–varg dysh
Bejtexhi, tr. e.-vjershëtar
Bekçi, tr. e. m.–rojtar vreshtash e arash; tr. Bekçi–rojtar
Bektashi, tr. e. m.–ndjekës i bektashizmit
Bektashian, tr. e.–që ka të bëjë me bektashinjtë
Bektashizëm, tr. e.–sekt fetar mysliman i themeluar nga Haxhi Bektashi Veli
Bela, tr. e. f.–ngatërresë, shqetësim
Belaxhi, tr. mb.–grindavec
Belban, tr. e. mb.–që belbëzon, memec
Beledie, tr. e.–Bashkia, shq. Pop.
Belegi, tr. e.-mprehëse ose gur për të mprehur thikat e kosat
Belesh, tr.–pa mundim, falas; fig. i trashë nga mendja
Beli, tr.–posi, me sa duket; shq. Pop.
Belik, tr. mb.–shtetëror, fig. Pa zot; tr. Belik–qeveritar (tr. Bey–bej+prap. Lik)
Benevrekë, tr. shm.–pantallona të gjera të kostumeve popullore; tr. Benevrekë
Beqar, tr. mb.–djalë i pamartuar
Beqari-a, tr.–akt i jo-martesës
Beqarllëk, tr.–fig. shprehje ironizuese lidhur me martesë ose Jo-martesë
Berani-ja, tr.–tokë e papunuar, tokë djerr; Let. Pop.
Berat, tr.–diplomë, hist. Dekret mbretëror; Let. Pop.
Berbat, tr. ndf.–në gjendje të shkatërruar (bār–sipër+bad–ajër)
Berber, tr. e.–rrojtar, qethës
Berberhane, tr. e.-rrojtore
Bereqet, tr. e. m.–të lashta, fryt; tr. Bereket–bekim
Bereqet vërsën, tr.–shprehje bekimi: Zoti të dhëntë, Faleminderit Zot
Beter, tr. mb. ndf.–shumë, tepër; tr. Beter, (Topalli, 2017:197)
Besbeli, bezbeli, tr.–pa dyshim
Besim, tr. e.–i hareshëm; emër mashkulli
Beshik, tr.–shtrat për foshnje që lëkundet
Beshletis, tr. f.–jam aktiv, nuk më merret goja; shq. Pop.
Bet, tr. ndf.-Keq, shëmtuar; në shqipe ka kuptim të tepër i hijshëm ose e hijshme
Beter, tr. mb.–Pa vlerë, i keq
Bezdi, tr. e.–mërzi, shqetësim
Bezdis, tr. fol.–mërzis, shqetësoj; tr. Bezdı
Beze, tr. e. f.–pëlhurë; tr. Bez
Biçak, tr. e. m.-Thikë e vogël xhepi, brisk
Biçim, tr. e. m.–model, fytyrë, pamje; shq. Bisedore, biqym (ç>q, i>y)
Bidat, tr. e. – risi, zakon i ri, reformë; fig. rregull
Bigarihak, tr. ndf.–pa të drejtë, pa arsye; tr. Bigayrihakk, shq. Bisedore, bigajrihak (Hoxha, 2015:207)
Bilahi, tr.–“për Zotin”
Bilbil, tr. e. m.–lloj zogu; tr. Bülbül, shq. Popullore, bylbyl
Bile, psz.–madje, për më tepër; tr. Bile; Në shqipe, me dyfishim bile-bile / në të vërtetë
Bilmez, tr. mb.–i paditur, i paarsimuar
Bilur, tr. e. m.–porcelan, xham i pastër, Kristal
Bimbash, tr. e. m.–oficer; Let. Pop. shq. Prijës i 1000 personave
Bina, tr. e. f.-ndërtesë, godinë; shq. Bisedore, skenë
Binek, tr. e. m.–kalë shale
Binish, tr. e. m.–mantel i hoxhallarëve; tr. Biniş–një lloj manteli, (Topalli, 2017)
Birinxhi, tr. ndf.–për bukuri, shumë mirë, tr. Birinci–i parë
Birjan, tr. e.–tavë e mishit me oriz
Bismilah–lutje para çdo veprimi
Bitevi, tr. ndf.–krejt, pa shkëputje, njësh; tr. Bitevi–një copë
Bitis, tr. fol.–e mbaroj; tr. Bitti
Bizë, tr. e. f.-vegël e këpucarit që bën vrima, grep; tr. Biz
Bodrum, tr. e. m.–hapësira nën përdhese; shq. Bisedore, podrum
Bohçe, tr. e. f.-copë pëlhure, përparëse
Bohçallëk, tr. e.–dhuratën që sjellë nusja për familjarët e burrit; shq. Pop.
Bojë, tr. e. f.–ngjyrë
Bojalli, tr. mb.–që ka larushi ngjyrash
Bojatis, tr. fol.–ngjyros dhomës, zbukurohem
Bojaxhi, tr. e. mb.–ai që i ngjyros dhomat, rrobat, etj.
Bojli, tr. e. f.–qershi me kokrra të mëdha; tr. Boyalı
Boll, tr. ndf.–mjaft, shumë
Bollëk, tr. e.–begati, sasi e madhe
Bollgur, tr. e.–drithë i trashë, grurë e misër bashkë i bluar
Bori, buri, tr. e. f.–instrument frymor; tr. Boru, u>i
Borizan, tr. e.–instrumentalist i borisë
Borxh, tr. e. m.–hua
Borxhli, tr. e. m. mb.–që ka shumë hua / borxh; tr. Borclu
Bostan, tr. e. m.–shalqi (bostanishte e bostanore / kopshtar, tokë e mbjellë me shalqi)
Bostanxhi, tr. e.–shitës i shalqirit
Bosh, tr. mb.–i zbrazët
Boshatis, tr. fol.–zbraz diçka
Boshatisje, tr. e.–zbrazje
Boshllëk, tr. e.–zbrazëti
Boshver, tr.–lëre fare, është kot, shq. Bisedore
Bozë, tr. e. f.–pije freskuese që bëhet me miell meli apo misri të thartuar
Braktis, tr. fol.–largohem
Braktisje, tr. e.–heqje dorë, lë
Bre, tr. pasth.–shq. Pop. More
Bubrek, tr. e. m.–veshkë
Buçuk, tr. e. m.–enë druri për matje të grurit, shinik; tr. Buçuk–gjysmë
Buçukçi, tr. e. mb.–shitës imtësirash e cikërrimash; Kosovë, mbiemër
Budalla, tr. e. m. mb.–i trashë nga mendja
Budallallëk, tr. e.–veprim i pamatur, marrëzi
Budallallos, tr. fol.–e bëj budalla, e mashtroj dhe e keqpërdor
Bujrën, bujrum, tr. pasth.–Urdhëro / -ni; tr. Buyurun
Bullandisem, tr. fol.–bëhem matuf
Bullamaç, tr. e. m.–qull, ushqim për kafshë; tr. Çorbë e trashë
Bullë, tr. e. f.–gruaja që stoliste nusen; tr. Bula–teze
Bullgur, bollgur, tr. e. m.–grurë si pilaf
Bunar, tr. e. m.–pus; tr. Bunar; shq. Burim uji në thellësi
Burani, tr. e. m.–gjellë me barishte
Burgi, burgji, tr. e. f.–vidhë, turjelë e vogël; tr. Burgu
Burmë, tr. e. f.–vidë; tr. Burma
Burnot, tr. e. m.–pluhur duhani; fig. Njeri i pavlerë; tr. Burun otu–bar hundësh, (Topalli, 2017)
Buxhak, tr. e. m.–këndi afër oxhakut, qoshja; tr. Bucak
Biber, tr. e. m.–kokërr e zezë aromatike; tr. büber, shq. biber
Byk, tr. e.–kashtë e imët e copëtuar, (Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë I. i., 1980)
Bylme, tr. e. f.–mur ndarës; tr. bölmek–me ndarë
Bylmet–produktet nga qumështi, (Hoxha, 2015)
Bylyk, tr. e. m.–njësi ushtarake prej 100-250 vetash; tr. bölük, grup, tufë
Bylykbashi, tr. e. m.–komandant i njësitit; shq. Pop. Pjekuri / hyri në bylyk
Byrazer, tr. e. m.–vëlla; tr. birader, byrazerkë–motër
Byrek, tr. e. m.–lloj piteje; tr. byrek
Bytyn, tr. ndf.–krejt, tërë, mbarë; tr. bütün–gjithë
Byzylyk, tr. e. m.–rreth metali për dorë; Në shqipe ka pësuar metatezë: byzylyk / bylyzyk.
C
Cergatar–endacak; shq. Pop. Shprehje nënçmuese cergash
Cergë–qilim i trashë, rreckë e vjetër
Ceribash–shq. Pop. Qerbash, kryesues i ushtrisë jo të rregullt, prijës jevgjish
Cingare–zile e bagëtive, (Hoxha, 2015:38)
Cingël–shkop i vogël për lojën mashë e klinc; shq. Bisedore, cingla-mingla-imtësia
Cohë, tr. e. f.–stof leshi, rrobe e qëndisur; tr. çoh- shq. Cohë
Cullufe, tr. e. shm.–tufë flokësh të përdredhur; tr. zülüf
Ç
Çadër, tr. e. f.–ombrellë; tr. çadır
Çagjë-blozë
Çaj, tr. e. m.–pije e ngrohtë; tr. çay
Çak, tr. psz.–që prej, që nga, qysh; tr. çak–deri
Çakall, tr. e. m.–kafshë grabitqare; tr. çakal
Çakalle–dru që godet gurin e mullirit gjatë bluarjes, trakzë; shq. Pop. Llafazan, (Hoxha, 2015)
Çakërdis, tr. fol.–përhap, shpërndaj; fig. I prish mendjen; tr. kaçırdı, me metatezë çakırdı, sikurse (khs. Batërdis), (Topalli, 2017)
Çakërrqejf, tr. ndf.–gjysmë i dehur; tr. çakır–keyif
Çakërr, tr. mb.–i vëngër; fig. I metë nga mendja; tr. çakır–i kaltër
Çamarrok, tr. e. m.–lojë symbyllas
Çakmak, tr. e. m.–shkrepëse, ndezëse
Çallak, tr. mb.–i zhdërvjellët, i shkathët
Çallëstis / çalltis, tr. fol.–përpiqem, rropatem; tr. çalıştı–punoi, studioi; shq. Pop. Çalltis
Çallgi, tr. e. f.–bandë muzikore, saze; tr. Çalgı–vegël muzikore
Çallmë, tr. e. f.–kësulë e myslimanëve; tr. çalma; shq. Pop. Shalli që mbështillet rreth qeleshes
Çamçakëz / çamçakëz, tr. e. m.–lëndë e drurëve halorë; tr. çam sakızı–rrëshirë pishe
Çampare, çaparet e defit–tingëlluese, Dy pllaka metalike që tringëllojnë në gishtërinj gjatë vallëzimit
Çanak, tr. e. m.–enë dheu, sahan
Çanaklëpirës, mb.–Sahanlëpirës, fig. me karakter të ulët
Çantë, tr. e. f.–trastë lëkure
Çapër, tr. e. f.–trastë nga lëkura e deles e mbushur m ajkë, tr. çapar; shq. Pop. Çapar–shirit me fije ari, argjendi në veshje; gajtan mëndafshi. (Topalli, K., 2017:324)
Çapërtisem, tr. fol.–pështjellohem; tr. çarptı–Gris, shqyej; me metatezë çapërtisem
Çapkën / çapkin, tr. mb.–Djalë i prapë, i lëvizshëm
Çapkënëri, e.–veti e çapkënit
Çapkënllëk, e.–veprim i papritur e i papjekur i dikujt
Çaprashit, fol.–ngatërroj, llomotit; fig. nxit njerëzit të ngatërrohen mes vete me shpifje
Çapraz, tr. mb.–që i ka të kthyer dhëmbët majtas e djathtas / tërthorazi; fig. I prapë; tr. çep– majtas+rast–djathtas; tr. çapraz, (Topalli, 2017)
Çarçaf, tr. e. m.–mbulesë pëlhure
Çardak, tr. e. m.–pjesë e hapët në katin e dytë të shtëpive të vjetra
Çare, tr. e. f.–rrugëzgjidhje; tr. çare–ilaç
Çark, tr. e. m.–kurth, grackë; tr. çark–rrotë
Çarkaxhi, e. mb.–zejtar që punon me çark, si në zejen e gajtanit
Çarshi, tr. e. f.–treg, shq. Bisedore, pazar
Çatall, tr. e. m.–degë, bigë, pirun, dhëmbi i tërfurkut; tr. çatal
Çatalloj, fol.–ngatërroj, bigëzoj; shq. Pop. Ndërlikoj, shtrembëroj
Çatalle, e.–lesë për të sëmurin ose dërrasë për ta mbajtur gjymtyrën e thyer pa lëvizur
Çati, tr. e. f.–pullaz
Çatis–afroj, ftoj, vjen papritur; shq. Pop. Po e qasi
Çatma / çadëm, tr. e. f.–mur ndarës shumë i hollë; tr. çatma
Çatmoj, fol.–ndaj me çatma / skele dërrasash si mur
Çatra-patra–kur flet kot, llomotit, absurditet
Çatrafilo–kur nuk kuptohet se çfarë flet; fig.Çetrefil, shkruan me shkrim të keq e të palexueshëm
Çaush, tr. e. m.–rreshter; Mbiemër në shqipe
Çehre, tr. e. f.–pamja e fytyrës; çehresez lidhet me çehresëz / çehreli–i qeshur
Çejz, tr. e. m.–paja e nuses; shq. Çejzoj
Çekërk, çikrik–mjet për të mbështjellë lëmshin ose mekanizëm për të nxjerrë ujë nga pusi, rrotë e vogël penjsh; Shq. Pop. çekërk
Çekiç, tr. e. m.–vegël pune, çekan
Çekmexhe, tr. e. f.–sirtar; tr. çekmek–tërheq, nxjerr
Çelepi, tr. e. m.–fisnik, bujar; tr. çelebi–titull; shq. Mbiemër, Çelebi
Çelik, tr. e. m.–metal i fortë
Çelikos, fol.–e kalit, e forcoj
Çelikosje, e.–kalitje, forcim
Çember / qemër, tr. e. m.–shami koke e qëndisur; tr. çember-napë e hollë si mbulesë koke, shq. Pop. Qemër
Çengel, tr. e. m.–grremç, grep
Çerçive / çerçive, tr. e. f.–kornizë
Çerek, tr.–një e katërta; tr. çeyrek
Çerekçi–zanatçi i vogël, shegert, (Hoxha, 2015).
Çergë–shq. Pop. Tendë e jevgjve, nomadëve
Çervish, tr. e. m.–qull me miell, çorbë; fig. Lëmsh; tr. çerviş–dhjamë i shkrirë
Çereq–gëlqere, shq. Popullore, çereq
Çeshit–lloj, mostër
Çevre, tr. e. f.–shami e bardhë e qëndisur anëve; tr. çevre–shami, çevirmek–sjell, e rrethoj, (Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë I. i., 1980)
Çezmë, tr. e. f.–krua; tr. çeşme; Çeshme, çesme, çashme–krua, burim uji për pije; shq. Pop
Çibuk, tr. e. m.–llullë
Çibrit, e.–fije druri ndezëse
Çibuk, e.–llullë me bisht të gjatë
Çibukçiu, e.–shitësi i llullave
Çiçek, e.–shq. Pop. Vallëzim turk me gotë mbi kokë
Çifçi, tr. e. m.–bujk pa tokë, qiramarrës; tr. çiftçi
Çiflig, tr. e. m.–pronë tokësore; tr. çiftlik: çift (parë) +lik (prapashtesë)
Çifligar, tr. e.–pronar i madh i tokave
Çift, tr. e. m.–dyshe, të martuarit; fig. Moshatarë
Çifte, e.–armë gjuetie me dy tyta
Çiftim, e.–bashkim në çift
Çifteli, tr. e. f.–instrument muzikor; tr. çifte telli–me tela çift, (Topalli, 2017)
Çifut, tr. e. m.–hebre, izraelit, tr. çifit, çifit<çifut
Çikrik, tr. e. m.–mbështjellës i litarit ose perit; shq. Pop. Çekërk; tr. çikrik
Çinar, tr. e. m.–rrap, tr. çınar
Çingë, tr. e. m.–pjatë zinku; tr. cing; shq. Pop. Cingu
Çirak, tr. e. m.–ndihmës, shërbëtor
Çitak, tr. mb.–i shtrenjtë, dorështrënguar, i shëmtuar; tr. çitak–quheshin turqit e Rumelisë, që nuk e shqiptonin mirë turqishten
Çitjane, tr. e. f.–veshje grash (të gjata); tr. çintiyan
Çivi, tr. e. f.–kunj hekuri; tr. çivi–gozhdë, thumb patkoi
Çivit, tr.–e kaltër e mbyllët; tr. çivit–ngjyrë blu
Çizme, tr. e. f.–këpucë gome ose lëkure me qafa; tr. çizme
Çoban, tr. e. m.–bariu dhe vlleh; tr. çoban, (Topalli, 2017)
Çobaneshë, e.–bareshë
Çobanëri, e.–fshatarësia, grup i çobanëve, të gjithë vllehët
Çol, tr. e. m.–moçalishte, gurishte; tr. çöl–shkretëtirë
Çollak, tr. e. m.–dorëcung, dorac; tr. çolak, shq. Bisedore si Mbiemër
Çomange, tr. e. f.–shkop i trashë; fig. Njeri i pagdhendur
Çomlek, tr. e. m.–gjellë me mish e me qep; tr. çomlek; shq. Bisedore, vorbë, enë prej dheu
Çorap, tr. e.–veshje për këmbët
Çorbë, tr. e. f.–supë me miell
Çyrek, tr. e. m.–bukë e ëmbël gruri rrotullare; tr. çörek–bukë e vogël rrethore, (Po aty, f. 351)
Çytek–dajak, (Hoxha, 2015)
D
Dadë, tr. e. f –gjyshja, nëna apo motra e madhe; shq. Pop. Dadë
Dado–kujdestare fëmijësh; arkaizëm-shërbyese me pagesë
Dai, tr. e. m.–trim e bujar; tr. dayi–titull i të moshuarve nga i njëjti burim me dajë, vëllai i nënës, (Topalli, 2017)
Dajë–vëllai i nënës; shq. Pop. Dajko
Dajak, tr. e. m.–hu, shkop; tr. dajak–dru mbështetës
Dajë, tr. e. m.–ungj, vëllai i nënës
Dajma, tr.–vazhdimisht, pa ndërprerje; tr. daima
Dajre, tr. e. f.–instrument muzikor; tr. daire–rreth
Dajrexhi–instrumentalit i dajres
Dakikë–minutë
Daktis, fol.–largoj, ndahem; shq. Pop. Dektis/degdis–marr malin
Dallash, tr. ndf.–Tërthor, mbrapsht, shtrembër; tr. dalaş
Dallavere, tr.–mashtrim
Dallaveraxhi–ngatërrestar e mashtrues
Dalldis, tr. fol.–shastisem; tr. daldı–rri i mendueshëm
Dalldisje–tronditje ose i dhënë në mënyrë të papërmbajtur ndaj dikujt
Dallgë, tr. e. f.–tallaz; tr. dalga–valë
Dallgëzim, e.–lëvizje të valëve të detit
Dallgëzues, mb.–që vjen valë-valë
Dallkauk, tr.–lajkatar; tr. dallkauk–kësulë boshe; fig. Kokë boshe
Damar, tr. e. m.–dell, rremb
Damask, tr. e.–copë mëndafshi ose pambuku për perde nga Damasku
Damkë / dangë, tr.–njollë; tr. damga–vulë, shenjë dallimi
Damkos, fol.–njollos, turpëroj
Damkosje, e.–vënie e damkës / vulës; fig. turpërim i nderit
Damkues, e.–shënjues për kafshë
Damlla, tr. e. f.–sëmundje e gjakrrjedhjes në tru, mpiksja e gjakut; tr. damla–pikë
Dangall, tr.–njeri barkmadh, i trashë nga mendja; tr. dangalak
Daulle, tr.–lodër, instrument muzikor; tr. davul
Daullexhi, daulltar–lodërtar; shq. Pop. Tupanxhi
Dava, tr.–grindje, gjyq; tr. dava
Davrandis, fol.–lëviz; shq. Pop. Sjellë
Davran, e.–shqetësim, tundim; shq. Pop. Sjellje trazimi
Def, tr. e. m.–dajre, instrument muzikor; tr. def; shq. Defatore–grua që i bie defit
Defter, tr. e. m.–fletore, regjistër; shq. pop. tefter
Degdis, tr. fol.–e dërgoj një njeri diku larg
Degdisje, e.–flakje, përplasje
Dakik, dekik, tr.–minutë, çast
Dejuz, mb.–faqezi, maskara; shq. Pop. Njeri i poshtër-dejuz
Delendis, fol.–shpif e përgojoj
Delendisje, e.–fyerje me të pavërteta
Delenxhi, tr. mb.–i paturp, e pasjellshme; tr. dilenci–lypës
Deli, tr. mb.–cilësim i lartë, tr. deli–i marrë
Dembel, tr. mb.–Përtac; tr. tenbel; shq. Pop. Demel
Dembeli, e.–përtacia
Dembellëk, e.–s’ka motiv për punë
Demek, tr. psz.–Domethënë, kinse; tr. demek
Demiroxhak, tr.–hekuri mbi të cilin mbështeten urët e zjarrit; tr. ocak emiri–hekur vatre
Denbabaden, tr. ndf.–brez pas brezi, gjithmonë; tr. dededen babadan–dedë: gjysh e baba: atë. (Topalli, 2017:368)
Deng, dëng, tr.–thes i mbushur; tr. denk–peshë
Derbeder, tr.–bredhësi, vagabondi; tr. derbeder–derë më derë
Derexhe, tr.–gradë, shkallë; tr. derebe
Dërhem–njësi e vjetër, monedhë
Derman, tr.–shërim, shpëtim, zgjidhje
Dert, tr.–brengë, shqetësim, hall
Dertli, mb.–hallexhi, gajdexhi, që ka brenga
Dertoj, fol.–bisedoj rreth një çështjeje
Dertim, e.-hall
Dervish, e. m.–titull fetar i sektit bektashi; tr. derviş
Deve, tr. e. f.–kafshë, gamile; tr. tr. deve
Dever, tr.–rrotullim, epokë, periodë kohe: tr. devir–periudhë; shq. Pop. Vështirësi, jetë me mundime
Dërdëllit / dërdëllis, fol.–llomotitje, flet kot e zhurmshëm
Dëngla, tr.–fjalë të mëdha, gjepura; tr. deng; formim nga dëng+la prap.
Dënglaxhi, tr.–ai që flet budallaqe
Dërhem, tr.–njësi e matjes së peshës; tr. dirhem
Dylber, dylber, e. mb.–dashnor; Let. Pop.
Dimi-të, tr.–lloj shallvare; tr. dimi–lloj pëlhure e ashpër
Din, tr.–besim, Fe, besë
Direk, tr.–tra, shtyllë druri; tr. direk
Div, tr.–figurë e përrallave; tr. div
Divan, tr.–kanape e veshur si kolltuk, paradhomë; tr. divan; Historizëm i shqipes
Divan, e.–përmbledhje poezish lirike në letërsinë orientale, kuvend
Divan-hane, e.–paradhomë e madhe, korridor
Dizdar, e. mb.–titull për mbrojtësin e kështjellës
Dizgje, tr.–lidhëset e çorapëve; tr. dizgin–shq. Bisedore dizgjinë: rripat e frerit, (Topalli, 2017)
Dogri–menjëherë, fill; shq. Pop. Dogrijle-direkt
Dollap, tr.–raft, dritare; tr. dolap
Dolli, tr.–pirja në emër të dikujt; tr. dolu–plotë
Dollma, tr.–gjellë, japrak
Dalloma, tr.–veshje e sipërme tradicionale; tr. dollma; shq. bisedore, dollamë
Domuz, e. mb.–derr; fig. Shprehje nënçmuese për kryeneç
Domuzllëk, e.–fig. vepër në shenjë inati
Done, tr.–benevrekë; tr. don–pantallona
Dondërma, tr. e. f.–akullore; tr. dondurma
Dori, tr.–kalë qimekuq; tr. doru
Dovlet, tr.–shtet; tr. devlet–begati, mbretëri
Dua-lutje
Dudë, tr.–man i zi; tr. dut–man
Dudi, tr.–një lloj pëllumbi; Let. Pop. Shq. Dudi–grua e hijshme, zonjë; tr. dudu
Duduk, tr.–pipëz; fig. Njeri pa mend; tr. düdük–pipëz
Duhan, tr.–nikotinë; ar. Dukhan, që ka hyrë përmes turqishtes
Duhanxhi, e. mb.–cigareshitës, duhanpirës
Dukat, e.–hist. Monedhë e artë; fig. njeri me vlera
Duman, tr.–re e dendur tymi; tr. duman–tym, mjegull
Dushman, tr.–armik; tr. düşman
Dushmanllëk, e.–hasmëri, fig. armiqësi e thellë
Duvak, tr.–vel për nuse, kurorë koke; tr. duvak
Dybek, tr.–enë prej druri, tundës; tr. dibek
Dyfek, tr.–pushkë; tr. tüfek–pushkë
Dyfekçi, tr.–armëpunues, dyfektar–pushkatar
Dylber/e, tr.-dashnor/e; tr. dilbere
Dynym, tr.-masë matjeje për 1000 metra katrorë; tr. dönüm–10 arë
Dyer, e.–specialitet mishi në Turqi, mish rreth-rrotullues
Dynja, tr.–botë, njerëzia; tr. dünya
Dynjallëk, e.–shq. Pop. Gjendja financiare e dikujt
Dyqan, tr.–shitore; tr. dukkan
Dyqanxhi, e. mb.–Pronar i shitores
Dyrbi, dylbi, tr.–tejqyrë; tr. durbin
Dyst, tr.–rrafsh, shesh; tr. düz–i sheshtë; shq. Bisedore dyze–tepsi, sini
Dystaban, tr.–që lidhet me dyst, i sheshtë; tr. düztaban; dystinë–rrafshinë
Dystinë, e.–rrafshinë
Dystoj, fol.–sheshoj, rregulloj, rrafshoj; shq. Bisedore
Dyshek, tr.–shtresë për fjetje; tr. döşek
Dyshekllëk, e.–dollapë për dyshekët e shtrojë shtrati
Dysheme, tr.–shtroja e poshtme e dhomës; tr. döşeme
Dyzen, tr.–aheng, qejf, hare; tr. düzen–rregull, harmoni; fig. Akordoj instrumentet
Dyzenxhi, e. mb.–Shq. Pop. Rregullues i makijazhit; akordues i instrumenteve muzikore
E
Edepsëz, tr. mb.–i paturp, i poshtër; tr. edepsëz, shq. Edepsëz / edepsëz
Efendi, tr.–titull, zotëri; tr. efendi
Eglendisem, tr. fol.–dëfrehem; tr. eğlendi
Ekmekxhi, e.-bukëpjekës
Ejvalla, tr. pasth.–Faleminderit, po për Allahun
Elhyqmyrylah, elhyqmonilah,-shq. Pop. Shprehje nervozizmi karshi mosbindjes
Eksik, tr.–mangët; tr. eksik prej foljes eksimek–e lë mangët
Elmaz, tr. e. m.–diamant; tr. Elmas–gur i çmuar
Elteme–e mërzitshme
Enishte, e.–shq. Pop. Burri i tezes, motrës; dhëndri
Enkas, tr.–qëllimisht; tr. en kast–me qëllim
Erbain, tr.–në let. Pop. Shq. Erbain: 40 ditët e para të dimrit; tr. Erbain
Erz, tr. e. m.–nder; tr. erz
Erzli, tr. e. dhe mb.–i ndershëm, me nder; tr. irzli–i ndershëm
Esnaf, tr. e.–titull, shoqatë zejtarësh, i drejtë, fisnik; tr. esnaf
Esëll–shq. Pop. Këndellja pas pijes, pa ngrënë asgjë
Estakfurullah–shq. Pop. Shprehje: Mos e dhëntë Zoti
Evlat, tr. e.–biri ose bija; tr. evlia–shenjtorë
Evlija, e.–i shenjtë, i bekuar
Exhel, e.–vdekje, shq. Pop. Engjëll i vdekjes
Ezan, tr.–thirrje nga hoxha për falje; tr. ezan
Ezmer, tr. mb.–zeshkan, tr. esmer
Ezhdërha, tr.–figurë mitologjike si dragua, kuçedër; fig. Trim i madh; tr. ejderha–gjarpër i madh. (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980)
F
Faiz–para me kamatë, fajde
Fajde, tr.–kamatë, dobi; tr. faide, fayda
Fajdexhi, e.–person që jepte para me fajde
Fakir, tr.–i shkretë, i varfër; tr. fakir; shq. Fukara
Fall, tr.–parashikim; tr. fal (fallxhi, falltar, shq. Pop. Falltor)
Fallxheshë, e.–gruaja që shikon fall
Fener, tr. e. m.–llambë ndriçimi; tr. fener
Fenerxhi, e.–punëtor që i ndez dritat në vende publike
Ferexhe, tr. e. m.–rrobë e zezë për gratë myslimane; tr. ferrce
Ferk / Terk–dallim, ndryshim; shq. Pop. Terku i sabahut–sapo të dallohet lindja e diellit
Ferman, tr. e. m.–dekret / urdhëresë; tr. ferman–urdhër
Fes / feste, tr.–kësulë burrash
Fesat–grindje, intrigë, ndasi
Fetë–pushtoi, shq. Pop. e bëri fetë–e kënaqi krejt
Fërkem–gjurma, shputa e kafshës në borë
Fëstëk, tr. e. m.–fara e harmoçit; tr. fıstık
Fidan, tr. e. m.–njomëz; tr. fidan
Filan, tr. p.–aksh, akëcili, cilido; tr. falan
Fildish–dhëmb elefanti
Fil-hall–shq. Pop. Menjëherë
Filiz, tr. e. m.–syth; tr. filiz
Filxhan, tr. e.–kupë kafeje ose çaji; tr. fılcan
Fiqir, tr.–mendje; tr. fikir
Firoj, fol.-shq. Pop: u firua–shteroi, humbi në peshë
Fishek, tr. e. m.–gëzhojë metali e barut; tr. fişek
Fishekore, e.–brez fishekësh
Fit, tr. ndf.–barabar; tr. fit–barazi
Fitil, tr. e. m.–cohë në kandil; tr. fitil
Fitme, tr.–nxitje për grindje, përgojime; tr. fitne
Fitra, e.–bamirësi e detyrueshme
Fitil, e.–fije peri ose beze që digjet për të dhënë dritë
Fodull, tr. mb.–krekoset; tr. fodul
Frëngji, frëngji, tr. e.–dritare e vogël në kullë; ar. Farğija
Fuçi, tr. e.–enë e madhe; tr. fuçi
Fukara, tr.–i varfër; tr. fukara; (fukarai / fukarallëk)
Furçë, tr. e. f.–brushë; tr. fırça
Fustan, tr. e. m.–veshje për gra; tr. fıstan
Futa, tr.–shami e zezë për vajtim; tr. futa
G
Gafil, tr. ndf.–në befasi, tr. gafil
Gajde, tr.–instrument muzikor; tr. gayda
Gajdexhi, e.–që i bie gajdes
Gajle, tr.–kokëçarje; ar. Gajle
Gajret, tr.–durim; tr. gayret
Gajtan, tr.–shirit; tr. gajtan
Galan, mb.–i zi; shq. Pop. Me qime të zeza si qengji
Galebe–i mërzitshëm; shq. Pop. Kur i bie në qafë e s’i ndahet
Garip, tr.–i varfër që jeton i pavarur; fig. Trim; tr. grip
Garaz–smirë, shq. Pop. E ka inatin me dikë, ka mëri/ ngaraz
Gastare, tr.–gotë xhami; fig. i pastër; Skr. Gastara, (Topalli, 2017:530)
Gazep, tr.–mundim, vuajtje; tr. gazap; formim shqip: i gazepshëm
Gërçak, e.–enë për ujë; shq. Pop. Një gotë e pirë përnjëherë
Gida, Gide, e.–ushqimi; shq. Pop. Kafshatë e gojës
Gonxhe, tr.–burbuqe; tr. gonca
Gonxhon, fol.–po çel sythat
Govatë, e.–enë e madhe jo e thellë për pastrim të rrobave me dorë
Goxha, tr. ndf. e mb.–mjaft shumë; shq. Pop. Koxha; tr. koca
Grosh, e.–monedhë turke; shq. Pop: S’bën asnjë grosh-s’ka vlerë
Gulash, tr. e. m.–gjellë; tr. gulaş / hungareze: lopar, bariu
Gubë, e.–zgjebja e dhenve; formim shqip: gubajkë-që nuk pastrohet
Gurabije / gurabi, tr. e.–ëmbëlsirë; tr. kurabiye
Gurbet, kurbet–mërgim, shq. standarde: Kurbet
Gj
Gjemi, tr. e.–anije; tr. gemi; shq. “T’u kanë mbyt gjemitë në det”
Gjemitar, e.–detar; formim shqip, gjemixhi
Gjerdan, tr. varg me gurë të çmueshëm; tr. gerdan–qafë
Gjerdek, tr.-dhomë e martesës; tr. gjerdek
Gjergjef, tr. e. m.–mjet për të qëndisur; tr. gergef
Gjevrek, tr. e. m.–kulaç; tr. gevrek
Gjevrekçi, e.–gatuan gjevrekët
Gjezdis, tr. fol.–shëtis; tr. bezdi
Gjezdisje, e.–shëtitje
Gjezenti, e.–shëtitore; shq. Pop. Korridor i ndarë ku mbahen enët; ndarje si kuzhinë
Gjiriz, tr.-gropa e ujërave të zeza; tr. giriz
Gjoja, tr. psz.-sikur; tr. göya, pers. Güya
Gjok, gjog, tr. e.–kalë i bardhë; tr. gök–qiell; shq. Pop. Kalë i përhitur ka e bardha
Gjoks, tr. e. m.–kraharor; tr. göks; shq. Bisedore gjyks, (Topalli, 2017)
Gjoksllëk, e.–parzmore, gjoksllëk që i lidhet me rripa kalit
Gjol, tr.–liqen, kënetë; tr. göl–liqe
Gjurulldi, tr.–zhurmë, rrëmujë; tr. gürültü
Gjygym, e.–enë për të zier çajin ose vluar ujin
Gjyl, e.-trëndafil
Gjyle, tr.–lëmsh, top, rruzull; tr. golle; Kosovë, gjylaç: mollë e ëmbël
Gjym, tr. e. m.–enë bakri për ujë; tr. gügüm; shq. Bisedore gjygym
Gjymlek, tr. e.–këmishë burrash; tr. gömlek; shq. Bisedore këmishë tradicionale / veshje popullore
Gjymert, e. mb.–dorëdhënë/ xhymertë, shq. standarde
Gjymryk, tr.–doganë; tr. gümrük / gjyryk
Gjymrykçi, e.–ai që mbledh taksën
Gjymysh, tr. e.–fije ari ose argjendi për rroba; tr. gümüş–argjend, (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, botimet albanologjike, 2017)
Gjynah, tr.–mëkat; tr. günah
Gjynahqar, tr.–mëkatar; tr. günahkâr–mëkatar
Gjysleme, tr.–ëmbëlsirë, gatesë me petë; tr. gözleme–Dy lloje tëhollimesh
Gjytyrym, tr. mb.–ulok, i palëvizshëm; tr. kötürüm–paralitik
Gjytyrie, gjytyr–kuturu, krejt; shq. Pop. Pa e llogaritur ashtu me hamendësim
Gjyveç, tr. e.–mish me oriz; tr. güveç–tavë për të zier gjellë
Gjyvezi, mb.–ngjyrë e kuqërremtë
Gjyzlykë, tr. e.–syze; tr. gözlük–sy; shq. Bisedore gjyzlykë / gjyslykë
H
Haber, tr. e.–lajm
Haberxhi, e.–lajmëtar
Habertar, e.–lajmëtar që sjell lajme të mira
Hadum, hadëm, tr. e.–burrë i paaftë; tr. hudum; shq. Bisedore dudum
Hadis, hadit, e.–tradita e trashëguar nga pejgamberi Muhamed krahas Kuranit
Hafëz, hafiz, tr.–titull klerikësh myslimanë; tr. hafız
Hafif, tr. mb.–i thatë, i dobët; fig. mendjelehtë; tr. hafif–i lehtë
Hafije, tr. e.–spiun; tr. hafiye–spiun
Hair, hajr, tr.–mbarësi, mirësi; tr. hayır
Hairli–urim në festa familjare; me fat; formim shqip: i hairtë-i mbarë
Hairsëz, mb.–i padobishëm; shq. Pop. I pahairit
Hajat, tr. e. m.–ahur; tr. hayat; Kosovë, hajat: korridor
Hajde, tr. pasth.–eja; tr. hayde, shq. Bisedore hajde
Hajdut, tr. e. m.–vjedhës; tr. hajdut
Hajdutëri, e.–akt i grabitjes, hajdutët
Hajgarexhi–formim shqip, shakaxhi
Hajlaz, e. mb.–endacak, vagabond,(Hoxha, 2015:87)
Hajlaze, e. mb.–rrugaçe, zuskë
Hajmali, tr. e. f.–nuskë, Hajmeli; tr. hamail–varëse
Hajmedet, pasth.–shpreh keqardhje, dhimbje
Hajn, tr. e. m.–vjedhës; tr. hain–tradhti, (Topalli, 2017)
Hajni, e.-vjedhje
Hajvan, tr. e. m.–kafshë, fig. budalla; tr. hayvan
Hajvanllëk, e.-marrëzi
Hajrat–vepër bamirësie; shq. Pop. Të mira, mirësi e dikujt
Hajron, hajran–shtangie, çuditje
Hak, hakë, tr. e.–shpagim, e drejta; tr. hakk; shq. Hakmarrje
Haksëz, mb.–fajtor, (Po aty, f. 89)
Hakaret–shq. Pop. Poshtërim, i shëmtuar
Hakikat–vërtetësi; shq. Pop. Pa hile
Hakubet, hukubet–shq. Pop. Tepër i shëmtuar
Hala, ala, tr. ndf.–ende; tr. hala
Halabak, tr.–rrugaç; tr. kilibibik–burrë që është rob i gruas; shq. Pop. Intrigant, i pa dinjitetshëm (Topalli, 2017)
Halitem, tr. fol.–ngacmohem me dikë
Hall, tr. e. m.–brengë; tr. hal; shq. Hallexhi, ballnik–i mbytur në Halle
Hallall, tr.–e lejueshme
Hallat, tr. e.–vegël pune; Kosovë haletë; tr. alat
Hallajkë, e. mb.–grua e pamoralshme, skllave, shq. Pop.
Hallakat, fol.–prishet, shpërndahet; shq. Pop: E hallakati–kontrolloi
Hallakatje, e.–shprishje, veprim i të hallakaturit
Hallall–meritor; shq. Pop. Që të lejohet
Hallashtis, fol.–shq. Bisedore, i fal gabimin dikujt; përshëndetem me diç edhe pse më dhimbset
Halldup, mb.–njeri i pagdhendur; Let. Pop. Tradhtar, njeri i keq
Hallë, tr. e. f.–emtë, motra e babait; tr. hala; shq. Popullore, hallo–thirrmore, halloke–plakë e shkretë
Halli, e.–brengë, dert
Halli, hali, tr. e.–qilim, tepi, tapet; tr. hali
Hallexhi, mb.–nevojtar, Halle madh
Hallhalle, e.–shq. Pop. dhe let. Pop. Rreth i dorës, byzylyk
Hallk, tr. e.–njerëzia, populli, bota
Hallkë, tr. e. f.–rreth i dorës, unazë
Hallvë, tr. e.–ëmbëlsirë
Hallvaxhi, e. mb.-hallvashitës
Hamall, tr. e. m.–punëtor ngarkim-shkarkim; tr. hammāl
Hamallëk, e.–puna e punëtorit që ngarkon e shkarkon thasë të rëndë; fig. punë e rëndë fizike
Hamam, tr. e.–banjë turke; tr. hamam
Hamamxhik, e.–banjë e vogël brenda shtëpisë
Hambar, hamar, tr. e.–drithnik, arkë për miell; fig. vend ku prodhohen e ruhen drithërat
Hambarxhi, e.–magazinier, që e ruan depon
Hamsin–shq. Pop. Periudhë e dytë e dimrit (31 janar–21 mars)
Han, tr. e. m.–bujtinë për udhëtarë me kafshët shtëpiake; tr. Han–shtëpi
Han e dan–shprehje pop. Hon e donë–gjithmonë, prej fillimi deri në fund
Hancı tr.–hanxhi
Hanëme, tr. e.–zonjë e beut; tr. hanım–zonjë
Hanëm-shah, e.–let. Pop. Mbretëreshë
Hanxhar, tr. e.–thikë e madhe me dy presa; tr. hançar
Hap, e.–kokërr, ilaç
Hapasëz, ndf.–papritmas, shq. Pop. Pa pritur e pa kujtuar / hapasëz
Haps, tr. e.–burg; tr. hapishane:burg. Formime të shqipes janë: haps-hane, akshihane/akçihane, kasaphane, etj.
Hapsanë, e.-burg
Haraç, tr.–taksë (Topalli, 2017:617)
Haram, tr.–e palejueshme, diçka e ndaluar; tr. haram–e ndaluar
Haramash, mb.–shq. Pop. Prijës i komitëve
Haramzade, e. mb.–batakçi, rrugaç; shq. Pop. Njeri i haramit
Harbut, tr. mb.–i panjerëzishëm, i pagdhendur; tr. garb; shq. Pop. Horr
Hardall, tr. mb.–mustardë; tr. hardal–sinap; fig. budalla, njeri trupmadh
Harem, tr.–shtëpi e grave të pashallarëve; tr. harem–vend i ndaluar, shtëpi e grave
Harlis, fol.–shq. Bisedore, e bën të marr fuqi e të zhvillohet tej mase
Harlisur, mb.–shq. Bisedore, i shfrenuar, i papërmbajtur
Harxh, tr.–shpenzime, ushqime; tr. harç
Harxhim, e.–të shpenzuarit e parave dhe gjërave
Harxhoj, fol.–shpenzoj, prish para
Has–i vërtetë, origjinal, i kulluar, shq. Pop.
Hasetçi, mb.–ziliqar, smirëzi / hasetqar, (Fjalor fjalësh e shprehjesh turke, 2015)
Hasëm, tr. e. m.–armik; tr. hasım; shq. Në gjak me dikë
Hasmëri, e.–armiqësi
Hasmërohem, fol.–jam në armiqësi me gjakmarrje, shq. Pop.
Hasret–mall; fig. djalë hasreti–djalë i vetëm
Hasretoj, fol.–xhelozoj, ka zili; fig. E ruaj me çdo kusht djalin e vetëm dhe i plotësoj kushtet
Hashari, tr. mb.–i prapë, kalë i tërbuar; tr. haşari; shq. Pop. Lazdrak
Hashash, tr.–lëndë qetësuese; tr. haşiş–bar i thatë
Hata, tr. e.–fatkeqësi; tr. hata–kob
Hatër, tr.–mendje; tr. hatır
Hatmë, e.–lexim i Kuranit në tërësi, lutja përfundimtare
Hava, tr. e.–kohë, mot, klimë; tr. hava–ajër, erë, qiell
Havale, tr.–mërzi, bezdi; tr. havale–porosi, urdhër pagese
Havjar, tr.–vezë peshku, tr. havyar
Havlli, tr. e. f.–peshqir, rizë; tr. havlı–peshqir me push; shq. Bisedore, havli
Haxhi, tr.–titull, tr. haci
Haxhillëk, e.–shtegtim në vendet e shenjta, si në Mekë
Haxhi-pishman, mb.–shq. Pop. Që e lë punën pa e përfunduar, i pavendosur
Haxhuze, mb.–let. Pop. Plakë intrigante / shprehje nënçmuese
Haz–turr, sulm, vrap
Hazër, tr. ndf.–gati; tr. hazır
Hazërllëk, e.–përgatitje në çdo rrethanë; shq. Pop.
Hazdisem, azdisem, fol.–marr hov, çoj krye; shq. Pop. Hazdisem
Hazërohem, fol.–bëhem gati
Hazër-xhevap, ndf.–menjëherë, aty për aty; shq. Pop. Përgjigje e shpejt pa përfunduar pyetja
Hazreti–i madhërishmi, i shenjti; Fe
Heftebash, e.–vizitë e vajzës në krye të javës te prindërit ose familja e vajzës e viziton të bijën në familjen ku është e martuar
Helaq, tr. mb. ndf.–i pistë, i fëlliqur; tr. helȧk; shq. Bisedore / shprehje nënçmuese
Helbete, tr. ndf.–sigurisht, natyrisht; tr. elbette, shq. Helbete
Hem …hem-edhe…edhe; tr. hem; shq. Lidhëz
Hendek, tr. e.–kanal i vogël; shq. Bisedore, pengesë; tr. hendek
Henes, henez, henuz–ende, akoma
Hesap, tr.–llogari; tr. hesap
Hez–shq. Pop. Shpejtësi, vrull
Hiç, tr. ndf.–aspak, asgjë, fare; tr. hiç
Hilaf–gjë e madhe; tr. kontradiktë, gënjeshtër; shq. Pop. Shumë e madhe
Hile–mashtrim, shq. Pop.
Hileqar, mb.–mashtrues
Hilexhi, mb.–që bën dhelpëri, hile
Hise, tr.–pjesa; Formime në shqipe: hisenik-bashkëpronar, hisedar–pjesëtar i një pasurie
Hoka, tr. shm.–shaka; tr. hokka (baz)–gaztor, shakaxhi
Hordhi, tr. shm.–fise endacake mongole; fig. ushtri e madhe; tr. ordu–ushtri, armatë; d<dh
Horoz, tr. e. m.–gjel i vogël, Kosovë: horos–horoz (këndes)
Horr, tr. e. mb.–njeri i keq, rrugaç; tr. hor / r<rr; horlık<horrllëk Horrllëk, e.–sjellje prej horri Hoshaf, tr. e.–ëmbëlsirë me kumbulla, fruta të thata; tr. hoşaf –shq. Hashaf / oshaf Hoxhë, tr.–titull klerikësh myslimanë; tr. hoca; gjinia femërore hoxheshë Hudut, e.–kufi, mezhdë; shq. Pop. Megje/huduti Hukubet, tr.–shëmtirë; tr. ukubēt Huq / huj, tr.–ves, zakon, inat, zemërim; tr. huy, (Topalli, 2017) Hujli, mb.–me teke, nazeli Hurmë, tr. e.–frut; tr. hurma Huxhut, huxhud–trup, shëndet; Let. Pop. Hyqymet, e.-pushtet Hyri, tr. e. f.–vajzë / grua e bukur; tr. huri Hyxhym, tr.–sulm; tr. hücüm Hyzmet, tr.–shërbim, kujdes; tr. hizmet, (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980) Hizmetkar, tr.–hizmetqar; shërbëtor; shq. Hyzmetçi; në Kosovë: hyzmet/hizmet, (Topalli, 2017:648). I Ibadet, e.–lutje Zotit; shq. Pop. Ibret, tr. ndf.–shembull, mësim; fig. neveri, ndyrësi; tr. ibret–ndodhi prej së cilës nxjerrim mësim, ndëshkim Ibrik, tr. e. m.–enë me lëfyt e vegjë Idare–shq. Bisedore, sigurim i ushqimeve të nevojshme Iftar, tr. e. m.–darkë në Ramazan; tr. iftar Iftijaq–shq. Pop. Nevojë Iftare–shq. Pop. Shpifje Iftirexhi–shq. Pop. Shpifës Igball–shq. Pop. Fat Igball-li, mb.–fatbardhë, shq. Pop. Igballsëz, mb.–shq. Pop. i pafat Ihtibar–shq. Pop. Nder, autoritet Ilaç, tr. e.–pluhur shërues, lëng; tr. ilaç Ilahi–vargje fetare, himne Ilaka, tr. e.–farefis; tr. alaka Ilet, tr. e.–sëmundje, epilepsi; ar. Illet Ilixhe, e.–ujëra termike shëruese Imam, tr. e.–hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami; tr. imam Iman, tr.–besim, besë; tr. iman (Arab)–besimtar Imza–shq. Pop.dhe Let. Pop. Nënshkrim Inat, tr.–zemërim Inatçi, mb.–shq. Bisedore, që mban inat, kokëfortë, hakmarrës Inatos, fol.–zemërohem, shq. Bisedore, humb durimin; formime shqip: i inatosur, mb. Insan, e.–shq. Bisedore, njeri; fig. i kuptueshëm Inshalla–shpresoj, dashtë Zoti, shprehje fetare në shq. Bisedore Inxhe–gruaja e dajës ose e axhës në shq. Pop. Inxhi, tr.–perlë, margaritar; tr. inci Iqindi, tr.–zemra si ushqim; ushqimi para darkës, lutje; tr. kindi Iqram–shq. Pop. Gostitje, nderim, mikpritje Islam, tr.–feja e myslimanëve; tr. Islam, ar. Selam–paqe, shpëtim Ispat–provë; shq. Pop. dhe Let. Pop. Dëshmitar Istikam, tr. e.–llogore; tr. istikam Ishalla, tr. pasth.–“Dashtë Zoti”; tr. inşa (a) llah; Kosovë: inshalla / ishalla Isharet–shq. Pop. Paralajmërim me shenjë, me sy Ishtah-shq. Pop. Oreks Izën, tr.–leje, tr. izin J Jabanxhi, tr.–i huaj Jaci–shq. Pop. Lutje e pestë në mbrëmje Jadec–asht i shpendit që thyhet si bast; arkaizëm Jahni, tr.–gjellë; tr. yahni Jahu, tr. pasth.–Or, more; tr. yahu – ej, ore Jahudi, tr.–hebre; tr. yahudi Jakë, tr.–qafëz; tr. yaka Jalli–shq. Bisedore, fushë pranë detit Jamulli–shq. Pop. Plaf, e leshtë Jamurllëk–shq. Pop. Mantel ushtarak, gunë e leshtë Janxhik–shq. Pop. Çantë e vogël për bukën e bariut/ Anxhik Japanxhe, tr. e.–mantel i kuq i hapur; tr. yapanca–mushama Japi, tr. e.–ndërtesë, godinë Japrak, tr.–gjellë; tr. japrak–gjethe, fletë Jarabi, pasth.–“O Zot”, vallë, shq. Bisedore Jaran, tr. e.–shok, dashnor; tr. yaran Jarani, e.–shq. Bisedore, miqësi Jargavan, tr. e.–lilak, tr. erguvan Jastëk, tr. e.–nën-krejcë Jasemin, e.–shkurre me lule të bardha në formë ylli, (Fjalor fjalësh e shprehjesh turke, 2015). Jasin, e.–shq. Pop. Dhe Fe, sure nga Kurani Jasha, pasth.–shq. Pop. Hajde, ju lumtë Jatagan, tr.–shpatë me majë të kthyer; tr. yatağan Jatak, tr.–shtresa për të fjetur; tr. yatak Javash–shq. Avash / ngadalë, ndf. Jazëk, tr. pasth.–turp; tr. yazik–mëkat Jele, tr.–krifa e kalit; tr. yele Jelek, tr.–veshje pa mëngë; tr. jelek Jemek, e.–shq. Pop.dhe Let. Pop. Ushqim Jeniçer, tr. e.–ushtar këmbësor; Let. Pop; tr. jeniçer–ushtri e re Jenxhe–shq. Pop. Kunatë Jerli, mb.–shq. Pop. Vendas / formim shqip, vendasi Jermi–shq. Bisedore e pop. Kllapi, somnambul Jermllëk, e.–gjendje somnambulë, kllapie Jesir, tr.–rob; tr. esir Jeshil, tr. mb.–i gjelbër, i blertë; tr. yeşil Jeshil-llëk, e.–gjelbërim, shq. Pop. Jetim, tr. – fëmijë bonjak, pa njeri, i shkretë, i vetmuar; tr. yetim Jetimllëk, e.–gjendja e bonjakut Jezuit, tr.–prift katolik; tr. yezid–njeri i keq, i djallëzuar; shq. Jezit Jo, tr. ndf.–shq. Psz. Mohimi Jogurt, e.–lloj kosi Jolldash, e. mb.–shq. Pop.dhe let. Pop. Bashkudhëtar Jonxhë, tr.–barishte për bagëti; tr. yonca Jorgan, tr.–mbulojë për të fjetur; tr. yorgan; Jorganxhi, shq.–tr. Yorgancı Josh, tr. fol.–e tërheq; tr. hoş–i këndshëm, i pëlqyeshëm Jufka, tr.–petë të grira si makarona; tr. yufka Jurish, yrysh–shq. Bisedore, sulm mbi armikun, thirrje për sulm, turr, vrull Jyzbash, e.–kapiten në ushtrinë e dikurshme turke K Kabile, e.–shq. Pop. Fis, lidhje gjaku Kabull, tr.–pranim, pëlqim; tr. Kabul–miratim, pranim Kaçak, tr. e.–cub, i arratisur; tr. kaçmak–me ikë Kaçakçe, ndf.–shq. Bisedore, fshehurazi Kaçamak, tr. e.–përvëlak misri; tr. kaçamak Kaçik, e.–shq. Pop. Kofshë e pulës Kaçkaritem, fol.–bën premtime të rreme, shet mend duke gënjyer; shq. Pop. Veprim i shpezëve / pula kaçkarit Kaçkavall, tr. e.–djathë i fortë; tr. kaşkaval Kadaif, tr. e.– ëmbëlsirë; tr. kadaif Kadaifçi, e. mb.–që punon kadaif Kadi, tr. e.–zyrtar, gjyqtar; tr. kadı Kadife, tr. e.–lloj pëlhure; tr. kadife Kader, e.–nata e madhe e Kadrit në besimin mysliman; fat Kafaz, tr. e.–mbyllës për kafshë të egra e zogj; tr. kafes Kafe, e.–shq. Kafe, pije; Formime të shqipes: kafehane–pijetore, shq. Bisedore Kafexhi, e.–pronar i kafesë / ai që çet kafe / shitës dhe kultivues i kafesë Kafjall, tr. e.–buka e mëngjesit; sillë; tr. kahvaltı nga kahve altı Kaftan, tr. e.–rrobë e gjatë prej mëndafshi; kumash i kuq; tr. kaftan Kahre–mallkim; shq. Pop. Turpërim, gajle Kaike, tr. e.–lundër e vogël; tr. kayik–barkë e vogël; tr. kajmak–me rrëshqit; Kosovë–mjet për rrëshqitje Kaish, tr. e.–rrip, tr. kayis Kajde, tr.–mënyrë, përngjasim; let. Pop. Kajde / naze Kajmak, tr. e.–ajkë; tr. kajmak Kajmakli, e.–që ka vënë ajkë; shq. Pop. Lloj ëmbëlsire Kajmekam, tr. e.–zëvendës i qeveritarit; tr. kaymakam–mëkëmbës; Let. Pop. Kajsi, tr. e.–pemë; tr. kayisi–zerdeli; Let. Pop. Kala, tr. e. f.–kështjellë; ar. kal’a Kalem, tr. e. m.–laps; tr. kalem Kalemxhi, e. mb.–shkrues; fig. që e don shkollën Kalif, tr.–titull; tr. halife–pasardhës i profetit Muhamed; Let. Pop. Kallaballëk, kallaballëk, tr. e.–shumicë njerëzish; tr. kalabalık Kallaj, tr. e.–metal i bardhë; tr. kalây Kallajis, fol.–lyerje e gjërave me kallaj / bakër; fig.Ia hedh, maskim i situatës Kallajxhi, e. mb.-bakërpunues Kallën kusure, tr.–mbeturina, teprica; tr. kalan–mbetje, tepricë Kallauz, tr.–udhërrëfyes, spiun; tr. kilavúz Kallauzllëk, e.–hjekësi; fig. komandim, kapadaillëk Kalldrëm, kalldrëm, tr. e.–rrugë me gurë; tr. kaldırım Kalldrëmim, e.–procesi i të shtruarit me pllaka guri në oborr, rrugë Kalldrëmxhi, e.–punëtor që punon në rrugë, kur e shtron me pllaka guri Kallëp, tr. e.–model, tr. kalıp Kallkan, tr. e.–mburojë; tr. kalkan; dialektore shqipe, kallkan / akull, mburojë Kama, tr. e.–thikë e gjatë; tr. kamȧ Kamish, tr. e.–çibuk i gjatë; tr. kamiş–kallam, thupër Kamxhik, tr. e.–rrip lëkure; tr. kamçı Kamxhikoj, fol.–shq. Pop. i bie, torturoj Kanagjeç, e.–nata kur i vihet këna vajzës, festim para martesës. (Ndikim nga turqishtja e Prizrenit). Kanat, tr.–kapak dere apo dritare; tr. kanat–krahë shpendi; Kosovë: krahë dritareje Kandar, tr. e. m.–peshore me bisht; tr. kantar Kandil, e.–vegël që jep dritë në llambë Kanun, tr. e.–ligjet; tr. kanun Kanxhë, tr. e.–grep; tr. kança; shq. Pop. Mashë zjarri, çengel Kapadai, tr. e. mb.–mendjemadh, mburracak; tr. kapadayi, kaba–i madh dhe dayi–trim; shq. Kapadaillëk Kapak, tr. e.–mbulesë ene; tr. kapak Kapanxhë, tr. e. f.–derë e vogël në tavan ose dysheme, si kapak; tr. kapanca–grackë Kapardisem, tr. fol.–krekosem; tr. kapardı Kapi, tr. e.–derë, tr. kapı Kapixhi, e.–derëtar, rojë Te hyrja, portier Kapixhik, e.–derë e vogël që lidh me fqinjët Kapedan, tr. e.–kapiten; tr. kaptan Kapllan, tr. e.–tigër; tr. Kaplan Kaps, tr. ndf.–problem metabolizmi; tr. kabëz Kapsallis, tr. fol.–përpëlis sytë; shq. Bisedore, kapsallit Kara, tr.–i zi; tr. Kara; element fjalëformues në Kosovë, Karadak Karabash, tr. mb.-kandërr e zezë; tr. karabaş (Kara–i zi+baş–krye) Karabina, tr. e.–godinë e pambaruar; tr. karabina: Kara+bina Karabojë, tr.–ngjyrë e zezë; tr. Kara boya Karadak, tr. e.–revole me 6 fishekë; tr. karadağ–mal i zi; Në Kosovë, patronim–Karadaku Karadyzen, e.–tambure me 4 tela, çifteli; shq. Pop. Harmoni në notat muzikore Karafil, tr. e. m.–lule; tr. karanfil–lule erëmirë Karagjoz, tr.–palaço; tr. karagöz–sy zi Karagjozllëk, e.–shq. Pop. Trimëri e tepruar / shprehje ironike Karakoll, tr. e.-shtëpizë e rojës, vendrojë; tr. karakoll Karakush, tr. e.–sëmundje e kafshëve; tr. karakuş–shpend i zi Karanxha, tr. e.–mizë dheu; tr. karınca; Në Kosovë, patronim Karar, tr.–vendim, masë; tr. karar Karat, tr.–njesi matëse për ar; ar. Qirat Karaullë, tr. e.–rojë, patrullë; tr. karavul Kardash, kardesh, e.–Let. Pop. Vëlla, dashamir Karkanxholl, tr.–figurë mitologjike, lugat; tr. karakoncolos–lugat Karpuz, tr. e.–shalqi; tr. karpuz Karshi, tr. ndf.–përballë, kundrejt; tr. karşı; Formime në shqipe: karshillëk, përkarshi Karshillëk–qëndrimi ballë për ballë Karvan tr. e.–varg njerëzish ose kafshësh; tr. karvan Kasaba, tr.–qytet; tr. kasaba–qytet i vogël Kasap, tr. e. mb.–therës i kafshëve, shitës i kafshëve; tr. kasap; shq. Kasaphane Kasaphane, e.–shq. Pop. Thertore; fig. masakër Kasavet, tr.–merak; ar. Kasavet përmes turqishtes Kasmak, tr. e.–rrathët mbi djep; tr. kasnak–rreth i sitës ose i defit Kast, tr.–qëllim Kastile–me paramendim, qëllimisht, posaçërisht, apostafat; shq. Pop. (Hoxha, 2015) Kashai, tr. e.–kruese për kafshë; tr. kaşağı; shq. Dialektore, Kashagi dhe kashagitje (folje), (Topalli, 2017) Kashaisje-krehje e kafshëve; shq. bisedore, kashagitje Kashër, tr. e.–copë djathi; tr. kaşér–djathë si rrotë Kashik, e.–shq. Pop.–Lugë e madhe nga druri Kashkavall, kaçkavall-djathë i fortë e i yndyrshëm Kashmir, tr. e.–stof leshi; Kashmir sipas Kashmirit të Indisë Kat, tr. e.–pjesa e ndërtesës; tr. kat; shq. Njëkatësh, shumëkatësh Katana, tr. e.–me trup të madh, balona; tr. katana Katil, tr.–mizor; tr. katil; shq. Bisedore, katilesh Katijen–shq. Pop. Në asnjë mënyrë, kurrsesi Katmer, e.–shq. Pop. Pite me peta shumështresore, që duket si me Kate Katran, tr. e.–zift, lëng i zi; fig. i zi; tr. katran Katranos, fol.–shq. Pop. E lyej me katran / ngjyrë të zezë; fig. e ndot, shkatërroj jetën e dikujt Kaull, tr.–garanci, kusht, provë; tr. kavil Kaur, tr.–i krishterë; tr. gavur–i pafe; shq. Bisedore, kaurreshë, kaur / kauri Kaurdis, tr. fol.–skuq; tr. kavurdi; shq. Kavërdis Kaurma, tr.–gjellë me mëlçi; tr. kavurma Kavall, tr. e.–fyell prej druri; tr. kaval Kavanoz, tr. e.–enë qelqi; tr. kavanoz Kazmat, e.–shq. Pop. Burg i rëndë për të burgosurit politik; burg keqtrajtues Kazan, tr. e.–enë e madhe për zierje; tr. Kazan Kazanxhi, e. mb.–kazanpunues, shq. Pop. Kazaz, tr.–zejtar që merrej me përpunimin e mëndafshit; tr. kazaz Kazmë, tr. e.–vegël metali për gërmim toke; tr. kazma / kazmak–për të gërmuar Këllëç, tr. e.–shpatë që mbahej në brez; tr. kılıç Këllëf, tr. e.–mbulesë jastëku ose dysheku; ar. Kılıf–mill Këna, tr.–bojë për flokë; tr. kına; shq. Pop. Kanë, (Topalli, 2017:745) Kënatë, kantë, e.–shtambë për ujë, shq. Enë për bartje të ujit të pijshëm Kërbaç, tr.–kamxhik, shkop për të rrahur; tr. kërbaç Kërdis, tr. fol.–bëj kërdinë, shkatërroj; tr. kirdi; Kosovë, kërdi–vrasje në masë, gjakderdhje Kërklerë, kërklenë, e.–Let. Pop.dhe shq. Pop. Kërklenë–dyzet frymë / dyzet sish Kërmë, e.–cofëtinë, bagëti e ngordhur, (Hoxha, 2015:134) Kësaç, tr. e.–darë për të prerë tela të trasha ose për arra; tr. kısaç–darë e madhe farkëtarësh; Kosovë, kosaç / kosa Kësmet, tr. e.–fat i mirë; tr. kismet Këst, kist, tr. e.–pjesë parash për pagesë ose blerje; tr. kist Kiamet, tr. e.–fatkeqësi, katastrofë; tr. kiamet Kibla, e.–drejtimi gjatë lutjeve drejt Mekës Kiç, tr. e.–pjesa e prapme e anijes ose e barkës; tr. kiç–pjesa e prapme e një objekti, sendi Killë, tr.–masë; tr. kile–masë drithi rreth 40 okësh Kimet, tr. e.–vlerë, dobi; tr. kiymet Kimetli, e. mb.–i vlershëm, fig. që sjellë fitim, i dobishëm Kioskë, e.–shitore e vogël Kobure, tr. e.–revole; tr. kubur Koçek, e.–kotec i kafshëve; fig. strehë për pula, qen Koçan, e.–pjesa e fortë e lakrës, misrit Koçi, tr. e.–karrocë me dy rrota për udhëtarë që tërhiqet nga kuajt; tr. koçu Kodosh, tr. e. mb.–i pacipë, ndërmjetësues për punë të pamoralshme; tr. kodoş; shq. Kodoshllëk Kolibe, e.–shtëpizë e vogël prej dërrasave e mbuluar me llamarinë ose kashtë, shq. Pop. (Po aty, f. 136) Kollaj, tr. ndf.–lehtë; tr. kolay; shq. I kollajtë, i kollajshëm, kollajllëk Kollan, tr. e.–gjerdan fishekësh; tr. kolan; shq. Pop. Rrip i artë ose i argjendtë Kollçakë, tr.–pjesa e qëndisur e jelekut ose e mëngës (bërryl e poshtë); tr. kolçak–patronim në Pejë; (Topalli, 2017:786) Kolltuk, tr. e.-ndenjëse e butë; tr. kolltuk, kol-krahë, karrige me krahë Koltukçi, e. mb.–shq. Pop. Në formë ironike për pushtetarët, përtacët Komit, tr. e.–kryengritës që del në mal e lufton për liri; tr. komita Komshi, tr. e.–fqinj; tr. komşu; shq. Bisedore, kojshi Konak, tr. e. m.–bujtinë, banesë; tr. konak Kondak, tr. e.–qyta e pushkës, tr. kondak, (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980) Kopil, e.–fëmijë jashtë martese; fig. dinak / syth që e pengon rritjen e bimës, (Hoxha, 2015:137) Kopuk, tr. e.–horr; tr. kopuk–njeri i pa-plangë, lypës, (Topalli, 2017:799) Koromane, tr. e.–tr. kurumak– thaj; shq. Pop. Bukë e pjekur shumë / bukë me kore Kovë, e.–enë për ujë, shq. Bisedore, kovë / kusi Krevet, tr. e.–tr. kerevet; shq. Pop. Shtrat Kube, kybe, tr. e.–mbulesa (çatia) në formë gjysmërruzulli; tr. kubbe Kudret–fuqi; Let. Pop. Pushtet Kujunxhi, kujxhi, tr. e.–argjendar; tr. kuyumcu prej kuyum “stoli” ari apo argjendi, (Topalli, 2017). Kullë, tr. e.–shtëpi e lartë prej guri; tr. kulé Kullumbri, tr. e.–shkurre me gjemba që ka kokrra të vogla e të rrumbullakëta; kumbull e egër dhe pëllumb me pupla të kuqërreme; tr. kumru–turtull; shq. Pop. Kulumri, kumri, (Po aty, f. 836) Kumac, kumec, tr. e.–kotec, kasolle e vogël për pula ose qen; tr. kümes, shq. Qymez Kumar, tr. e.–bixhoz; tr. kumar; shq. Kumarxhi / bixhozxhi Kumarxhi, e.–bixhozxhi, që luan me baste; fig. që e vë jetën në rrezik Kumash, tr. e.–stof i hollë prej mëndafshi; tr. kumaş Kundër, kundra, tr. e.–këpucë; tr. kondura–këpucë jo të thella Kundraxhi, e.–këpucëtar; shq. Pop. Arkaizëm. Kuran, tr. e.–libri kryesor i fesë myslimane; Arab. Kuran–recitim Kurban, tr. e.–bagëti që sakrifikohet për ditë të shenjtë; tr. kurban–viktimë Kurbet, tr. e.–mërgim; tr. gurbet; dialektore, gyrbet, gërbet / kurbetli, kurbetçi / kurbetçar /kurbetar neologjizëm Kurdis, tr. fol.–mbledh sustën e një ore, komploton, akordim; tr. kurdı / kurmak–ngre, ndërtoj; kurdisje, shkurdis, i pakurdisur Kurtalis, kurtaris, fol.–shpëtoj, shq. Pop. Rregulloj Kurtalisje, e.–dalje nga gjendja e vështirë Kurnac, tr.–dorështrënguar, koprrac; tr. kurnaz–dinak; z>c
Kurtesh, tr.–puçërr në lëkurë; tr. kurdeşen–puçrriza në trup
Kurulldis, fol.–ngreh; shq. Pop. Vjen pa e ftuar / vendoset dhe ngre kokën lartë
Kurulldisem, fol.–ngrehem, zë vend pa pyetur askënd
Kurum / kuorum, e.–mendjemadhësi; shq. Pop. Komision, këshilli
Kusur, tr.–të holla, para të imëta; ar. kusur, shq. Kusurit–bëj llogari
Kushak, e.–shq. Pop. Shul i derës ose lidhëse e bezit në djep
Kallamkusure–tepricë e parëndësishme; tr. kalam kusur–kusuri i mbetur
Kuti, tr. e.–arkëz me kapak; tr. kutu – arkë; shq. Pop. Karton, pako, arkë e drurit ku i ruajmë gjërat
Kuturu, tr.–pa e zgjedhur, pa e numëruar; pa i peshuar fjalët; me hamendje; tr. götürü; shq. Gjytyrie (pa u menduar, rastësisht). (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980)
Kyvet–shq. Pop. Forcë, takat
Kyvetli, kuvetli–i / e fuqishme; shq. Pop. Që ka ndikim, ka pushtet
L
Labot, e.–barishte e egër si spinaq për pite
Lahur, tr. e.–shami koke me xhufka, peshqir me thekë; tr. lâhuri–shall prej Lahore (qytet në Indi). Kosovë, Lahore–send me vija zig-zage
Lahutë, tr. e.–instrument muzikor me tela; tr. lauta; shq. Lauta: Lahuta, h-hiatik
Laik, tr.–ndëshkim; tr. layik
Lanet, tr.–djall, shejtan; fig. njeri i keq; shq. Nalet me metatezë; tr. lanet
Lazëm, lazem, tr. m.–nevojë; tr. lazîm–e duhur, e nevojshme
Legen, tr. e.–enë për pastrim; tr. leğen
Lejlek, lejla–lule e bardhë, vjollcë ose e kuqërremtë; tr. leylak
Lejlek, tr. e.–kanjushë, shpend shtegtar i vendeve të ngrohta; tr. lejlek
Lepe, tr. pasth.–Urdhëro; tr. leppay–gati, urdhëro, (Topalli, 2017:873)
Leqe, tr.–njollë, fig. turp; tr. leké–njollë
Leqit, fol.–largoj, eliminoj, (Hoxha, 2015, p. 143); shq. Pop. E përjashtoj nga familja
Levend, tr. mb.–Shtat-hedhur, i shkathët (asimilim dialektor nd>n); tr. levend–ushtarët me rrogë
Leverdis, tr. fol.–me sjell fitim; tr. el verdi (el vermek–i jap dorën), leverdi–përfitim, dobi; shq. I leverdishëm, i paleverdishëm
Levrek, tr. e.–peshk i ujërave të kripura; tr. levrek
Lezet, tr.–kënaqësi, endje, oreks, shije; tr. lezet; Formim shqip, e lezetshme / lezeçme, pop.–e bukur, e shijshme
Lilak, tr. e.–jargavan; tr. leylak, antroponim për vajza
Liman, tr. e. m.–port, skele; tr. limȧn
Limon, e.–agrume
Limontoz, e.–shq. Pop. Pije me shije të thartë, pluhur / acid citrik
Lirë, tr. e.–monedhë ari e Turqisë; tr. lirȧ
Livandë, e.–lëng aromatik, parfum
Ll
Llabut, tr. degë e trashë dhe e shkurtë, dajak; tr. lobút–dru i shkurtë e i trashë, (Topalli, 2017)
Llaf, llafe, tr.–fjalë; tr. laf
Llafazan, tr.–tr. lafazȧn–llafator / kuvendar
Llafos, fol.-bisedoj
Llagap, tr. e. m.–mbiemri ose emri i familjes, nofka; tr. lakap
Llagëm, tr. e.–kanal për ujëra të zeza, gropë për lëndë plasëse për shpërthim; tr. lağım; shq. Pop. Llagam
Llahusë, tr. e. f.–lehonë; tr. lohusȧ
Llaka-llaka–shq. Pop. Që flet shumë / si tërta-vërta
Llapa, llapë, tr. e.–qull, lëndë e trashë prej bimëve mjekësore për plagë; tr. lapȧ
Llapçën, llapçin, tr. e.–këmbë madh; fig. që i nxjerrë hapat e mëdhenj; fjalë e vjetër; pers. Lāp-çin
Llastik/ë, tr. e. m.–lëndë gome që zgjatet e tkurret; Gegërishtja e ka llastik nga it. Elastico, (2017:916)
Llixhë, tr. e.–qendër me ujëra termale; tr. îlîcȧ, me rënien e zanores nistore
Llokmë, tr. e.–copë, thelë; tr. lokmȧ, (khs. basmȧ / basmë), (Topalli, 2017)
Llokmaxhi, e.–zhvatës, përfitues
Llokum, tr. e. m.–ëmbëlsirë me copa të vogla; tr. lokum
Llullë, tr. e. f.–çibuk; tr. lûle; shq. Llullat–pi duhan / tymoj
Llup, e.–lloj fiku kokërrmadh; shq. Pop. Llupës–grykës, grabitës, (Hoxha, 2015)
Lluq, mb.–i qullët; fig. i plogët. Dizdari e shënon për turqizëm, bashkë me lloq. Krijim i brendshëm nga një onomatope, si plloq, lluq, llok. (Topalli, 2017:922)
M
Madem, m.–mineral; tr. madén; fjalë e vjetruar në shqipe
Mafes, e. m.–shami koke për gra. Dizdari e jep si mavi+Fes–kësulë e kaltër, (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, botimet albanologjike, 2017).
Magazinë, e.–depo; dialektore, magaza
Mëhallë, mëhallë, e. f.–lagje; tr. mahallé
Mahmur, tr. ndf.–përgjumësh, i dehur; tr. mahmur
Mahmurllëk, tr. e.–tr. mahmurlık; formim shqip i mahmurshëm
Mahnit, fol.–e habit; shq. Pop. E lë pa fjalë, (Hoxha, 2015)
Mahnitje, ar. Kokëfortë / tr. habi e madhe–shq. Të befason dhe të bën për vete, (Po aty, f. 146)
Maramë, tr. e.–peshqir me thekë, peshtamall, shami për të mbështjellë kokën; tr. mahrama
Mahlukat, malukat–i pagdhendur, shq. Pop. i shëmtuar
Mahmudie, e.–shq. Pop. Monedhë e artë në kohën e sulltan Mahmutit II
Mahsuz–qëllimisht, veçanërisht; shq, pikërisht për këtë / kastile
Mahzun, mazun–i zymtë; shq. Pop.
Maja, maji, tr. e. f.–tharm, farë; tr. maya
Majasëll, tr. e. m.–sëmundje; tr. mayasıl
Majdanoz, tr. e. m.–erëza; tr. magdanȯs, maydanȯs
Majmun, tr. e. m.–kafshë gjitarë; tr. maymún
Majmunllëk, e.–prapësi, nuk i besohet
Makaze, e.-gërshërë
Malukat, tr. e. m.–lugat, përbindësh, shejtan; tr. malukat–krijesë
Mall, tr. e. m.–prodhim që shitet; tr. mal; formim në shqipe, malltar–pasanik
Mandile, mindil, tr. e. m.–shami; tr. mendil
Mangall, tr. e. m.–enë ku mbahet prushi, tangar; tr. mangȧl
Maramë, tr. e. f.–napë e hollë që e mbajnë gratë në kokë, rubë, peshqir; tr. mahrama
Marangoz, tr. e. m.–zdrukthëtar; tr. marangoz
Maraz, tr.–smirë, inat; tr. maraz
Marifet, tr. e. m.–djallëzi, dredhi; tr. marifet
Marifetçi, e. mb.–dinak; shq. Mjeshtër / arrin qëllimet me dredhi
Marifetllëk, e.–mjeshtëri, fig. dredhi
Marule, tr. e. f.–lloj sallate me gjethe të mëdha; tr. marúl
Mantija, e–gatesë brumi si pite me copa të vogla
Maskara, tr. e. mb.–i poshtër, i pandershëm, tallës; tr. maskarȧ
Maskarallëk, tr. e.–poshtërsi, fig. vepra të ulta
Masraf–shpenzim i tepruar; shq. Pop.
Masrafli–shpenzues i palogjikshëm; shq. Pop.dhe Let. Pop.
Mashalla, tr. pasth.–Sa mirë; tr. maşallah
Mashë, tr. e. f.–përdorëse hekuri me të cilën kapim thëngjijtë; tr. maşa
Mat, tr.–humbje e lojës në shah; pers. Mat–vdiq (shah / mat)–mbreti vdiq
Matara / matare, e. f.–enë teneqeje me kapak për ujë; tr. matara, (Topalli, 2017)
Matkap, tr. e.–turjelë Dore, mjet argjendarësh ose orëndreqësish; tr. matkȧp
Matrapaz, tr. mb.–spekulator, tregtar që bën mashtrime; tr. madrabaz; tr. matrak: dajak, shkop+baz: që luan
Matrapazllëk, e.–shitblerje që përfundon me mashtrim
Matuf, tr. e. m.–plak që ka humbur kujtesën e shkathtësinë e të menduarit; tr. ma’túh; ndërrim dialektor h>f, matuhlık: matufllëk
Maunë, tr. e. f.–barkë ose kamion i madh; ar. Mavuna
Mavi, tr. mb.–i kaltër; tr. mavi; mavijos
Maxhar, e. m. mb.–hungarez; tr. macar
Mazbatë, tr. e. f.–pasojë, borxh i mbetur padrejtësisht; tr. mazbatë; Kosovë, shuplakë; protokoll, akt, shkresë
Mazgallë, tr. e. f.–vrimë, zgavër, frëngji; tr. mazgal–vrimë
Mazi, tr. e. m.–gogël ose gjethe e lisit si bojë për të nxirë flokët, vetullat; pers. Mazi, që erdhi përmes turqishtes
Meazallah, mazgalla, tr. ndf.–kurrsesi, në asnjë mënyrë; tr. meazallah–mos o Zot; ar. Allah–Zot, Perëndi
Medet, tr. pasth.–shpreh fatkeqësi, mjerim; tr. medet
Medrese, tr.–shkollë e mesme e lartë për hoxhallarë; tr. medresé (Arab.)
Meit, tr. e. m.–kufomë; tr. meyyit–i vdekur
Mejdan, tr. e. m.–shesh, vend i hapur, shesh lufte; tr. meydȧn
Mejane, e.–fërgesë me miell
Mejhane, tr. e. f.–pijetore, klub, lokal; tr. meyhané nga mey: pije+hané: lokal, vend
Mejhanexhi, e.–pronar i pijetores dhe shitës i pijeve
Mejtep, tr. e.–shkollë fillore e besimtarëve myslimanë; tr. mektep
Mejtepli, mb.–fig. njeri i shkolluar / iron. Që është analfabet
Mekam, tr. e.–varri i shenjtorit mysliman në tyrbe; tr. makam-banesë
Meleze / melez, tr. mb.–pëlhurë mëndafshi; tr. melez (përzierja e drithërave, si elb, tërshërë, grurë), përzierja e racave (mulat, hibrid)
Meleq, e.–engjëll; shq. Pop.dhe Let. Pop.
Melhem, tr. e. m.–pomadë, krem popullor; tr. melhem
Memur, tr. e.–nëpunës, zyrtar; tr. memur
Memleket, memleqet, e.–shq. Pop. Anë, vendlindje
Menekshe, tr. e. f.–lule; tr. menekşe–lule vjollcë
Mengene, menjene; tr. darë e madhe shtrënguese; tr. mengené; shq. Pop. Mejene, (Topalli, 2017)
Meqik, Mëqik, tr. e. m.–vegël pune në rrobaqepësi; tr. mekik
Merahmet, merhumet–mëshirë
Merahmetli, merhametli–shq. Pop. I mëshirshëm
Merahmetsiz, marhametsëz–shq. Bisedore, i pandjeshëm, zemërgur
Merak, marak, tr.–kureshtje, shqetësim, lakmi, kujdes; tr. merak
Merakli, mb.–shq. Pop. I dhënë pas diçkaje, që brengoset për dikë
Meremeto–miratim, rregullim, riparim, (Hoxha, 2015:157)
Meremetoj, tr. fol.–rregullim në shtëpi; tr. meremet
Meremetim, e.–të rregulluarit e shtëpisë
Meremetues, e.–mjeshtër i meremetimit
Merhaba, pasth.–“Mirë se erdhe”; tr. merhaba–mirëdita
Mermer, tr. e.–gur gëlqeror; tr. mermer
Merxhan, tr. mb.-Koral/ si mb. E kuqe e ndezur; tr. meruan; patronim në Kosovë
Mesele, tr.–ndodhi, çështje, bisedë, punë, shkak; tr. mesele; geg. Mesele
Meskall, tr.–vegël argjendarësh për të shkëlqyer arin e argjendin; tr. miskalȧ
Meste, tr.–sheshje, papuçe të thurura; tr. mest. (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980)
Meshin, tr.-lëkurë e regjur dhe e përpunuar; tr. meşin
Metelik, tr.–monedhë turke; tr. metelik
Mevlud, tr. e. m.–festa e myslimanëve për lindjen e Muhamedit; tr. mevlüt–i lindur
Mexhite, tr. e.–para e argjendtë; tr. mecidye–i nderuar, fisnik
Mexhbur, mezhbur–shq. Pop. Detyrim, shtrëngim për kryerjen e ndonjë pune
Mexhlis, e.–shq. Pop. Kuvend, mbledhje e njerëzve
Meze, tr. e. f.–ushqime që shoqërojnë pijen; tr. meze
Mëhallë, mëhallë, e.–lagje; shq. Pop. Shtëpitë në të njëjtën rrugicë
Mënik, tr. e. m.–këlysh qeni; tr. minik–vogëlush, i vogël; shq. Bisedore, minuk
Mide, tr. e. f.–stomak, tr. mide
Milet, tr. e.–popull; tr. millet; E vjetër dhe përçmuese si fjalë në Kosovë
Minare, tr. e. f.–maja në kullën e xhamisë, ku myezini thërret besimtarët të falen; tr. minare
Minder, tr. e. m.–shtrojë ose dyshek i ngushtë; tr. minder
Mindil, e.–faculet, shami për hundë
Mintan, e.–shq. Pop. Veshje e sipërme tradicionale me krahë ose mëngë / xhemper
Miras, tr. e. m.–trashëgim; tr. miras
Misër, e. m.–drithë; tr. misir (emrin e mori prej Egjiptit)
Miskë, e.–erëmirë, fig. pastërti e skajshme
Mitan, tr. e. m.–veshje prej shajaku në pjesën e sipërme; tr. mintan. Trajta mitan me zhdukjen disimiluese të njërës prej dy n-ve. (Topalli, 2017)
Mixhë, tr. e. m.–xhaxha, axhë; tr. amca
Muhabet, tr.–bisedë; tr. múhabbet
Muhabetçi / muhabetqar–bisedar; fig. mikpritës e i këndshëm në bisedë
Muhalebi, tr. e.–ëmbëlsirë; tr. mahallebi (ëmbëlsirë me niseshte e qumësht)
Muhamedan, tr. e. mb.–mysliman, themeluesi i fesë islame Muhamedi
Muhasere–ngushtllëk, bllokadë; fig. në hall pa zgjidhje
Muhaxhir, tr. e.–mërgimtar, refugjat, emigrant; tr. muhacir
Muhaxhirllëk, e.–shq. Pop. Shpërngulje me dhunë
Mukajet, tr.–kujdes, interesim, përpjekje; tr. mukayyet
Mulla, e.–titull i hoxhës me medrese
Musaf–shq. Pop. Kuran, betim: Pasha Musafin / Prishtinë
Musaka, tr. e. f.–tavë me mish të grirë me qepë e vezë; tr. musaka
Musëndër, musendër, tr. e. f.–dollap në mur për shtrojë; tr. musandra
Mushama, tr. e. f.–lloj pardesyje e papërshkueshme nga uji; tr. muşamba
Mushmollë, e. f.–pemë si molla me kokrra të vogla; tr. muşmula
Mushtulluk, tr. e.–lajm i gëzuar; tr. muştuluk (pers. mužde: lajm+tr.–luk)
Mutfak, e.–shq. Pop. Kuzhinë / gjellëtore
Myderriz, tr. e. mb.–mësues i teologjisë islame në medrese; tr. müderris
Myezin, tr. e. m.–hoxha që i thërret besimtarët nga minarja për t’u falur; tr. muezzin
Myftar, tr. e. mb.–kryeplak; tr. myftar–i zgjedhur
Myfti, tr. e. mb.–klerik i lartë mysliman i një krahine; tr. müftü; Kryemyftinj, (Topalli, 2017:1024)
Myhyr, tr. e. m.–unazë, vulë; tr. mühür
Myhlet–shq. Pop. Afat / kohë
Mynafik, e.–fjalëkeq, intrigant, spiun; shq. Pop.dhe Let. Pop.
Mysafir, tr. e. m.–vizitë nga miku; tr. mysafir
Mysibet, misibet–llahtari, gazep; shq. Pop. E shëmtuar, e rrënuar, fatkeqësi
Mysliman, tr. e.-besimtar i fesë islame; tr. müslüman, ar. Muslim
Myslimanizëm, e.–shtrirje e besimit Islam
Mystekil, mistekil–shq. Pop. Apostafat, qëllimisht
Myshteri, tr. e. m.–klient, blerës; tr. müşteri–blerës; shq. Bisedore, myshteri, mishteri
Mytesarif, tr. e. m.–kryetar i administratës së një sanxhaku; fjalë e vjetruar në shqipe; tr. mutesarrif, (Po aty, 1026)
Myzevir, e.–shq. Pop. Shpifës, njeri tejet i poshtër
Myzhde, tr. e. f.–lajm i gëzueshëm, sihariq; tr. müjde
Myzhdexhi, e.–që jep lajme të gëzueshme, shq. Pop. Lajmëtar
N
Nafakë, tr. e. f.–fat, mbarësi; tr. nafakȧ; formim shqip, i panafakë
Nafakli, e. mb.–fatbardhë, shq. Bisedore, fatlum
Nahije, tr. e. f.–krahinë, anë; tr. nahiye
Naks, tr. mb.–idhnak, grindavec; tr. nakiz–i mangët, i metë
Nalet / lanet–shq. Pop. Djalli; ka pësuar metatezë
Nallane, tr. e. f.–heqla druri; tr. nalin
Nallban, tr. e. m.–mbathtar, fig. njeri i paaftë në mjeshtërinë e vet; tr. nalbant; shq. Nallbançe
Nallçë, tr. e. f.–potkua; tr. nalça
Nam, tr. e. m.–zë, famë, emri që i del dikujt; shkatërrim, gjëmë; tr. nam
Namaz, tr. e. m.–falja që bëjnë myslimanët disa herë në ditë; tr. namaz
Namazbez, e.–shq. Bisedore, shami e kokës për lutje të Namazit
Namazgjah, e.–shq. Pop. Treg, shesh publik
Namus, tr. e.–nder; tr. namus; fjalë e gjuhës bisedore e vjetruar; / lutje, falje
Namusqar, namusli–shq. Bisedore, mb. I/e ndershme
Nargjile, tr. e. f.–lloj çibuku i lidhur me mekanizëm; tr. nargile
Narden, tr.–lëng i trashë kumbullash apo shegësh / thanash; salcë; tr. nardenk; geg. Del nerden
Nasihat–shq. Pop. Këshillë, predikim
Naze, tr. e. f.–sjellje sikur nuk donë diçka; tr. naz / nazeli, nazeqar; formime të shqipes nazetor, nazar
Nefes, tr.–frymë, gulçimi; tr. nefes
Nejse, tr. psz.–s’prish punë, sidoqoftë, s’ka gjë; tr. ne ise–çka do qoftë
Nemelazëm–shq. Pop. Shprehje pasthirrmë: çka / çfarë më duhet / nevojitet
Neps, tr. e.–dëshirë e madhe për të ngrënë a për të shijuar diçka. Fjalë e mbarë shqipes, që në të folme ka nefes; ar. Nefs; Kosovë del si nefis
Nerënxë, tr. e. f.–agrume që bën kokrra si të portokallit, por pak të hidhura. Geg. Ka Naranxhë; tr. narenc me burim prej persishtes. Kosovë, naranxhë, fr. Orange. (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, botimet albanologjike, 2017)
Neshter, tr. e.–thikë e hollë dhe e mprehtë në mjekësinë popullore për të operuar; tr. neşter, me burim prej persishtes, (Po aty, f. 1046)
Nevruz, tr. e. mb.–Festë fetare e bektashinjve me fillimin e pranverës; tr. nevruz–ditë e re (pers.). Përdoret si antroponim.
Nezër–shq. Pop. Bamirësi, ndihmë në të holla / nijet
Ngje, tr e. f.–reja, nusja e djalit; fjalë e vjetruar; tr. yenge–gruaja e vëllait ose e ungjit; gruaja që përcjellë nusen te burri, me rënien e rrokjes së parë; në Kosovë përdoret ingje
Nigjah, tr. e.–lidhja e martesës sipas kërkesave islame, të holla që duhej t’i jepte burri gruas në rast se e ndante; Fjalë e vjetruar; tr. nikâh
Nijet, tr. e. m.–qëllim, mendim; tr. niyet–synim, qëllim
Nijetli, e. mb.–shq. Pop. I vendosur / që mban premtimin
Nimet, tr.-dhunti, e mirë; shq. Pop. Buka e bereqeti
Niseshte, nisheste, tr. e. f.–pluhur nga misri, gruri apo patatja; tr. nişasta, metatezë e bashkëtingëlloreve
Nishan, tr. e. m.–shenja e shenjtorëve, shenjë, njollë në lëkurë; tr. Nişan; formime shqipe, nishanxhi, nishantar
Nishanxhi–shq. Pop.dhe Let. Pop. Shenjëtar
Nizam, tr. e. m.–rekrut; tr. nizam
Noksan, tr. e. mb.–e metë, cen, gjymtim; tr. noksan–mangësi, mungesë
Nopran, mb.–agresiv; tr. nopran–njeri me sjellje të rënda, inatçi / inatçor
Nur, tr. e. m.–shprehja e fytyrës, hijeshi; tr. nur–dritë, shkëlqim; Formime shqip, i nurshëm / i hijshëm, nursëz / i zymtë; Antroponimi Nurije, Nuri.
Nursëz, mb.–shq. Pop. i vrenjtur / nurzi
O
Odë, tr. e. f.–dhomë; tr. oda
Odaxhi, e.–shq. Pop. Shërbyes në odën e burrave
Ogur, tr. e.–shenjë e mirë apo e keqe; tr. uğur
Ogursuz, ogurzi, mb.–shq. Pop. Fatzi ose i pafat
Ojë, tr. e. – thurje, prerje, vegëz; tr. oye–një lloj dantelle për shamia; Kosovë, ojna–zbukurim; naze
Ojme, e.–shq. Bisedore vegëz në thurje
Ojna, e.–shq. Pop. Naze / ankesa pa bazë
Ojnaxhi, mb.–shq. Bisedore, njeri i vështirë, fig. nuk bindet po vazhdon me lojërat e veta
Okë, tr.–njësi e vjetër për 1 kilogram e një çerek; tr. okka
Okllai, okllagi, tr. e. f.–petës, të-holluese; tr. oklagu; shq. Okllai, okllagi, akllagi; (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980).
OLL–fjalëformuese, që vjen nga fjala turke oğul–djali, biri, si prapashtesë u shtohet rrënjëve të fjalëve tjera duke dhënë emra familjesh, si Agusholli, Agolli, Çausholli, Rizvanolli, etj. Ngjashëm janë edhe formimet me son, sen / bir, Te gjuhët gjermanike, si Johanson, Pedersen. (Topalli, 2017:1083)
Orman, tr. e. m.–pyll; tr. orman
Ortak, tr. e. m.–punon bashkë, bashkëpronar; tr. ortak
Ortakëri, e.–partneritet, grup ortakësh
Ortë, tr. e. f.–grup njerëzish të së njëjtës moshë, profesion ose shkallë shoqërore; tr. orta; Në Kosovë, orta–aty diku, mesatarisht
Osman, tr. e. m.–themelues i Perandorisë Osmane; ar. Osman – zog, shpend; Formim shqip, Osmanli
Oshgeldën, oshgjeldin, hoshgelldën–shq. Pop. Shprehje: mirë se vini
Oturak, tr. e.–enë për jashtëqitje të fëmijëve të vegjël; tr. oturak / oturmak – rri, qëndroj.
Oxhak, tr. e. m.–vendi nga del tymi; fig. familje e vjetër, derë e madhe; tr. ocak; shq. Oxhakëri, oxhakësi
P
Paçamur, tr. e. m.–bukëvale; tr. paça hamuru–brumë në paçe
Paçariz, tr. mb.–rrëmujë, pështjellim; tr. paçariz, me metatezë nga çapariz–majtas, djathtas. Patronim në Kosovë
Paçavure, paçavër, tr. e. f.–leckë, sukull; tr. paçavra
Paçe, paça, tr. e. f.–gatesë me copa të vogla mishi ose plëndësi; tr. paça–këmbë (mish prej këmbe)
Padishah, tr. e. m.–sundimtar; tr. padişah–sundimtar i madh
Paftë, tr. e. m.–pllakë metali; tr. pafta. Shq. Pop. Pafti–lloj bezi të bardhë
Paha-ja, pahi, tr. e.–vlerë, çmim; fig. rëndësi; tr. paha–vlerë, çmim
Pajton, tr. e. m.–karrocë e vogël për udhëtime; tr. payton
Pallamar, tr. e. m.–litar për lidhje të anijeve, litari i spirancës; tr. palamȧr
Pallaskë, tr. e. mb.–rripi i fishekëve; tr. palaska
Pallavra–shq. Pop. Fjalë të kota, dokrra, (Hoxha, 2015, p. 181)
Pallavraxhi–shq. Pop. Fjalaman, që flet shumë gjepura
Pallë, tr. e. f.–shpatë, këllëç; tr. pala–shpatë e kthyer; Fjalë e vjetruar shqipe
Pambuk, tr. e. m.–bimë industriale e bardhë; tr. pambuk
Pampur–shq. Pop.e Let. Pop. Tren me thëngjill
Panxhar, tr. e. m.–barishte me rrënjë boshtore; tr. pancar; pers. Pan: gjethe e kuqe + xhar: bimë. Panxharsheqeri, e.–karotë prej nga nxirret sheqeri
Panxhë, tr. e. mb.–shputa e këmbëve të përparme të disa kafshëve me kthetra; tr. pança–pers. Pesë (pesë gishta)
Papuçe, tr. shm.–heqla për shtëpi, gjurmashka; tr. pabuç (pers. Pā: këmbë+puş: mbuloj, mbulesë këmbe.
Paq, tr. ndf.–i pastër, qetë, si duhet, plot e përplot; tr. pak–i pastër, (Topalli, 2017)
Paqllëk–pastërti, dëlirësi, (Hoxha, 2015)
Para, pare, tr. e. f.–monedhë; tr. para–pers. Copë, pjesë
Pareli, parajli, e. mb.–shq. Pop. Pasanik / ka shumë para
Parmak, tr. e.–radhë shufrash prej hekuri ose druri anash shkallëve; tr. parmak–gisht
Parvaz, pervazë, tr. e.–korniza e derës apo dritares, pragu i dritares; tr. parvaz
Pastërma, tr. e. f.–mish i tharë në tym; tr. pastërma
Pasha, pashë, tr. e.– titull; tr. paşa nga baş – krye, si në shq. Kulla e Pashës, pashallëku. (Topalli, 2017:1111)
Patëllxhan, tr. e. m.–perime, trangull me ngjyrë vjollce; tr. patlican
Patiskë, e.–shq. Pop. Paftë, pëlhurë pambuku për qëndisje; shq. bisedore, batiskë
Patllake, tr. e.–revole me gjashtë fishekë; tr. altıpatlar
Pazar, tr. e. m.–treg; tr. Pazar, shq. Pazarllëk
Pazarllëk, e.–shq. Pop. Marrëveshje dhe tregti e mirë
Pehlivan, tr. e. mb.–i shkathët; fig. i gjallë, akrobat; tr. pehlivan; Kosovë, pehlivan–shumë i mirë
Pehlivanllëk, e.–shq. Pop. Veprim i guximtarit
Pehriz, tr. e.–dietë në ushqim; tr. perhiz me burim prej persishtes. Ka pësuar metatezë bashkëtingëlloresh: Pehriz
Pejgamber, e.–shq. Bisedore, njeri i shenjtë i Zotit
Pekmez, tr. e. m.–lëng i trashë pemësh të ziera; tr. pekmez
Peksimet, tr. e.–bukë e bardhë e pjekur dy herë; tr. peksimet
Pembe, tr. e.–shq. Pop. Ngjyrë trëndafili / rozë
Penxhere, tr. e. f.–dritare; tr. penceré
Peqe, tr. psz.–“si urdhëroni”; tr. pek iyi–shumë mirë
Perçe, tr. e.–napë e zezë për mbulim fytyre; tr. peçe
Perde, tr. e. f.–copë pëlhure për dritare; tr. perde (pers.)
Perdesyz, mb.–shq. Pop. I pacipë; shprehje nënçmuese
Perishane, tr.–stoli me para që vënë nuset në ballë; let. Pop.; tr. perişan
Perri, tr. e. mb.–zanë, femër e bukur; tr. peri–zanë
Pestil, tr. e. m.–lëng kumbullash të ziera; tr. pestil; geg. Pistil
Peshqesh, tr. e.–dhuratë; tr. peşkeş
Peshqir, tr. e. m.–copë pambuku për t’u fshirë; tr. peşkir
Peshtaf, tr. e. f.–kuti për stoli; tr. peştahtȧ / h>f
Peshtamall, tr. e. m.–peshqir i madh, shall për krahë; tr. peştemal
Pilaf, tr. e. m.–gjellë me oriz; tr. pilav
Piri, tr. e. m.–e ka të trashëguar nga të parët; e ka zakon; tr. pir–plak
Pirolla, tr. pasth.–“të lumtë”; let. Pop. ; Tr. pir ol: bëhu plak
Përpiri, tr. e.–dallomë pëlhure që vishnin truprojat, esnafët
Pis, tr. ndf.–me njolla; fig. i ndyrë, i poshtër; tr. pis; formime shqipe: pisllëk, i pistë, pisan, pisanik.
Pisllëk, e.–ndyrësi, fig. papastërti, (Hoxha, 2015)
Pishman, tr. ndf.-pendueshëm; tr. pişman–që pendohet
Pishmanllëk, tr. e. m.–tr. pişmanlık
Pite, tr. e. f.–petë brumi me djathë, mish, lakra, etj; tr. pide; d>t
Pizeveng, tr. e. mb.–njeri i poshtër, maskara, hileqar; tr. pezevenk
Podrum, e.–kati nën përdhese ku ruhen gjërat
Pogaçe, e.–lloj buke e pa ardhur me maja
Portokall, e.–agrume / pemë nga Portugalia
Poste, tr. e. f.–shtroje prej lëkurës së dashit; tr. post–lëkurë
Posteki, tr. e. –lëkurë dashi; Kosovë, postaki: sh. Postiqe
Potere–shq. Pop. Zhurmë
Poterexhi, e.–shq. Pop. Zhurmaxhi
Poture, tr. e.–pantallona burrash prej shajaku a prej cohe të gjëra; tr. poture
Pranga, tr. e. shm.–hallka për të arrestuarin; tr. pranga
Pullë, tr. e. f.–njollë në trupin e kafshës, nishan, kopsë, koka e gozhdës. Pullë poste–tr. pul
Pupël, tr. e.–pendë; tr. pupla
Pusi, tr. e.–pritë, pabesi; tr. pusú
Pusullë, tr. e.–mesazh i shpejtë; tr. pusulȧ
Pusht, tr. e.–maskara, që shkon pas femrave; fjalë më e rrallë; tr. puşt
Q
Qabe, e.–faltorja në Mekë, vend i shenjtë mysliman
Qafir, tr. e. mb.–i pabesë, i pafe, mosmirënjohës; tr. kâfir–i pafe
Qafirllëk, e.–pabesi, shq. Pop.
Qar, tr.–fitim, leverdi; tr. kâr
Qatip, tr. e. m.–shkrues, sekretar, nëpunës i paaftë; tr. katip
Qebap, tr. e.–copë e vogël mishi; tr. kepab; shq. Qebaptore
Qebapçi, e.–shq. Pop. Ai që punon në qebaptore / i punon qebapët
Qebaptore, e.–shq. Pop. Lokal ku shërbehen e shiten qebapët / lokal i ushqimeve e mishrave të imta
Qeder, tr.-dëm, humbje; fig. shqetësim; tr. qeder
Qefin, tr. e. m.–pëlhurë mbështjellëse për të vdekurin; tr. kefin
Qefinos, fol.–e përgatis kufomën për varrosje / e mbështjellë me pëlhurë të bardhë
Qehaja, qehaja, tr. e. mb.–Kujdestari i pasurisë së një beu; tr. kâyâ (pers.)–zot shtëpie
Qejf, tr.–dëfrim, zbavitje, argëtim; geg. Qef; tr. keyif; formim shqip: i paqejf
Qejfli, tr. e. mb.–shq. Pop. I dhënë pas argëtimeve; tr. keyifli
Qel, tr. e. mb.–qeros; tr. kel
Qele mullah–shq. Pop. Kurani / shprehje fetare, (Hoxha, 2015:192)
Qelepir, tr. e.–diçka që merret falas; tr. kelepir; shq. Bisedore, qelepir
Qelepirxhi, tr. e. mb.–ai që është mësuar të hajë e të pijë në kurriz të tjerëve; tr. kelepirci
Qelepoçe, tr. e.–takije prej pëlhure të bardhë që mbahet gjatë verës
Qeleshe, tr. e. f.–kësulë e bardhë tradicionale; tr. keleş
Qelibar, tr. e. mb.–rrëshirë e tejdukshme halore; fig. shumë i pastër dhe e kulluar; tr. kehlibar
Qemane, tr. e. f.–violinë; tr. kemȧn–harku i violinës
Qemer, tr. e. m.–gur i harkuar sipër dritareve; tr. kemer
Qenef, tr. e. m.–nevojtore; tr. kenef
Qepaze, tr. mb.–cipëplasur, i paturp; tr. kepaze; geg. Qerpaze, ka marrë epentezën e një r-je
Qepen, tr. e.–kapak dërrase, llamarine; tr. kepénk; geg. Qepen
Qereç, tr. e. m.–llaç i fortë i gëlqeres; tr. kireç–gëlqere
Qeros, e. mb.–shq. Pop. Tullac / ironizuese
Qerpiç, tr. e. m.–tullë e tharë në diell, tullë balte; tr. qerpiç
Qerpik, tr. e. m.–qime në kapakët e syrit; tr. kirpik
Qerrata, tr. e. mb.–njeri i zgjuar e i shkathët; Kosovë, ka kuptim të dredharakut e tinëzarit, ndonëse përdoret rrallë; tr. kerata
Qerratallëk, e.–shq. Bisedore, veprim djallëzor por i shkathtë / Sherri
Qesat, e.–shq. Pop. Gjendje e rëndë ekonomike, krizë
Qesatllëk, e.–shq. Pop. Gjendje skamjeje për të gjithë
Qesat, fol.–shq. Pop. Po e kiti hardhinë / pres / krasis
Qese, tr. e. f.–trastë e vogël; tr. kese–torbë e vogël; shq. Bisedore, qese
Qeser, tr. e. m.–sqepar, tr. qeser
Qesme, tr. e.–vegël argjendarie, me të cilën pritet ari; tr. mesme–gërshërë e madhe; përdoret më rrallë
Qesqin, qeskin, tr. e. mb.–shq. Pop. E mprehtë, vajzë qesqine / e shkathtë, i gjallë, i zhdërvjellët; fig. i veçantë; tr. keskin–i mprehtë
Qesëndis, tr. fol.–tall dikë; geg. Qestes; tr. kesinti / kesinmek–pres, copëtoj; fig. tall; shq. Qesëndisje (khs. Stolisje e stoli), (Topalli, 2017:1216)
Qibar, mb.–shq. Pop. Autoritar, i kujdesshëm, elegant, madhështor, kryelartë
Qibarli, mb.–fig. mendjemadh, fodull
Qibrit, tr. e. m.–shkrepëse; tr. kibrit
Qilar, tr. e. m.–dhomë ku ruhet bulmeti dhe ushqime të tjera; Kosovë, përdoret si dhomë fjetjeje qeler
Qilarxhi, e. mb.–shq. Pop.dhe Let. Pop. Shërbyes gjatë dasmave / ai që ruan dhomën ku janë furnizimet për një dasmë / arkaizëm
Qilim, tr. e. m.–shtrojë për dysheme; tr. kilim
Qira, tr. e.–paratë që paguan banori për shtëpinë ose dyqanin, kur e huazon; tr. kirȧ
Qiraxhi, tr. e. mb.–tr. kiraci; shq. Qiraxheshë
Qitap, tr. e.–libër; tr. kitap
Qofte, tr. e. f.–gatesë mishi në formë të rrumbullakët; tr. köfte; geg. Qyfte
Qoftexhi, qyftexhi, e. mb.–shq. Pop. Zejtar i punimit të mishrave të imta / shet e punon qofte
Qole, tr. e.–rob, skllav, shërbëtor; fig. budalla; tr. köle
Qorr, tr. e. mb.–i verbër; tr. kör; formime shqip: qorrazi, qorrthi, u qorrua
Qorroj, fol.–shq. Bisedore, verbëroj; qorrohem, (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980)
Qorrfishek, e.–shq. Pop. Fishek pa barut
Qorrsokak, e.–rrugë pa dalje
Qose, tr. e. mb.–pa flokë e pa qime në fytyrë; tr. köse
Qostek, tr. e. m.–zinxhir qafe për orën e xhepit; tr. köstek
Qoshe, tr. e.–kënd, cep; tr. köşe
Qosheli, mb.–shq. Bisedore, me cepa / me kënde; gur me qoshe
Qoshk, tr. e.–kthinë, një e ndarë në çardak; tr. kösk; formime shqipe: qoshkenik–gurë që përdoren për të bërë qoshet e murit; qyshkoj–palos pa kujdes diçka në një qoshe, (Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, botimet albanologjike, 2017)
Qupri, e.–shq. Dialektore, urë / Let. Pop. Quprija
Qyfyr, tr. e.–shaka, fjalë për të qeshur; tr. küfür–mohim; shq. Bisedore, qyfre-fjalë të kota
Qyfyrexhi, qyfyrçi, e.–shq. Pop. Hokatar / shakaxhi, fig. gënjeshtar / ironizuese, llafazan
Qyl, tr. e.–e pirë ose e ngrënë pa pagesë; përtac, i ngathët; tr. kül–shumë i varfër
Qylah, tr. e.–taçi i dervishit, karrule; tr. külah; qeleshe e gjatë si hinkë
Qylaxhi, e.–shq. Pop. Qeleshepunues
Qymez, tr. e. m.–kotec pulash; tr. komes
Qymyr, tr. e. m.–lëndë djegëse që del nga karbonizimi i drurit; tr. kömür
Qymyrxhi, e.–shq. Pop. Shitës i qymyrit / formim shqip, qymyrtar
Qymlek, e.–shq. Bisedore, lloj gjelle me mish, qepë, hudhra dhe erëza
Qyng, tr. e. m.–gyp i gjerë për tym oxhaku; tr. künk
Qyp, tr. e. m.–enë balte për bulmet, pasuri; tr. küp
Qyrk, tr. e. m.–pallto dimri me gëzof; tr. kürk
Qysqi, qyski, tr.–shufër hekuri për të hapur vrima; tr. küskü
Qyte, tr. e.–pjesa e prapme e një arme të lehtë zjarri ose e sëpatës; tr. küt–cung
Qytyk, tr. e.–trung, shtyllë; tr. kütük – trup druri; shq. Bisedore, qytyk–tru-trashë
R
Raft, tr. e. m.–orendi me të ndara; tr.raf; raft> raf
Rahat, rehat–shq. Bisedore, qetë
Rahatia, rehatia, e.–shq. Bisedore, të qenët rehat / komfor, me gjendje të mirë ekonomike
Rahmet–shq. Bisedore, ndjesë / mëshira e Perëndisë
Rahmetli, mb.–shq. Pop. I dhembshur, i mëshirshëm
Rahmetliu, rahmetli–shq. Dialektore, i ndjerë / tashmë i vdekur
Raki, tr. e. f.–pije alkoolike; tr. raki
Ramazan, tr. e. m.–muaji i shenjtë mysliman; tr. ramazan
Ramazanli, e. mb.–shq. Pop. Besnik ndaj Ramazanit; fig. i agjërueshëm
Rast, tr. e. m.–veprim ose ngjarje që ndodh në jetë; tr. rast–takim; shqipja standarde: rastis, rastësi; i rastësishëm, rastësisht / formime të shqipes me prapashtesa
Razaki, e.–shq. Pop.dhe Let. Pop. Rrush kokërrmadh me cipë të trashë
Razi palak.–(Jam) gati, më mbushet mendja, Jap pëlqimin; jam razi; tr. razi–i pëlqyer, i pranuar; razitem–merrem vesh
Rezillëk, ndf. e.–shq. Pop. Harmoni familjare, pëlqim, ujdi
Reçel, tr. e. m.–lëng i trashë nga pemët e ziera me sheqer; tr. reçel
Rehat, tr. ndf.–qetë, urtë, pa shqetësime; tr. rahat–qetësi, pushim, shq. Rehati, i parehatshëm, rehatoj
Rehatllëk, e.–shq. Pop. Komod, gjendje qetësie
Rehatoj, fol.–shq. Pop. Rregulloj, plotësoj kërkesat, fig. e vret
Rende, tr.–përdorëse në kuzhinë për të grirë ushqime; tr. rende; shq. Rendoj, rendis–grij në rende
Reqat–shq. Pop. Lëvizje gjatë namazit
Revani, tr. e. f.–ëmbëlsirë; tr. revani
Reze, rezë, tr. e. f.–mjet për të mbyllur derën; tr. rezë
Rezil, tr.–i pacipë, i poshtër, i pafytyrë; tr. rezil– i poshtër; e bërë rezil–e pafytyrë
Rezillëk–shq. Gjëra të pahijshme në vazhdimësi / turp pas turpi
Risk, tr.–fat; tr. rizk; Kosovë, rriskë (pasuria, malli)
Rizë, e.–shq. Pop. Peshqir me thekë, peshqir i vogël
Rixha, tr.–lutje, kërkesë; tr. rica
Rixhaxhi, e.–shq. Pop. Kur të bie në dorë dikush për ta falur / fig. lutës për ndërmjetësim në hakmarrje
Rubë, e.–shq. Pop. Rrobë, fig. copë e vogël pëlhure për pastrim
Ryshfet, tr.–para që i jepen dikujt për punë të jashtëligjshme; tr. rüşvet; shq. Ryshfetçi
Ryshfetçi, e.–shq. Pop. Njeri matrapaz, / që nuk punon fare, por i merr shërbimet duke dhënë para nën dorë / ironizuese
Rytbe, rybe, tr.–gradë, shkallë, titull; tr. rytbe
Rr
Rrebe–shq. Pop. Humor i keq / njeri me teke
Rreban, mb.–shq. Pop. Njeri i luhatshëm në humor, kapriçioz
Rrumuze, romuze–shq. Ia thua fjalët tërthorazi / flet me alegori
Rreng, tr. e. m.–dredhi ose diçka tjetër e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt, dëm, sherr; tr. renk; Kosovë, rrengoj–dëmtoj
Rruspije, rrospi, tr. e. f.–kurvë, prostitucion; tr. orospu, Kosovë, rrospi
S
Sabah, tr.–mëngjes; tr. sabȧh
Sabah hajrolla, pasth.–shq. Pop.dhe Let. Pop. Mirëmëngjesi
Sabajle–shq. Pop. Me të aguar / herët në mëngjes
Sabër–shq. Bisedore, durim, tolerancë
Sabër selamet, pasth.–shq. Pop. Durimi e ka shpërblimin
Sabërli, e. mb.–shq. Pop.dhe let. Pop. I durueshëm
Sabi, sabije–shq. Pop.dhe let. Pop. Fëmijë i vogël
Saç, tr. e. m.–kapak hekuri për të pjekur, lakror; tr. saç
Saçme, tr. shm.-rruzuj të vegjël prej plumbi, me të cilën mbushen fishekët; tr. saçma
Sade, tr. mb.–e zier pa i shtuar diçka tjetër; kafe Sade–pa sheqer; tr. sadé
Sadakë, sadaka–shq. Pop. Bamirësi që u jepet të varfërve / lëmoshë në të holla
Sadaka e Fitrit–shq. Bisedore, lëmosha që jepet tri ditë para Festës së Bajramit
Safa, safë–shq. Bisedore, enë uji metalike
Safi, tr. mb.–i papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë, i pastër; tr. safi, emër njeriu
Sahan, tr. e. m.–çanak, pjatë; tr. sahȧn
Sahat, tr. e. m.–orë; tr. sa’at (h-hiatike)
Sahi–shq. Bisedore, vërtet, sigurisht, pa dyshim
Sahib, e. mb.–let. Pop. Pronar tokash, zotëri
Sajdi, e.–shq. Bisedore, nder, respekt; Kosovë, sajgi
Sajdis, tr. fol.–nderoj; tr. saydi
Sajdisje, e.–shq. Bisedore, mikpritje me shumë nderime; fig. respektim sipas protokollit
Sakat, tr. e. m.–i gjymtuar; tr. sakat; sh. Sakatllëk
Sakatim, fol.–shq. Bisedore, gjymtim
Sakatoj, fol.-shq. Bisedore, dëmtoj, gjymtoj, fig. cungoi / I rrënoi projektin
Sakatllëk, e.–shq. Pop. Gjymtim, e metë trupore ose mendore
Sakllam, sagllam, tr. ndf.–shq. Pop. E vërtetë, e shëndoshë, pa asnjë të metë; pa ndonjë dëmtim, i sigurt; tr.sağlam
Saksi, tr. e. f.–vazo, enë e vogël për lule; tr. saksi
Salat–shq. Pop. Namaz, përkushtim fetar
Salep, tr. pije, tr. salep; shq. Salepore–barishte me zhardhokë
Salepçi, e. mb.–shq. Pop. Shitës dhe përgatitës i salepit; fig. njeri pa vlera/ arkaizëm
Salavat, salevat–shq. Pop. Lutje me gojë drejtuar profetit e Zotit, Fe
Sall, tr. ndf.-vetëm; tr. salt–vetëm
Sallandisem, sallaisëm, tr. fol.–sorollatem, bredh andej e këndej; tr. tr. salındı, fol. Salınmak– përkundem, tundem, (Topalli, 2017)
Sallanxhak, e.–shq. Bisedore, luhatëse, kolovajzë
Sallgam, tr.–akacie; tr. salkîm; Kosovë, sallgami–shpenzime të tepërta lidhur me rregullimin e kushteve jetësore
Salltanet, tr. e. m.–madhështi e tepruar në veshje, stoli; tr. saltanȧt
Sandëk, sanduk, e.–shq. Pop. Arkë druri për pajë të nuses; fig. kuti druri për kufomë
Santin–shq. Pop. Masë gjatësi, centimetër
Sanxhak, tr. e. m.–njësi administrative më e madhe se kazaja; tr. sancak–flamur
Sanxhakbej, hist.–let. Pop. Qeveritar i një sanxhaku
Sapun, e.–shq. Bisedore, mjet i ngurtë për pastrim
Sapunxhi, e. mb.–shq. Pop. Shitës dhe përfitues i sapunëve
Samar, e.–shq. Pop. Kalosh, hark për ngarkim të drunjve mbi shpinën e kalit; fig. ngarkesë
Samarxhi, e. mb.–shq. Pop. Arkaizëm, Samarpunues
Samun, somune, e.–bukë e vogël furre / pitalkë, shq. Pop.
Saraç, tr. e. mb.–zejtar që merret me punimin e sendeve prej lëkure; tr. saraç
Saraçin–petrit, gjeraqinë trumcak, harabel, (Hoxha, 2015)
Saraj, tr. e. m.–pallat; tr. saray
Sarajli, e.–lloj i bakllavës, (Po aty, f. 2014)
Sarillëk, tr. e.–sëmundje e mëlçisë së zezë; verdhëza; tr. sarılık
Saraxha, e.–mjekësi popullore, sëmundje e infeksionit të gjëndrave në qafë, arkaizëm
Sarëk, tr.–çallmë hoxhallarësh; tr. sarık
Sarhosh, tr. mb.–sh. Pop. Pijanec; tr. sarhoş
Sari–shq. Pop. Ngjyrë e verdhë
Sarillëk, e.–shq. Pop. Verdhëza / mjekësi
Sarma, sarmë, tr. e. f.–japrak; tr. sarma
Saxhak, tr. e. m.–trekëndësh për enë mbi zjarr; tr. sacayağı–këmba e saçit
Saze, tr. e. f.–vegël muzikore me tela; tr. saz; Kosovë, sazexhi–instrumentalist
Sebep, tr. e. m.–shkak; tr. sebep; Kosovë: i afërm, familjar
Sedef, tr. e. m.–margaritar brenda guacave të detit; tr. sedef
Sedër, tr.–ndjenja e nderimit që ka njeriu për vlerën e vet; tr. sadir
Sefa–shq. Pop. Argëtim, fig. jetë pa brenga
Sefte, tr.–shitja e parë; tr. siftȧh; fig. Hera e parë
Sehir, seri, tr.–shikim për kureshtje ose për t’u zbavitur; tr. seyir–ecuri, shfaqje. (Topalli, 2017:1303)
Sehirxhi, tr. e. mb.–Ai që shikon me kureshtje; tr. seyirci; shq. Seritem / habitem; formime shqip, sehirxhi–kureshtar dhe magjistar; sehirxhi>sehirxhi dhanë shikoj seri.
Sejmen, tr. e.–ndjekës i beut; tr. seğmen–shërbëtor, rojë, kalorës, mercenar
Selam, tr.–të fala, përshëndetje; tr. selam–paqe, shpëtim. Përdoret si antroponim e patronim
Selamet, tr.–shpëtim nga një gjendje e vështirë; tr. selamet
Selamllëk, e.–shq. Pop. Dhomë e veçantë pritjeje për mysafir të nderit në qytet, me mindere e qilima
Selam alejkum, pasth.–shq. Pop. Përshëndetje për juve “Paqja e Zotit qoftë mbi ju”
Selvi, e.–qiparis, fig. truphedhur e i drejtë
Semaver, e.–shq. Pop. Lloj ibriku për vlim të ujit
Sene, tr. e. f.–vit, mot; tr. sene
Sepete, tr. e. m.–sënduk i vogël; tr. sepet–shportë
Serbes, tr. ndf.–ballëhapur; tr. serbest
Serbezllëk, e.–shq. Pop. Kryelartësi, krenari
Serm, tr. e.–argjend; tr. sırma
Sermajë, tr. e.–kapital, stoli dhe argjend; tr. sermāye; Let. Popullore
Sermali, mb.–shq. Pop. I punuar nga argjendi
Sertë, tr. mb.–i ashpër, nuk lakohet; fig. idhnak, i vrazhdë; tr. sert; shq. Sertohem
Sertllëk, e.–ashpërsi, shq. Pop.
Setër, tr. e. f.–xhaketë; tr. setre (Arab) mbulesë
Sevap, tr.–shpërblimi që fiton dikush për bamirësi; tr. sevap
Sevapli, e. mb.–shq. Pop. Lëmoshë-dhënës
Sevda, tr.–dashuri, dëshirë, pasion; ar. Säwda–i zi, vrer, (lëndë e trupit që shkakton melankoli, dashuri; shq. Sevdali
Sevdalli, e. mb.–shq. Bisedore, i dhënë pas pasionit, fig. që dashurohet lehtë / ironizuese
Sevdallëk, e.–shq. Pop. Qejf, gjendje euforike
Sëkëlldi, e.–brengë, mërzi, shq. Pop.
Sëkëlldis, tr. fol.–shq. Pop. Bezdis, trishtoj, pikëlloj, mërzis, i sjell shqetësim; tr. sıkıldı
Sënduk, tr. e. m.–arkë me kapak, Kosovë, pop. Sanduk; tr. sandık
Sërë, tr.–varg, radhë; tr. sera–radhë
Sifat–shq. Pop. Veti, ves; arkaizëm
Sihariq, tr. e.–lajm i gëzueshëm; Gr. (Topalli, 2017:1314)
Siklet, tr. e–vuajtje, vështirësi, brengë, mërzi; tr. siklet–të rëndë
Sikter, tr. pasth.–Ik! Largohu! (Urdhërore); tr. siktir: Kosovë, përzë, dëboj
Silah, tr. e. m.–brez i lëkurës për armë; tr. silah–armë
Simite, simit-tr. bukë e vogël e bardhë; tr. simit
Simitçi, e. mb.–shq. Pop. Furrtar, fig. mjeshtër i brumërave
Sini, tr. e. f.–tepsi e cekët, tabaka; tr. sini (pers.), Kosovë, si sofër
Sixhade, tr. e. f.–qilim i vogël me ngjyra, tapet; ar. Säğğādä
Sixhim, tr. e. m.–spango e trashë; tr. sicim; Kosovë, tr. sixhim–litar
Sobaxhi, e.–shq. Pop. Rregullues qyngash e prodhon shporet llamarine; fig. shërbyes në odë
Skele, tr. e. f.–port, vend-zbarkimi, armaturë për ndërtim; tr. iskele; iskele>skele
Sobë, tr. e. f.–shporet, dhomë ku ndizet zjarri; Kosovë, soba–dhomë, (Topalli, 2017)
Sofa, tr. e.–lloj minderi; tr. sofa, shq. Pop.
Sofër, tr. e. f.–tryezë rrumbullake, tryezë buke; tr. sufrȧ
Sofrabez, e.–shq. Bisedore, mbulesë e tavolinës së bukës; pëlhurë që shtrohet nën sofër
Soj, tr.–fisi, prejardhja e dikujt; tr. soy; Kosovë: i sojë / i fisëm; i sojshëm–njësoj
Sojli–fisnik, tr. soylú; antonim sojsëz / bastard; shq. Sojni–fisnikëri, sojnisht–fisnikërisht
Sojsëz, mb.–shq. Pop. Familje me vese të këqija, fig. e pamoralshme / bastarde
Sokak, tr. e. m.–rrugë e ngushtë e pashtruar ose me gurë
Somune, samun, tr. e. m.–lloj buke, tr. somun; (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980)
Spahi, tr. e.–titull, feudal; shq. Fjalë e vjetruar; tr. spahi
Spinaq, e.–shq. Bisedore, spanak–barishte për gjellë
Subash, e. mb.–shq. Pop. Mbikëqyrës në pronën bujqësore, krye-kujdestar në shpërndarjen e ujit, arkaizëm
Sugar, e. mb.–i vogli i familjes që zakonisht lazdrohet nga familjarët
Sulltan, tr. e.–titull i trashëguar i sundimtarit; tr. sultan
Sulltanat, e. –shteti që udhëhiqet nga një sulltan
Suni–shq. Bisedore, Fe: ndjekës të Muhamedit
Sure, tr. e.–kapitull i kuranit; tr. sure
Surle, e.–shq. Bisedore, instrument frymor
Surrat, tr. e. m.–fytyrë (kuptim përçmues); tr. surȧt
Sus, tr. ndf.–hesht; tr. sus; urdhërorja e foljes susmak–hesht
Susam, tr.–barishte e vendeve të ngrohta, prej farave të së cilës nxirret vaj; tr. susam
Suva, tr.–shtresa e llaçit që i vihet përsipër murit të tavanit; tr. sîva; shq. Suvatim, suvatoj
Suxhuk, tr.–mish, qepë e erëza në formë të sallamit; tr. sucuk
Syfyr, tr. e. m.–vakt i Ramazanit para se të gdhijë; tr. sahur, h>f
Silah–shq. Pop. Periudhë e shkurtër pushimi gjatë shërbimit ushtarak në familje; arkaizëm
Synet, tr. e. m.–lloj operacioni në organin mashkullor, rreth-prerje; tr. sünnet; shq. Synetllëk, syneti
Synetllëk, e.–shq. Bisedore, ceremoni e festës së synetit
Syret, e.–shq. Pop.dhe Let. Pop. Fotografi, figurë, fig. formë
Syrgjyn, tr.–internim; tr. sürgün; shq. Syrgjynos, syrgjynosje; Let. Pop.
Syrgjynos, fol.–shq. Pop. Internoj, detyrim me forcë për të ikë nga atdheu, fjalë e vjetër
Sytliaç, tr. e.–oriz me qumësht; tr. sütlü aş; forma bisedore sütlaç.
Sytpite, e.–shq. Pop. Ëmbëlsirë me petë, qumësht, ve, sheqer dhe piqet
Sh
Shafran, tr. e. m.–barishte në parfumeri, ngjyrosje; tr. safran
Shagas, shagat, tr. fol.–ngacmoj dikë, gërgas; tr. şaka–tall, ngacmoj
Shah, tr. e.–mbret, perandor; pers. Shah; përdoret si patronim / mbiemër; tr. şah–lojë shahu
Shahadet–shq. Pop. Dëshmim, fig. thënie e lutjeve nga Kurani, shq. Dialekt. Shehadet
Shahit, shehit, tr. e. m.–dëshmitar; tr. şahit
Shahir, e.–shq. Pop. Poet popullor
Shajak, tr. e. m.–cohë e trashë leshi për veshje; tr. şayak–gunë me dredha
Shaka, tr. e. f.–humor i mirë; tr. şakȧ; shq. Shakaxhi, shakatar
Shakaxhi, e.–shq. Pop.e Let. Pop.–Mahitar, hokatar
Shall, tr. e. m.–copë pëlhure rreth qafe, brezi, krahëve; tr. şal–kumash
Shallvare, tr. e.–veshje për gra; tr. şalvar; shq. Fjalë e vjetruar
Shamatë, shamata, tr. fol.–grindje me fjalë; tr. şamata
Shamataxhi, e.–shq. Pop. Poterexhi, zhurmaxhi
Shami, tr. e. f.-facoletë; tr. Sami
Shandan–mbajtëse qirinjsh; tr. pop. Şamdan / Arab. Shama: qiri+pers. Dan
Shapkë, e.–shq. Pop. Kapelë burrash, kasketë, (Hoxha, 2015).
Shapshall, tr. mb. / ndf. shq.–shq. Pop. i paaftë, i veshur pa stil
Sharki, tr. e. f.–vegël popullore me tela; tr. şarki–këngë e gëzueshme
Shart, tr. e.–kusht, marrëveshje, porosi; tr. şart–kusht
Shastis, tr. fol.–e hutoj, prish mendjen; tr. şaştı; fol. Şaşmak–habitem, çuditem; shq. Shastisje
Shastisje, e.–hutim, habitje
Shatërvan, tr. e. m.–fontanë; tr. şadravan; toponimi shatërvani në Prizren
Shatorre, tr. e.–çadër, tendë; tr. çador; Kosovë, shatorr–tendë
Shefteli, tr.–pjeshkë kokërrvogël; tr. şeftali; shq. Fjalë e vjetruar
Shegert, tr. e. m.–çirak; tr. şakırt
Shegas, shegat–tr. mahis; shq. Pop. Tall / ngacmoj; fig. kreh me krehër kalin, qenin
Sheh, tr. e. m.–i pari i teqesë; tr. şeyh–kreu i një fisi, plak i nderuar
Shehër, tr. e. m.–qytet; tr. sehir
Shehërli, e. mb.–shq. Pop. Qytetar, i civilizuar
Shehit, e.–shq. Pop. Dëshmor, martir
Sheik, tr. e. m.–i pari i fisit tek arabët; Arab. Şäyh–kryetar fisi
Shejtan, tr. e. m.–djall, dreq; fig. i prapë, dinak; tr. şeytān
Shejtanllëk, e.–shq. Pop. Prapësina, punë dreqi
Shejtani, e.–shq. Pop. Djallëzi, dredhi
Shend, e.–hare, gëzim; Shprehja “Shend e verë”
Sheqer, e.–lëndë organike e ëmbël
Sheqerkë, e.–kokërr e sheqerit, karamele; fig. e dashur dhe e ëmbël
Sheqerxhi, e.–shitës i sheqernave, bonboneve, shq. Pop.
Sheqerpare, e.–lloj ëmbëlsire (miell, gjalpë, vezë, piqet dhe përvëlohet me sherbet)
Sherbet, tr. e. m.–ujë me sheqer, ujë me gëlqere; tr. şerbet
Sherbetim, e.–shq. Bisedore, hedhje e sherbetit / lyrje me gëlqere
Sherbetoj, fol.–hedh sherbetin mbi ëmbëlsirë / gëlqeros dhomën
Sheriat, tr. e. m.–e drejta fetare islamike; tr. şeriat
Sherr, tr. e. m.–grindje, ngatërresë; tr. şer; shq. Sherran, sherricë–hileqare, i pasherr–i urtë
Sherrbudalla, e. mb.–shq. Pop. Vetë e bën fajin, vetë e pëson; fig. nga padjallëzia bën ngatërresa / ai që çdo herë sjellë ngatërresa.
Sherrxhi, mb.–shq. Pop. Ai që sjellë probleme
Shidet, e.–furi, kërcënim, me rrëmbim, me gazep e tërbim; shq. Pop.
Shii-të–shq. Bisedore, ndjekës i Alisë
Shilte, tr. e. m.–dyshek i vogël i ngushtë; tr. şilte
Shimshir, tr. e. m.–bush, shkurre e blertë; tr. şimşir
Shinik, tr. e. m.–enë druri e rrumbullakët për matje të drithit; tr. şinik
Shirë, tr. e. m.–mushti i rrushit; tr. şirȧ
Shirit, tr. e. m.–rrip i ngushtë pëlhure; tr. şerit
Shishe, tr. e. m.–enë qelqi për ujë ose lëngje; pers. Şişé
Shishman, tr. e. mb.–njeri me peshë, i shëndoshë, i trashë nga trupi; tr. şişman–i shëndoshë; shq. Bisedore
Shishqebap, e.–shq. Bisedore, copa të mishit të pjekura në hell (qebapa)
Shurup, tr. e. m.–lëng pemësh me sheqer; tr. şirup, şurup (Arab); Kosovë, sirup
Shybe, psz.–shq. Pop. Mëdyshje, pasiguri
Shybeli, mb.–shq. Pop. Që të vë në dyshim, hamendas
Shyhret–shq. Bisedore dhe let. Pop. Popullaritet, hijeshi, zë, nam
Shyhretlike, e. mb.–shq. Pop. Që e rregullon situatën, e hijeshon vendin
Shyqyr, tr. psth.–Sa mirë; tr. şükür
T
Tabak, tr. e. m.–fletë e madhe letre a lëndë tjetër; tr. tabakȧ
Tabak, tr. e.–lëkurëregjës; tr. tabȧk; shq. Fjalë e vjetruar, tabakhane
Tabaka, tabake, tr. e. f.–enë për të nxjerrë kafe, pije, ushqim; tr. tabaka
Tabakhane, e.–shq. Pop. Punishtja ku regjen lëkurat
Tabe, e.–shq. Pop. Fortifikatë, bunker; toponim në Pejë / pikë strategjike
Taban, tr. e.–shputa e këmbës, truall, pjesa e sipërme e kokës; tr. taban–shesh, rrafsh
Tabiat, tr.–zakon, ves, natyrë; tr. tabiat; shq. Bisedore, tabjat
Tabiatli, mb.–shq. Pop. Njeri i veçantë, njeri me huje
Tabor, tr. e. m.–batalion; tr. tabúr–fushim; shq. Fig. shumicë njerëzish
Tabut, tr. e. m.–arkivol pa kapak për myslimanët; tr. tabut
Tavlla, e.–shq. Bisedore, tablla/enë për shërbim, pjatë e madhe, taketuke
Taft, tr.–afshi i zjarrit, erë e keqe; solli formën t+aft /frymë
Tafta, tr.–pëlhurë e mëndafshtë e shndritshme; tr. tafta
Tagër, tr. e. f.–e drejta që ka një njeri, taksat që i paguheshin shtetit; tr. doğru–drejt, pa gabim
Tagji, e.–shq. Pop. Ushqim / elb, misër, etj; ushqim për kafshë
Tayin, tr. e.–racion; tr. tayın; shq. Fjalë e vjetruar bisedore
Tahmin, tr.–hamendje, me tahmin bisedore; tr. tahmin–hamendje; format shqipe: tahmin–tr. tahminen, tahmiqar–i matur, i urtë; tahminë–hamendas.
Tamahqar–shq. Pop. Tahmaqar-Koprrac, dorështrënguar, grykës, fjalë e vjetër
Takat, tr. e. m.-fuqi, mundësi; tr. takȧt; shq. I takatshëm / i fuqishëm
Taketuke, tr. e. f.–enë për duhan, tavllë; tr. takatukȧ
Takëm, takam, tr. e.–komplet, pajisje, orendi; tr. takım–pajisje
Takije, e.–shq. Pop.e Let. Pop. Kësulë me maje të ngushtë, qeleshe me maje të rrafshët
Taksidar, tr. e.–tagrambledhës; tr. tahsildar
Taksirat–shq. Pop. Fatkeqësi, rrezik, mëkat
Talisman, e.–shq. Pop. ar. Fshehtësi; fig. hajmali, Hajmeli
Talkin–shq. Bisedore, udhëzimet që i thotë hoxha pranë të vdekurit / Talkun
Tallash, tr. e.–grimca druri kur sharrojmë dru; tr. talaş
Tallaz, tr. e. m.–dallgë deti; tr. talȧz
Tamam, tr. ndf.–njësoj, pikërisht, pikë për pikë; tr. tamam; Kosovë, Taman
Tambura, tr. e.–vegël muzikore me tre tela; tr. tamburȧ
Tangall–shq. Pop. Duarthatë, zbrazët; fig. dangall–i pa talentuar
Tangar, tr. e. m.–mangall; tr. tagar–pjatë balte
Tanzimat, tr. e.–reformë politike e Sulltan Abdyl Mexhidit, historizëm; tr. tanzimat–reformë
Tapi, tr. e. m.–dokument zyrtar që tregon pronësinë; tr. tapú
Teptis, teptis, fol.–shq. Pop. Adhuroj, / adhuroj idhuj
Tarabë, tr. e. f.–pengesë dërrase që ngrihet si mur; tr. taraba
Taraf, tr. e.–grup miqsh e shokësh, njerëz të jë fisi; tr. tarȧf–anë; Kosovë, rreh taraf–shet mend
Tarator, tr. e. m.–kos i rrahur me hudhra; tr. taratȯr
Tarikat, tr. e.–sekt fetar mysliman; tr. tarikat, ar. Tarik–rrugë
Tas, tr. e. m.–enë e thellë e vogël; tr. tas
Tasfes, e.–shq. Bisedore, stoli koke me qëndisma ari, argjendi, inxhi / kësulë
Tasqebap, tr. e.–gjellë me copa të vogla mishi, qepë e salcë; tr. taskebap, tas: enë+kebap/qebap
Tatar, tr. e. mb.–kalorës, postier, historizëm shqip; tr. tatar–emri i lashtë i mongolëve; shq. Let. Pop.
Tatli, e.–shq. Bisedore, ëmbëlsirë
Tatlixhi, e. mb.–shq. Bisedore, shitës në ëmbëltore, që i përgatit ëmbëlsirat
Tavan, tr. e. m.–pjesa e sipërme e dhomës; tr. tavan
Tavanxhi, e.–shq. Pop. Njeriu që i punon tavanet
Tavë, tr. e. f.–enë për të pjekur në furrë, gjellë që piqet në enë; tr. tava
Tavllë, tavëll, tr. e. f.–taketuke; tr. tavla
Taze, tr. mb.–i freskët, i njomë; tr. taze
Tebdil, tr. ndf.–krejt ndryshe në veshje e fytyrë; tr. tebdil
Tebeshir, tr. e. m.–shkumës; tr. tebeşir, geg. Tempeshqir
Tefter, defter, e.-shq. Pop. Notes për shënime, fletore
Teferiç–shq. Bisedore, shëtitje për relaksim; fig. fllad, freski, hije
Teharet, tahret–shq. Pop. Pastrim i detyrueshëm në vende intime
Tehir–shq. Pop. Me tehir–qëllimisht për më vonë, shmangie, zvarritje
Tegel, tr. e. m.–qepje makine; tr. tegel
Tek, mb.–i vetëm / Jo çift
Tek, ndf.–vetëm; formim shqip tek e tek: veç e veç / një nga një
Teklif, tr.–druajtje, kujdes; tr. teklif–formalizëm, ceremoni
Tekbir–shq. Pop. Shprehje e adhurimit ndaj Allahut, fjali filluese në namaz
Teknefes–shq. Pop. Spira, i dobëti pas sëmundjes, i ligu
Tekrar–shq. Pop. Prapë, sërish (përdoret aty-këtu)
Tek-tuk–nganjëherë, aty-këtu, (Hoxha, 2015)
Tel, tr. e. m.–ill i hollë metali; tr. tel
Telashe, tr. shm.–shqetësime, kokëçarje, ngatërresa; tr. telaş
Telef, tr. palak.–lodhje, këputje; tr. telef–lodhje, sfilitje; shq.“U bë telef”
Telendis, tr. fol.–e turpëroj dikë, i nxij faqen, e poshtëroj; geg. Delendis; tr. dilendi
Telve, tr. e. f.–llum kafeje; tr. telve–llumi i kafesë; Kosovë, telfe
Tellall, tr. e.–lajmëtar në rrugë; tr. telȧl; shq. Tellallis–lajmëroj, përgojoj; shq. Bisedore, telall
Tellallis, tellallis–shq. Pop. Lajmëroj, flas e bëj bujë për diçka
Telhyqe–shq. Pop. Pasiguri, pa e ditur fundin e një pune, rrezik
Temena, tr.–përshëndetje allaturka duke përkulur trupin; tr. temennah–lutje, përshëndetje
Teneqe, tr.-fletë kallaji; tr. teneké
Teneqexhi, tr. e. mb.–që punon me kallaj, tr. tenekeci
Teneshir, e.–tavolinë mbi të cilën pastrohet kufoma
Tentene, e.–shq. Bisedore, dantellë, garniturë, punëdore e thurur me grep ose qëndismë
Tenxhere, tr. e. m.–enë metali për gjellë me kapak; tr. tenceré
Tepe, tr.–majë kodre, maja e kokës, kodër e vogël; tr. tepe–kodër; shq. Kapaku i kresë / tepja
Tepsi, tr. e. f.–enë e sheshtë dhe rrethore; tr. tepsi
Teptis, tr. fol.–vjen papritur, vërshon, derdhet me vrull; tr. teptı, Kosovë, u teptis / u nis
Teptisem, fol.–shq. Bisedore, shthurem, nuk përmbahem
Teqe, tr. e.–ndërtesë për ceremonitë fetare të një tarikati; tr. tekké–manastir dervishësh
Teravi, taravi–shq. Pop. Fe, falja e vaktit të jacisë
Terezi, tr. e. f.–peshore; baraspeshë, rregull; tr. terazi–peshore; Kosovë, jam në terezi–jam e disponuar (mirë)
Terezit, fol.–shq. Pop. Baraspeshoj
Terezitem, fol.–e peshoj mirë, e mendoj mirë, shq. Pop.
Terik, terig–sterrë, tokë e thatë; fig. fllad, erë e lehtë freskuese
Terlike, terliqe, tr. e.–gjurmashka prej cohe, pantofla; mantel grash; tr. terlik–pantofla; Kosovë, terlyqe / fjalë e vjetruar e shqipes
Terjaqillëk, taraqillëk–shq. Pop. Të marrët e ushqimit me rregull, kafeja në të njëjtën kohë, çaji, duhani, etj; fig. vesi i një sistemi
Ters, tr. mb.–prapësi; tr. ters–mbrapsht
Tersllëk, tr. e.–tr. terslık
Terxhymen, terxhyman, e.–shq. Pop.dhe let. Pop. Përkthyes, fig. kuvendar
Terzi, tr. e. m.–rrobaqepës; tr. terzi
Terzihane, e.–shq. Pop. Arkaizëm, rrobaqepësi / dyqani i rrobaqepësit
Teslim, tr. ndf.–në gjendje të sëmurë, ndjehet keq, pa frymë; tr. teslim
Tespiçe, tr. e.–ëmbëlsirë; tr. tezpişti prej tez: shpejt+tr. pişi: u poq / aoristi i pişmek–pjek; Kosovë, tespishte
Tespihe, tr. e.–rruaza për fetarët; tr. tespih–rruaza
Teste, tr. e. f.–moshë e njëjtë, të njëjtë Dore, brez njerëzish; tr. desté–tufë, buqetë; fig. Kosovë, testja e parë / Dora e parë, grupi / tufa e parë
Tetik–shq. Pop. Këmbëza, ngrehësi; fig. në frymë / rri në tetik
Teveqel, tr. mb.–i metë nga mendja; tr. tevekkeli; geg. I lazdruar
Teze, tr. e. f.–motra e nënës, teto; tr. teyzé; shq. Tezak/e–djali/vajza e tezes
Tezgë, tr. e. f.–tryezë ku vendosen mallrat; tr. tezgäh
Tezgjah, tr.–vegjë, avlëmend, tryeza e zdrukthëtarit; tr. tezgäh (däst-dorë +gâh-vend)
Tigan, e.–fërtere / fultere
Tirit, e.–shq. Bisedore, lëng me miell, tëlyen, Kos që i shtrohet mishit të pulës
Tybe, tr.–premtim për të mos e përsëritur një veprim; tr. tővbé; Kosovë, tybe-tybe
Tokëz, tr. e. f.–mbërtheckë për të mbërthyer rripin; tr. toka
Top, tr. e. m.–armë; tr. top; Kosovë, top bore, topi-lodër
Topall, tr. mb.–i çalë; tr. topȧl–i çalë
Topanxhë, e.–kobure, armë brezi
Topçi, e.–shq. Pop. Artiljer
Topli, e.–shq. Bisedore, simite katrore me djathë ose gjizë në mes
Tophane, e.–emër lagjeje në Prizren; vend ku fabrikoheshin topat
Toptan, tr. ndf.–të tërë, grumbull, mbarë; tr. toptȧn; shq. Bisedore
Topuz, tr. e.–armë, shkop me kokë; gjendet në folklorin shqip; tr. topuz–çomangë
Topuk, e.–thembra e këpucës, takë, shq. Bisedore
Torbë, tr. e. f.–trastë; tr. torba
Torollak, tr. e. mb.–i trashë nga mendja, budalla; tr. torlak–i papërvojë
Toz, tr. e.–pluhur; tr. toz; shq. Pop. Toz duhani, limontoz/pije
Tërhana, tërhanë, tr. e. f.–brumë i thartë me miell gruri, që zihet me Kos ose me qumësht e pastaj thahet e grimcohet; tr. tarhanȧ; Kosovë, tërhanë/tërshanë; Tërhanë, trahana, e.–shq. Pop. Bollgur, çorbë që thahet në diell e thërrmohet.
Trambë, tram, trampë, trom, tr.–shkëmbim; tr. trampa, mp>mb>m; Kosovë, bëjmë tramb / tram
Trampaxhi, e. mb.–shq. Bisedore, tregtar që ndërron mall me një tjetër
Tufan, tr. e. m.–erë me shi e borë e rrëmbyeshme; tr. tufȧn
Tuhaf, tr. mb.–i çuditshëm, tip më vete; tr. tuhaf
Tulipan, e.–shq. Pop. Lulekupë, lloj peri i hollë e i fortë për thurje
Tullë, tr. e. f.–material ndërtimor katror ose katërkëndësh; tr. tuğla–tullë
Tullumbë, tr. e. m.–trumbë për të nxjerrë ujë; tr. tulumbȧ-pompë
Tullumbë, tr. e. f.–ëmbëlsirë me miell gruri e me vezë
Tullumbace, tr. e. f.–qeskë e vogël prej gome të hollë që fryhet e lëshohet në ajër; tr. tulum–rrëshiq 1499; Kosovë, tollumbave
Tullumbaxhi, e.–shq. Bisedore, ai që shet e bën tullumba (Hoxha, 2015)
Tullusum, ndf.–shq. Bisedore, i mërzitshëm
Tumane, tr. e. shm.–Çitjane, dimi; tr. tumȧn–veshje të poshtme
Tumrruk–shq. Pop. Çekiç i rëndë për të rrahur pykën e hekurt kur çahen drutë / çekiç për të thyer gur; fig. lidh tomruk / këmbë e duar
Tunxh, tr. e.–metal, bakër+zink; tr. tunc
Turçeli, tyrçeli, e.–shq. Pop. Ai që e ka gjuhën amtare turqishten; formim shqip: turçe, ndf. Turqishte
Turli, tr.–i ndryshëm, i përzier, i gjithfarshëm; tr. türlü; geg. Tulifare (turli+fare)
Turshi, tr. e.–perime të regjura në ujë me kripë ose në uthull; tr. turşu (pers. Turşu+i thartë)
Tutkall, tr. e.–lëndë ngjitëse që nxirret prej kockave; tr. tutkȧl, fol. Tutmak–zë, kap
Tutkun, tr. mb.–i trashë nga mendja, i humbur; tr. tutkun
Tyrbe, tr. e. f.–përmendore mbi varrin e një njeriu të shenjtë; tr. türbe
Tyrbedar, e.–shq. Pop. Kujdestar i tyrbes
Tyrli / tyrlish–shq. Pop. Gjithfarësoj, lloj-lloj
Tyxhar, tuxhar, tr. e.-tregtar i pasur; tr. tüccȧr
Tyxharët, e.–tregti, shq. Bisedore
Tyxharhane, e.–lokal tregtie, shq. Bisedore
Tyxharllëk, e.–shq. Bisedore, veprimtari e tregtarit, tregti
Th
Themel–pjesa e poshtme e ndërtesës, fig. bazë; shq. bisedore, temel
U
Uçkur, ushkur–shq. Bisedore, lidhëse për shallvare, brekushe
Ujdi, e.–marrëveshje; (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980), tr. ujdu–pajtueshmëri
Ujdis, tr. fol.–ndreq, godis; tr. uydi / uymak–i përshtatem; shq. Ujdisje-stolisje, ujdi–marrëveshje
Ujti, tr. e. f.–hekur për të hekurosur rrobat; tr. ütü
Ukubet, hukubet–shq. Pop. Fatkeqësi, dënim, fig. tmerrësisht i keq
Ulema, e.–shq. Bisedore, klerik i shkolluar, dijetar fetar / tërësia e klerit mysliman
Ulluk, tr.–lug teneqeje që vihet buzë strehës së çatisë për të derdhur ujërat. Fjalë e mbarë shqipes. Burimi i saj shq. Lug, që ka kaluar së pari në turqishte e prej saj e ndryshuar në ulluk. (Topalli, 2017:1527)
Usta, tr. e.–mjeshtër; tr. ustȧ
Ustabash–shq. Pop. Kryemjeshtër, fjalë e vjetër
Ustallëk–shq. Bisedore, zanati, mjeshtëria, fig. djallëzi
Ushkur, tr. e. m.–litar i shallvareve; tr. uçkur–brez i brendshëm
V
Vade, tr. e.–afat, kohë; tr. vade
Vakëf, vakuf, tr. e.–pasuri e një institucioni fetar e paluajtshme; tr. vakif
Vaki, tr. e. f.–ndodhi, ngjarje; tr. vaki
Vakt, tr. e.–koha; tr. vakit–kohë
Vaktile, ndf.–shq. Pop. Dikur në atë kohë / me kohë
Vaktsëz, vaktsyz–shq. Pop. Në kohë të papërshtatshme / kohë e pa kohë / pa kohë
Vali, tr. e. m.–qeveritar i lartë i sulltanit; tr. vali
Vallahi, tr. pasth.–“Për Zotin”; tr. vallahi
Vardisem, tr. fol.-nuk i ndahem dikujt; tr. vardi / perfekti i foljes varmak–afrohem; shq. Vardisje, (Topalli, 2017:1546)
Vatan, tr. e. m.–atdhe, vendlindje; Arab. watȧn
Velet, tr. mb.–i shkathët, i zgjuar e dinak; tr. velet (arab.)–bir, fëmijë
Veqil, tr. e. m.–përfaqësues, zëvendës, mëkëmbës; tr. vekil; shq. Veqilharxhi–tr. vekilharc
Verem, tr. e. m.–tuberkuloz; tr. verem
Veremli, mb.–shq. Pop. Që e ka verdhëzën, fjalë e vjetër
Veresie, tr. e.–blerje e pa paguar; tr. veresiye (vermak – Jap)
Vergji, vergi, tr. e.–taksa që paguhej për shtëpinë ose dyqanin; tr. vergi–tatim
Vesvese, tr. mb.–që dyshon ose shqetësohet për diçka; shq. Bisedore; tr. vesvese; Kosovë, vesveseli–dyshues
Vesveseli, e. mb.–shq. Pop. Që dyshon për çdo gjë, mosbesues
Vezir, tr. e. m.–nëpunës më i lartë qeveritar, kryeministri; tr. vezir–bartës
Vezme, tr. shm.–qese e vogël lëkure për të mbajtur fishekët; fishekore; tr. vezné–peshore dhe kuti baruti. Trajta me theks parafundor është e gegërishtes, (2017:1564)
Vilajet, tr. e. m.–ndarje e madhe administrative në Perandorinë Osmane, që kishte në krye një vali; (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980), tr. vilayet, Arab. Walā–qeveris
Viran, tr. mb.–i shkretë, i mjerë, i braktisur; tr. viran–i shkretë, i shkatërruar
Vitri, e.–shq. Bisedore, Namaz i obligueshëm që falet natën, bamirësi në të holla
Vurmak–shq. Pop. Me turr, me forcë
Vuxhud–shq. Pop. Trup / me tërë forcën e trupit / me vuxhud
Xh
Xhaba, tr. ndf.–falas, qyl; tr. cȧba
Xhade, tr. e. f.- rrugë e shtruar për automjete; tr. cadde
Xhahil, tr. e. mb.–njeri i paditur, i prapambetur, i pamëshirshëm; shq. Bisedore; tr. cahil–i paditur, analfabet
Xhaiz–shq. Pop. E lejueshme, e drejtë, e premtuar; fig. mëkat
Xham, tr. e. m.–qelq; tr. cam; shq. Gotë qelqi, xhamaxhi, xhamtar
Xhamaxhi, e.–xhampunues, shq. Bisedore; xhamaxhi-xhamaprerës
Xhamllëk, e.–mur ndarës në dhomë ose ballkon nga xhami
Xhamadan, tr. e.–veshje, pa mëngë; tr. Ramadan
Xhamall, e.–shq. Pop. Palaço, gaztor; fig. vishet në mënyrë qesharake
Xhambaz, tr. e. mb.–tregtar i kafshëve për të fituar, dallaveraxhi; tr. cambaz
Xhambazllëk, e.–fig. dallavere, arkaizëm ironizuese
Xhami, tr. e. m.–ndërtesa ku bëhen shërbesat fetare të myslimanëve; tr. cami
Xhan, tr. e.–shpirt; tr. can
Xhanëm, tr. psz.–shprehim pakënaqësi, tr. canım
Xharri–çarçafi që vënë gratë për t’u mbuluar. (E ka Zhuri dhe disa fshatra në rrethinën e Prizrenit)
Xhaxha, axha, e.–vëllai i babait
Xhebrail, tr. e. m.–engjëlli që u merr shpirtin njerëzve; tr. cebrail
Xhehenem, tr. e. m.–ferr, skëterrë; tr. cehennem–ferr
Xhelat, tr. e. m. mb.–vrasës, mizor; tr. cellȧt – ekzekutor, i pashpirt; fig. njeri i pamëshirshëm
Xhemat, e.–shq. Pop. Grumbull njerëzish, bashkësi fetare, popull
Xhematli, e.–shq. Bisedore, veprimtar i xhematit, veprimtar i xhamisë
Xhenaze, tr. e. f.–kufoma, tr. cenaze–kufomë
Xhenet, tr. e. m.–parajsë; tr. cennet–parajsë, vend i bukur
Xhenetli, e. mb.–shq. Bisedore, që ka bërë një jetë të rregullt dhe e meriton parajsën
Xhenerik, xhanarika / xherenika–lloj i kumbullave të verdha e gjelbra; fig. xhanarika–kumbull shpirti
Xhenxhefil, tr. e. m.–barishte për gjella e pije; tr. zencefil
Xhep, tr. e. m.–pjesë e rrobës, çantës për gjëra të vogla; tr. cep
Xherah, tr. e. m.–kirurgu, ai që bë synet; tr. cerrah–mjekuesi i plagëve, kirurg
Xhevahir, tr. e.–diamant, gur i çmueshëm; tr. cevahir
Xhevahirxhi, e.–shq. Pop. Tregtar i gurëve të çmuar
Xhevap, tr.–përgjigje; tr. cevap
Xheza, tr. e.–dënim, ndëshkim, gjobë; tr. ceza–ndëshkim. (Fjalori i Gjuhës së sotme shqipe , 1980).
Xhezëmti–korridor, (Hoxha, 2015)
Xhezve, xheze, tr.–enë e vogël për kafe, çaj; tr. cezvé
Xhiger, e.–shq. Pop. Mëlçitë dhe mushkëritë e bagëtive që përgatiten si ushqim
Xhihad, e.–synim, përpjekje shpirtërore në mbrojtjen e të drejtës së çdo njeriu; fig. lufta në rrugën e Allahut, lufta kundër të keqes.
Xhilit–shq. Pop. Shtizë; fig. drejt
Xhind, tr. e. m.–figurë e besimeve popullore, shpirt i keq; tr. cinn–demon
Xhixhë, e.–gruaja e axhës, dajës, nuses së vëllait; shq. Pop.
Xhubletë, tr. e. f.–veshje e zezë pa mëngë me mes të ngushtë e fund të gjerë; tr. cüppe–kaftan
Xhuma, tr. e.–e premte; fjalë e vjetruar shqipe, bisedore; tr. Cuma
Xhumbush, tr. e. m.–Kosovë, xhumbuz; aheng; tr. cūmbüs–zbavitje
Xhumhuriet, e.–Republikë, shq. Pop. Fig. shtet
Xhup, tr. e. m.–triko, xhaketë e trashë; tr. cūppe–kaftan
Xhurdi, tr. e.–veshje e sipërme për burra nga shajaku i zi; tr. qürdiye–veshje e kurdëve; Kosovë, xhurdi
Xhybe, tr.–pallto e hoxhallarëve e dervishëve; tr. cūppe–veshje e sipërme orientale
Xhymbysh–shq. Pop. Festim me aheng, festim i zhurmshëm
Xhymert, tr. mb.–bujar, dorëdhënë; tr. cömert
Xhyveç, e.–gjellë me perime
Xhyzdan, e.–shq. Pop. Kuletë, portofol
Y
Ymer, tr. e. m.–jetë; tr. ömür–jetëgjatësi, jetë
Ymyt–shq. Pop. Shpresë
Yrnek, tr. e. m.–model, mostër; tr. örnek–mostër
Yrysh, tr.–hov, turr, mësymje, vrull, sulm; tr. yürüyüş–ecje, sulm; Kosovë, jyrysh/yrysh
Yst, tr.–diçka, përmbi; tr. üst – sipër; Kosovë, yst–kur i jepet dikujt diçka mbi vlerën e caktuar
Yzengji, tr.–harqet që varen në rripin e kalit dhe shërbejnë për të vënë këmbët; tr. üzengi–yzengji
Yzër, tr.–nevojë, pengesë; tr. özür–e metë; yzerhane–nevojtore, tualet, (Topalli, 2017)
Yzyrhane, yzërhane–shq. Pop. Nevojtore / tualet larg shtëpisë
Yzber, ezmer–shq. Pop. Të mësuarit përmendësh
Z
Zabit, tr. e.–oficer i ashpër; tr. zabit–policë; Përdoret si antroponim
Zagar, tr. e. m.–qen gjahu, langua; fig. rrugaç; tr. zağar; shq. Zagaricë–emër nënçmues / rrugaçe
Zahmet, tr.–mundim, vështirësi, zor; tr. zahmet–mundim, bezdi, lodhje; shq. Mb. I zahmetshëm me prapashtesën:-shëm.
Zaif, tr. mb.–i sëmurë, i pamundshëm; tr. zayif–i dobët
Zaifllëk, e. ndf.–ligështim i trup
Zaman, tr.–kohë, epokë; tr. zamȧn–kohë, periudhë
Zambak, tr. e. m.–lloj luleje; tr. zambak
Zamkë, tr.–Kosovë, mbështjellëse; tr. zamk–rrëshirë
Zanat, tr. e.–mjeshtëria e punuar me dorë; tr. zanat–profesion
Zanatçi, e.–shq. Bisedore, mjeshtër me përvojë
Zanatli, e.–fig. usta, që e njeh mirë zanatin e dallohet
Zap, zapt, tr. palak.–tr. zapt–pushtim; shq. U bëra zap–e mblodha; formime shqip: zaptim, zapues/zaptues
Zaptim, e.–shq. Pop. Pushtim, përvetësim me forcë
Zaptoj, fol.–shq. Pop. Okupoj, nënshtroj me forcë
Zaptues, e.–shq. Pop. Pushtues
Zar, tr.–kub i vogël për lojë; tr. zar–lodër
Zarar, tr.–dëm, prishje, humbje; tr. zarar–dëm, dëmtim
Zararli, e. mb.–shq. Pop. Që shkakton dëme, i dëmshëm, çrregullon
Zararsëz, mb.–shq. Pop. I padëmshëm
Zarf, tr. e. m.–mbështjellës për letër apo kartolinë; tr. zarf
Zarzavate, tr. e. shm.–perime; tr. zerzevat–bar i blertë
Zaten, zati, tr. psz.–në të vërtetë, sigurisht, madje; tr. zaten–në thelb, zati–thelb
Zehër, zeher, tr.–helm; tr. zehir; shq. Zehroj, zehrim
Zehroj, fol.-helmoj, dialektore, xehroj
Zejtin, e.–shq. Pop. Vaj, voj-Kosovë
Zengjin, tr. e. mb.–Pasanik; tr. zengjin
Zengjinllëk, e.–shq. Pop. Begati, pasuri e madhe
Zeqat, e.–lloj lëmoshe si tatim fetar, shq. Bisedore
Zerdeli, tr. e. f.–pemë si kajsia por me kokrra të vogla e të verdha; tr. zerdali
Zerzele, tr.–tërmet; tr. zelzele
Zerre, tr.–thërrime, grimcë; tr. zerre; fjalë e vjetruar në shqipe
Zevzek, tr. mb.–shumë i lëvizshëm, i parehatshëm; tr. zevzek–fjalaman
Zët, tr.–diçka e kundërt, mos pëlqim; tr. zit–kundërshti; shqipe bisedore
Zift, tr.–serë, katran, bitum; tr. zift; shq. pop. zyft
Zijafet, tr.–gosti; tr. zijafet
Ziaret–shq. Bisedore, zijaret / vizitë
Zile, tr. e. f.–tingëlluese. Kumbon; tr. zil–kambanë
Zinxhir, tr. e. m.–varg hallkash metalike; tr. zincir–vargor
Zor, tr.–shtrëngim, detyrim, dhunë, turp, mundim, vështirësi; tr. zor–forcë, pushtet, dhunë
Zullum, tr.–dëm; tr. zulūm–padrejtësi, shtypje, mizori
Zullumqar, e. mb.–shq. Bisedore, dëmtues, fig. ai që ushtron dhunë
Zuzar, tr. e. mb.–rrugaç; tr. pop. Zuzar
Zylyfe–flokë që varen anash pranë veshëve
Zymbyl, tr. e. m.–bimë zbukuruese me lule të vogla; tr. sūmbūl
Zyrë, tr. e. f.–vend ku kryhet puna administrative; tr. özür (Arab. nevojë). (Topalli, 2017:1641)
Zh
Zhgun, e.–shajakë i bardhë e i trashë, (ASHSH, 1980:2264)
Zhiva, e.–element kimik, merkuri.

Nga: Mr.sc. Leonora Husaj, Fjalët turke në gjuhën shqipe (Punim doktorate)