Ballina Aktualitet Kongresi i VLEN-it filloi me Himnin e Europës – po Kongresi i...

Kongresi i VLEN-it filloi me Himnin e Europës – po Kongresi i BDI-së, me çfarë himni nisi!? (VIDEO)

Screenshot

Më 9 maj, në Ditën e Europës, në Shkup u mbajt Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN.

Si simbolikë e ditës në të cilën u zhvillua ky eveniment, organizatorët kishin vendosur që kongresi të fillonte me Himnin e Europës.

Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale, por edhe në shumë media, të ngrihej alarmi se përse kongresi nuk filloi me Himnin Kombëtar.

Nuk munguan as mediat rajonale, si Top Channel, sipas së cilës kjo është hera e parë që një parti politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk e fillon kongresin me Himnin Kombëtar. Titulli i lajmit ishte: “Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë!”.

Por, nga një kërkim në internet për kongreset e BDI-së, në YouTube mund të shihet videoja e Kongresit të 4-t të BDI-së, i zhvilluar në vitin 2019, periudhë kur BDI ishte pjesë e Qeverisë. Nga ajo video shihet se edhe ai kongres ka filluar pa Himnin Kombëtar.