Ballina Kronika Të gjitha detajet nga tragjedia në autostradën A3 në Kroaci: Shkrumbohet kamioni...

Të gjitha detajet nga tragjedia në autostradën A3 në Kroaci: Shkrumbohet kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut, humb jetën shoferi (VIDEO+FOTO)

Sredanci, 050526. Prometna nesreca nedaleko cvora A3 i A6 na autocesti Slavonika u kojoj je kamion s juzne kolnicke trake probio sredisnju zastitnu ogradu i zavrsio na sjevernoj prometnoj traci, udarivsi u dalekovod, pri cemu se zapalio i u potpunosti izgorio. Na fotografiji: vatrogasna intervencija, policijski ocevid i rasciscavanje mjesta nesrece. Foto: Dragan Matic / CROPIX

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën pasdite në autostradën A3 në Kroaci, në territorin e Komunës Donji Andrijevci, në afërsi të Sredancit, ku një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën.

Sipas policisë kroate, aksidenti ka ndodhur më 5 maj, rreth orës 14:15. Kamioni po lëvizte në korsinë jugore të autostradës, kur për arsye që ende po hetohen, ka dalë nga rruga në anën veriore, ka çarë rrethojën metalike qendrore mbrojtëse dhe ka goditur një shtyllë të ndriçimit publik.

Pas përplasjes, automjeti ka kaluar në korsinë e kundërt, në pjesën veriore të autostradës. Më pas, pas humbjes së kontrollit, kamioni sërish është përplasur me rrethojën qendrore mbrojtëse dhe me një shtyllë tjetër të ndriçimit publik.

Menjëherë pas aksidentit ka shpërthyer zjarr, ndërsa kamioni është përfshirë tërësisht nga flakët. Policia kroate ka njoftuar se automjeti është djegur plotësisht bashkë me shoferin, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mediat kroate raportojnë se bëhet fjalë për një kamion me shenja nacionale të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, viktima dyshohet të jetë shtetas i Maqedonisë. Nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, deri më tani, nuk ka pasur konfirmim zyrtar për identitetin e personit që humbi jetën.

Sredanci, 050526.
Prometna nesreca nedaleko cvora A3 i A6 na autocesti Slavonika u kojoj je kamion s juzne kolnicke trake probio sredisnju zastitnu ogradu i zavrsio na sjevernoj prometnoj traci, udarivsi u dalekovod, pri cemu se zapalio i u potpunosti izgorio.
Na fotografiji: vatrogasna intervencija, policijski ocevid i rasciscavanje mjesta nesrece.
Foto: Dragan Matic / CROPIX

Disa media kroate dhe rajonale kanë raportuar jozyrtarisht se shoferi ka mbetur i bllokuar në kabinë dhe nuk ka mundur të shpëtohet për shkak të intensitetit të madh të zjarrit. Sipas këtyre raportimeve, në kamion nuk ka pasur persona të tjerë, përveç shoferit.

Në vendin e aksidentit kanë intervenuar policia, zjarrfikësit, ekipet e urgjencës dhe shërbimet e tjera kompetente. Për shkak të përmasave të aksidentit dhe dëmtimeve të shkaktuara, hetimi në vendngjarje ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë kryerjes së hetimeve, qarkullimi në autostradë është zhvilluar me vështirësi dhe nën rregullimin e policisë. Sipas të dhënave të publikuara nga policia kroate, trafiku në korsinë jugore është lejuar të zhvillohet me ngadalësim nga ora 14:52, ndërsa në korsinë veriore nga ora 15:24.

Për shkak të dëmtimeve në rrjetin elektroenergjetik, në vendngjarje janë angazhuar edhe ekipet e HEP-it për sanimin e defekteve. Për këtë arsye, qarkullimi në autostradë është ndërprerë përkohësisht nga ora 18:48 deri në orën 19:15.

Mediat kroate raportuan se intervenimi i zjarrfikësve ishte vështirësuar për shkak të kolonave të mëdha dhe moskrijimit të korridorit emergjent nga disa drejtues automjetesh. Në pamjet e publikuara nga zjarrfikësit shihej se ekipet e intervenimit kishin vështirësi të depërtonin deri te vendi i aksidentit, ndërsa zjarrfikësit ishin detyruar të zbrisnin nga automjeti dhe t’i udhëzonin vetë shoferët që të lironin rrugën.

Një nga zjarrfikësit që mori pjesë në intervenim ka deklaruar për mediat kroate se, edhe pse në autostradë ka sinjalizime dhe thirrje për krijimin e korridorit emergjent në raste aksidentesh, një pjesë e shoferëve nuk e respektojnë këtë rregull. Sipas tij, një njësie zjarrfikëse i është dashur ndihmë, por ekipet nuk kanë arritur të depërtojnë për disa minuta për shkak të bllokimit në trafik.

Policia kroate ka bërë të ditur se po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, përcaktimin e shkakut të daljes së kamionit nga rruga dhe identifikimin zyrtar të personit që humbi jetën. Autopsia pritet të ndihmojë në sqarimin nëse shoferit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë vozitjes, apo nëse aksidenti ka ndodhur për ndonjë arsye tjetër.

Tetova News do të vazhdojë të ndjekë informacionet zyrtare lidhur me identitetin e viktimës dhe rrethanat e kësaj tragjedie.