Ballina Lajme Tetovari sulmon fizikisht nënën 62-vjeçare dhe dëmton mobiliet, arrestohet nga policia

Tetovari sulmon fizikisht nënën 62-vjeçare dhe dëmton mobiliet, arrestohet nga policia

Më 21.05.2026, në ora 12:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar K.B. (36) nga Tetova, pas një denoncimi se rreth orës 11:00, në shtëpinë familjare, kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare dhe kishte dëmtuar një pjesë të mobilieve.

Gjatë ndërmarrjes së masave, ndaj tij është kryer alkotestim, ku janë matur 1,49 promilë alkool në gjak.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.