Ballina Kronika Gjendet i vdekur 63-vjeçari nga Forina që punonte si bari në Vrapçisht,...

Gjendet i vdekur 63-vjeçari nga Forina që punonte si bari në Vrapçisht, ishte raportuar i zhdukur nga familja (VIDEO+FOTO)

Një 63-vjeçar nga fshati Forinë e Gostivarit është gjetur i vdekur në rrethinën e Vrapçishtit, pasi më herët ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Më 21.05.2026, në ora 21:35 në DPB Gostivar, I.M. nga Gostivari ka denoncuar se nga shtëpia ishte larguar axha i tij A.I. (63) nga fshati Forinë, i cili punonte si bari në një stan në rrethinën e fshatit Vrapçisht.

Pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit në terren, I.M., së bashku me zyrtarë policorë nga DPB Gostivar dhe një ekip të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar, më 22.05.2026 rreth orës 06:00, e kanë gjetur 63-vjeçarin pa shenja jete në rrethinën e Vrapçishtit, pranë një rruge që po ndërtohej nga një kompani private.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar.