Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të publicistit Arsim Zekollit, i cili ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në moshën 60-vjeçare.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale, ku informon familjarët, miqtë dhe dashamirët për humbjen e të afërmit të tyre.
“Me dhimbje të thellë dhe me pikëllim të madh ju informojmë se sot, më 8 qershor 2026, në orët e hershme të mëngjesit, pa pritur ndërroi jetë vëllai ynë, Arsim Sulejman Zekolli (1966-2026)”, thuhet në njoftim.
Sipas familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Bllacë. E pamja do të organizohet po ashtu në fshatin Bllacë.
Arsim Zekolli ka qenë ambasador i Maqedonisë së Veriut në organizatën e OSBE-së në Vjenë, ndërkohë që njihet për analist i çështjeve politike si në Maqedoni, ashtu edhe më gjerë.
Njoftimi i plotë nga familjarët
Të nderuar miq dhe dashamirë!
Me dhimbje të thellë dhe me pikëllim të madh Ju informojmë se sot më datë 08.06.2026, në orët e hershme të mëngjesit, pa pritur ndërroi jetë vëllai jonë Arsim Sylejman Zekolli (1966-2026).
Ceremonia mortore do të bëhet në varrezat e lagjes Zekolli në fshatin Bllacë në ora 18.00 ndërsa e pamja poashtu në fshatin tonë./Shani Zekolli















