Ballina Aktualitet ERA GJATË STUHISË KISHTE FUQI URAGANI, THOTË DREJTORIA HIDROMETEOROLOGJIKE – NË SPITALE...

ERA GJATË STUHISË KISHTE FUQI URAGANI, THOTË DREJTORIA HIDROMETEOROLOGJIKE – NË SPITALE U PRANUAN 33 TË LËNDUAR

Pas stuhisë me erë të fuqishme dhe reshje shiu që dje përfshiu territorin e Maqedonisë, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112 janë pranuar mbi 9.000 telefonata nga qytetarët.

Era e djeshme në Shkup, Shtip dhe Strumicë kishte fuqinë e një orkani ose uragani, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

“Orkani ose uragani, sipas klasifikimit të fuqisë së erës, është erë shpejtësia e së cilës tejkalon 118 kilometra në orë. Bëhet fjalë për një erë jashtëzakonisht të fuqishme, e cila në këtë territor shfaqet shumë rrallë dhe shkakton shkatërrime të rënda dhe dëme të konsiderueshme në përmasa më të gjera”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Pas stuhisë me erë të fuqishme dhe shi që dje përfshiu territorin e Maqedonisë, përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 u pranuan mbi 9.000 thirrje nga qytetarët.

Në Shkup, deri në orën 22:00, u evidentuan 117 automjete të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara, shtatë semaforë të dëmtuar, pesë zjarre dhe dhjetë persona të lënduar.

U përmbytën Aeroporti i Shkupit, “Vila Vodno” dhe ministri, 117 automjete u dëmtuan nga stuhia, ndërsa në numrin 112 u pranuan mbi 9.000 thirrje.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shtip, në orën 17:00, u regjistrua një erë me forcë uragani, me goditje maksimale prej 134 kilometrash në orë, nga drejtimi perëndim-veriperëndim.

Në Luginën e Shkupit, në Stacionin Automatik Meteorologjik Shkup, në orën 16:10, u regjistrua erë me forcë uragani, me goditje maksimale prej 130 kilometrash në orë, nga drejtimi veri-veriperëndim.

Gjatë stuhisë u rrëzua çatia e Spitalit të Shtipit dhe depërtoi ujë në katet më të larta.

Erë me të njëjtën fuqi, prej 130 kilometrash në orë, u regjistrua edhe në Stacionin Automatik Meteorologjik në Novo Sellë të Strumicës, në orën 17:50, nga drejtimi veriperëndimor.

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, dr. Nebojsha Nastov, deklaroi se ndihmë mjekësore kishin kërkuar 22 persona, prej të cilëve dy ishin mbajtur për trajtim spitalor.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në Klinikën për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion, Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente – TOARILUC, ishin ekzaminuar 11 pacientë, ndërsa te tre prej tyre ishin konstatuar fraktura më serioze.

Sipas dr. Nastovit, pjesa më e madhe e pacientëve kishin pësuar lëndime më të lehta dhe ishin trajtuar në mënyrë ambulatore.

“Nga gjithsej 22 pacientë, dy janë pranuar për trajtim spitalor, ndërsa të tjerët janë trajtuar për lëndime më të lehta. Një pacient gjatë natës iu nënshtrua operacionit për shkak të thyerjes së dorës.

Pacienti tjetër është shtetas i huaj, turist, i cili pësoi lëndim në legen nga rënia e një peme. Tek ai nuk ishte i nevojshëm ndërhyrja kirurgjikale, por trajtim konsultativ”, deklaroi Nastov gjatë vënies në përdorim të Repartit të rindërtuar të Traumatologjisë.

Gjatë stuhisë u rrëzua çatia e Spitalit të Shtipit dhe depërtoi ujë në katet më të larta.

Klekovski deklaroi se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek gjendjen në institucionet shëndetësore të prekura nga stuhia dhe se, pas vlerësimit të dëmeve nga kompanitë e sigurimit, do të nisë rindërtimi i konstruksioneve të dëmtuara të çative.

“Në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ ka pemë të rrëzuara, por nuk ka persona të lënduar. Edhe në Spitalin Psikiatrik në Bardovcë nuk ka të lënduar, megjithëse atje pati një ndërprerje disaorëshe të furnizimit me energji elektrike, e cila tashmë është mënjanuar.

Dëme të konsiderueshme ka në konstruksionin e çatisë së Spitalit Klinik në Shtip. Falë reagimit të shpejtë të kryetarit të komunës, Ivan Jordanov, dhe drejtorit të spitalit, gjendja është vënë nën kontroll dhe po bëhet vlerësimi i dëmeve.

Dëmtime ka edhe në çatinë e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ në Shkup. Të dy spitalet janë të siguruara, ndërsa kompanitë e sigurimit tashmë po punojnë për vlerësimin e dëmeve. Menjëherë pas kësaj do të fillojë sanimi, për të siguruar funksionimin e pandërprerë të institucioneve”, deklaroi Klekovski.