Ballina Kronika HODHI MBETURINA NË LUMIN SHKUMBIN, ARRESTOHET TETOVARI PAS VIDEOS NË RRJETET SOCIALE...

HODHI MBETURINA NË LUMIN SHKUMBIN, ARRESTOHET TETOVARI PAS VIDEOS NË RRJETET SOCIALE (VIDEO)

Policia e Tetovës ka arrestuar një 54-vjeçar pasi u identifikua nga një video e publikuar në rrjetet sociale duke hedhur mbeturina në lumin Shkumbin.

Njoftimi i policisë:

Më 30.06.2026 në ora 18:00 në rrugën “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.S. (54) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale “Ndotja e mjedisit jetësor dhe natyrës”, sipas nenit 218 të Kodit Penal.

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shihej një automjet “Citroen” me targa të Tetovës duke hedhur thasë me mbeturina në lumin Shkumbin, policia ndërmori masa operative dhe identifikoi drejtuesin e automjetit.

I dyshuari e ka pranuar veprën në vendngjarje. Atij i është shqiptuar edhe urdhërpagesë për kundërvajtje sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, automjeti është fotodokumentuar, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik.

Personi është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.