Ballina Lajme “Adi Hila është hapur me shokët me videot intime”, Eli Fara “dënon”...

“Adi Hila është hapur me shokët me videot intime”, Eli Fara “dënon” kompozitorin: Ne kemi tabu seksin

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ndryshe nga reagimi i saj i parë, kur Fara bëri denoncim në polici dhe në deklarimet e saj publike nuk e adresoi drejtpërdrejt Adi Hilën, këtë herë duket se këngëtarja i jep hapësirë një qëndrimi që e përfshin atë në ngjarje.

Në mesazhin e shpërndarë prej saj, ndjekësi shkruan se “Adi Hila është hapur me shokët me videot intime”, ndërsa më tej shprehet se ai, sipas tij, ka vepruar siç do të vepronte një burrë që kërkon t’u tregojë miqve marrëdhëniet apo gratë me të cilat shoqërohet.

“Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga këngëtarja.

“Eli nuk ka bërë asgjë të shëmtuar apo të keqe. Ka bërë atë që ka pasur dëshirë të bëjë me trupin dhe ndjenjat e saj. Ne si popull e kemi tabu seksin”, thuhet më tej.

Ky reagim i fundit tërheq vëmendjen pasi vjen pas denoncimit të bërë nga këngëtarja në polici dhe duket se shënon një qëndrim më të drejtpërdrejtë ndaj pretendimeve për personin që, sipas mesazhit të publikuar prej saj, ka realizuar videon.