Ballina Lajme Finlandë-Shqipëri, sa të barabarta janë skuadrat në statistikat e Natios League?

Finlandë-Shqipëri, sa të barabarta janë skuadrat në statistikat e Natios League?

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Shqipëria dhe Finlanda, dueli në statistikat e Nations League

Finlanda dhe Shqipëria përballen sot në Helsinki në një duel që mund të ketë peshë të madhe për fatet e Grupit C1 të Nations League.

Para startit të kësaj sfide, statistikat e dy ndeshjeve të para në këtë edicion tregojnë një rivalitet mjaft të ekuilibruar mes dy skuadrave.

Sipas vlerësimeve të “Sofascore”, të dyja kombëtaret kanë marrë të njëjtën notë mesatare, 8.11, pas dy ndeshjeve të para.

Diferenca kryesore shfaqet te golat e shënuar. Finlanda ka realizuar shtatë gola, ndërsa Shqipëria pesë. Mesatarja është 3.5 gola për ndeshje për finlandezët dhe 2.5 për kuqezinjtë.

Në mbrojtje, të dyja skuadrat kanë treguar të njëjtën siguri, pasi e kanë mbajtur portën të paprekur në dy ndeshjet e para të Nations League.

Sa i përket posedimit të topit, Finlanda ka një avantazh të lehtë, me 68%, ndërsa Shqipëria regjistron 63%.

Në aspektin individual, Joel Pohjanpalo kryeson listën e golashënuesve të Finlandës me tre gola. Pas tij renditet Leo Walta me dy gola, ndërsa Adrian Svanbäck dhe Benjamin Källman kanë nga një gol.

Te Shqipëria, pesë lojtarë të ndryshëm kanë shënuar nga një gol: Rey Manaj, Kristjan Asllani, Ernest Muçi, Myrto Uzuni dhe Anis Mehmeti.

Në kombinimin gola plus asiste, Pohjanpalo, Walta dhe Svanback kryesojnë për Finlandën (nga 3), ndërsa te Shqipëria Rey Manaj është i vetmi me dy kontribute.

Këto statistika tregojnë një duel mjaft të balancuar në letër, por përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e “Helsinki Olympic Stadium”, aty ku Shqipëria kërkon të marrë një rezultat të rëndësishëm në garën për kreun e grupit.