Ballina Aktualitet Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Justina Shiroka-Pula morri sot pasdite zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re u zhvillua para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia dorëzoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Shiroka-Pulës.

Lexo edhe:Rrjeti zien për afera seksuale, por ‘çuçka’ i Ersekës paguan 311 mln lekë Sh.a ‘Green Kolonja’

Në hyrje të oborrit të Kuvendit, presidentja e re është pritur nga Haxhiu. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe partive politike.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit të Republikës së Kosovës nga Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur të martën mbrëma, e cila përfundoi në orët e para të së mërkurës.

Ajo mori 81 vota në rundin e parë të votimit, duke siguruar kështu zgjedhjen në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Zgjedhja e saj erdhi pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti dhe mbështetjes që ajo mori edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shiroka Pula, 72 vjeçe, është ekonomiste dhe akademike. Ajo ka shërbyer më herët si ministre e Energjisë dhe Minierave dhe si deputete e PDK-së. Para zgjedhjes presidente, ajo ishte kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe ishte gruaja e parë që drejtoi këtë institucion.

Me zgjedhjen e saj, Shiroka Pula bëhet presidentja e tretë grua e Kosovës, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmani. Mandati i saj presidencial zgjat pesë vjet.