Ka shkuar në 81 numri i viktimave në Greqi për shkak të zjarrit të madh që e ka kapluar tre ditë më parë.
Numri i të lënduarve është rritur në 187, ndërsa numërohen 1000 shtëpi dhe 300 makina të djegura.
Megjithatë, ende vazhdon kërkimi për trupa nën rrënojat e djegura nga zjarri. Numri i viktimave pritet të rritet ende.
Ekipet greke të shpëtimit e kanë të vështirë t’i identifikojnë viktimat për shkak të karbonizimit të trupave.
Zjarri është duke vazhduar ende. Sipas mediave greke, ka dy vatra zjarri, një drejt Agioi Theodoroi dhe një drejt Alepochori.
Aktualisht janë 176 zjarrfikës me 74 automjete, 3 automjete ushtarake, aeroplanë, 3 helikopterë dhe 2 avionë.