Ballina Bota Breshër në madhësinë e një limoni godet zonën metropolitane të Xalapa-s, Veracruz,...

Breshër në madhësinë e një limoni godet zonën metropolitane të Xalapa-s, Veracruz, Meksikë (VIDEO)

Në disa zona, rënia e breshërit krijoi frikë te popullata
Një stuhi e fortë, e shoqëruar me breshër, ka goditur gjatë orëve të fundit zonën metropolitane të qytetit Xalapa, kryeqyteti i shtetit Veracruz, Meksikë.

Shiu intensiv, stuhia e breshrit dhe stuhia elektrike u ndjenë në komunat San Andrés Tlalnehuayocan, Banderilla, Xalapa dhe Emiliano Zapata.

Në disa zona breshri ka arritur madhësinë e një limoni dhe në të tjera breshri ka qenë shumë intensiv, gjë që ka shkaktuar frikë te popullata.

Në kujtesën e banorëve të kryeqytetit është ende stuhia e prillit të 2014-ës, kur breshri me madhësinë e një top bejsbolli ra dhe dëmtoi mijëra automjete dhe banesa.

https://youtu.be/gBRSPnBVftI

https://youtu.be/3x1o_Y1Y8dk

https://youtu.be/OTQi7ZQll2k

https://youtu.be/focnjxyFSh8