Ballina Blog Faqe 333

A K S I D E N T O H E T në Kroaci autobusi nga Kosova, 10 jetë të humbura (VIDEO+FOTO)

Të paktën 10 persona raportohet të kenë  v d e k u r  si pasojë e një  a k s i d e n t i  që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Gazeta kroate Jutarnji.hr njofton se po ashtu janë  l ë n d u a r  edhe 30 të tjerë.

Sipas kësaj gazete autobusi i  a k s i d e n t u a r  është me targa të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Njëri nga udhëheqësit e  p o l i c i s ë  në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin.

“Unë kam qenë në shumë  a k s i d e n t e,  por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të  v d e k u r v e  ose të  p l a g o s u r v e. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.

“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu  k ë r c ë n o h e t  jeta brenda në autobus”, tha zëdhënësi i policisë.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.

Elvana Gjata publikon duetin me artistët ndërkombëtarë

Ashtu siç kishin paralajmëruar, Elvana Gjata, Inna dhe Sickotoy kanë sjellë bashkëpunimin e tyre. Kënga me titull “Papa” sapo është publikuar në Youtube.

Plot ngjyra dhe shumë ritmike, kënga do të na shoqërojë gjatë kësaj vere nëpër clube. Teksti është në gjuhën angleze, për të cilin është kujdesur vetë Elvana dhe Iraida.

Bashkë me Sickotoy dhe Inna-n kanë krijuar edhe vijën melodike. Ky projekt vjen vetëm pak ditë pas publikimit të duetit me Ylli Limanin. /abcnews.al

Tetovarja largohet nga shtëpia, babai kërkon ndihmën e uniformave blu

Dje (22 korrik), në ora 17:35, personi L.A. (44) nga Tetova, në SPB Tetovë ka  r a p o r t u a r  se  v a j z a  e tij e  m i t u r  ishte larguar nga shtëpia dhe se e njëjta sipas të gjitha gjasave duhet të jetë tek një person në Manastir.

Po merren masa për gjetjen e të  m i t u r ë s.

Bonus Video:

Bonus Video:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-Jsv9LTSPKRmLDqliIDKVwEJ

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku. Prej kohësh ajo ishte në betejë me një sëmundje të pashërueshme të cilën nuk arriti ta mposhte.

E lindur ne Bilisht, shkrimtarja kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinisë. Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës.

Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë. Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika.

Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015. Në përmbushje të deshirës së saj ceremonia e percjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Programi më i fuqishëm i përgjimit: Si funksionon Pegasus dhe pse njerëzit janë të shqetësuar

Çfarë ka ndodhur?

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, u raportua së fundmi, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat e njeriut. Përdorimi i softuerit, Pegasus, i zhvilluar nga grupi izraelit NSO, u raportua nga Washington Post, Guardian, Le Monde dhe media të tjera që bashkëpunuan në një hetim për marrje të të dhënave.

Përgjimi përfshin një listë me 50,000 numra telefoni që besohet se janë identifikuar si njerëz me interes nga klientët e NSO që nga viti 2016, thanë raportimet.

Çfarë është Pegasus?

Pegasus është një softuer përgjimi i krijuar nga firma izraelite NSO Group që mund të instalohet në mënyrë të fshehtë te celularët që përdorin shumicën e versioneve të iOS dhe Android. Zbulimet sugjerojnë që programi aktual Pegasus është në gjendje të shfrytëzojë të gjitha versionet e fundit të iOS deri në iOS 14.6.

Çfarë mund të bëjë Pegasus?

Pegasus është ndoshta softueri i përgjimit më i fuqishëm i krijuar ndonjëherë nga një kompani private. Sapo vendoset në telefon, Pegasus mund ta mbikëqyrë pajisjen gjatë gjithë kohës – mund të kopjojë mesazhet, të regjistrojë thirrjet, të marrë fotot apo të aktivizojë fshehurazi kamerën dhe mikrofonin. Potencialisht mund të përcaktojë se ku ndodhet një person, ku ka qenë dhe kë ka takuar.

Të dhëna të besueshme tregojnë se ky softuer mund të merret edhe pa klikime gjëkundi, në sulme të ashtuquajtura “zero klik”, të cilat nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesve.

Hulumtuesit dyshojnë se versionet më të fundit të Pegasus instalohen vetëm në memorien e përkohshme të telefonit, që do të thotë se sapo telefoni ndizet, pothuajse të gjitha gjurmët e programit zhduken.

Kush e përdor?

NSO nuk tregon hapur kush e ble softuerin, por faqja e internetit e kompanisë thotë se produktet përdoren ekskluzivisht “nga inteligjenca qeveritare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të luftuar krimin dhe terrorin”.

Avokatët e NSO pretenduan se raporti teknik ishte hamendësim, duke e përshkruar atë si “një përpilim të supozimeve spekulative dhe të pabazuara”. Sidoqoftë, ata nuk kundërshtuan asnjë nga gjetjet ose konkluzionet specifike.

Një nga sfidat më domethënëse që Pegasus u paraqet gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut është fakti që softueri shfrytëzon dobësi të pazbuluara, që do të thotë se edhe përdoruesi i telefonit më i ndërgjegjshëm për sigurinë nuk mund të parandalojë një sulm. Praktikisht, Pegasus është “i pakapshëm”.

Guardian, France24, TechCrunch

Një vajzë e re shqiptare humb jetën nga përmbytjet në Gjermani (FOTO)

Një vajzë e re nga Kosova ka humbur jetë nga përmbytjet në Gjermani.

Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku, ndërsa lajmi për humbjen e saj u bë i ditur nga familjarët fillimisht në rrjetet sociale.

Dje u raportua edhe për  v d e k j e n  e një çifti po nga Kosova, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Deri më tani në Gjermani kanë  v d e k u r afër 200 persona e shumë të tjerë vazhdojnë të mbeten ende të  zh d u k u r.

Aktualisht në Gjermani po bëhet pastrimi masiv nga përmbytjet, ndërsa Qeveria po shqyrton një paketë ndihme prej rreth 400 milionë eurosh.

Video nga përmbytjet në Gjermani:

https://youtu.be/XH-U7ApfisI?list=PLwDxg3Iu5-Jsv9LTSPKRmLDqliIDKVwEJ

Foto nga përmbytjet në Gjermani:

Breshër kokërrmadh në Skënderaj të Kosovës (VIDEO)

Shiu dhe bresheri i sotëm nuk ka kursyer as qytetin e Skënderajt.
Derisa në Vushtrri shiu mbushi rrugët, në Skënderaj bresheri ka qenë i hovshëm e ka rënë furishëm.Në video shihet se dendësia e tij ka qenë aq e shpeshtë, saqë ngjan me dëborë.

Reshje të shiut janë paralajmëruar në të gjithë Kosovën nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

https://youtu.be/yKgYBvx3-Io

Dasmë e madhe në Zagreb/Vajza e Ardian Koznikut martohet me basketbollistin kroat, Andro Anzulloviç (VIDEO+FOTO)

Diana, vajza e legjendës së futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, është martuar me basketbollistin kroat, Andro Anzulloviç.

Dy familje të lindura me sport, dy emra të mëdhenj të sportit botëror, Ardian Kozniku dhe Drazhen Anzulloviç, janë bërë miq. Ardian Kozniku, ish-futbollist dhe Anzulloviç, aktualisht trajner, raporton gazeta “Bota sot”.

“Zemra e babit, Zoti ju bekoftë. Diana Kozniku Anzulloviç & Andro Anzulloviç”, uron Kozniku në profilin e tij në facebook.

Atmosferën mes kroatëve dhe shqiptarëve e ndezi edhe vallja e Rugovës.

Përndryshe, dhëndri Andro, ka luajtur në Zabok, kurse tani ka kaluar te Dinamo e Zagrebit.

Pse në çantën e çdo kanadezi ka qumësht

Bëni një shëtitje nëpër çdo dyqan ushqimesh në zonën e Ontario dhe do të shihni diçka pak të pazakontë. Është një qese e madhe, e shijshme me qumësht.

Në të vërtetë, janë tre fshikëza të mesme të qumështit, të paketuara së bashku në një thes të madh. Në shtëpi, qumështi vendoset në një shtambë dhe një cep i plastikës së polietilenit copëtohet me gërshërë për derdhjen. Disa kanadezë këpusin një vrimë të dytë, më të vogël për të lëshuar ajrin. Për shkak se nuk është mbyllur plotësisht, qumështi duhet të shijohet relativisht shpejt.

Për entuziastët e qumështit lehtësia e një ene mund të duket e panevojshme, megjithatë të paktën 75 përqind e të gjithë qumështit të shitur në Ontario vjen në këtë sistem unik të dorëzimit. Qeset me qumësht mund të gjenden gjithashtu në Quebec dhe Maritimes.

Por si lindi kjo mënyrë?

Nga fundi i viteve 1960, shishet e qelqit ishin ende duke u përdorur për qumësht, por zyrtarët e dinin se ato po shkaktonin një sasi të konsiderueshme mbeturinash dhe shpenzimesh: Shishet e rënda ishin një dhimbje për t’u transportuar dhe thyheshin lehtë. Disa vjet më vonë, Kanadaja ishte e zënë me konvertimin në sistemin metrik, duke kërkuar që lëngjet të shiteshin në litra. Fabrikat prodhuese që prodhojnë kane plastike ose kartona (të cilat kishin debutuar rreth vitit 1915) zbuluan se makineritë e tyre do të duhej të ndryshoheshin në mënyrë dramatike për të lejuar që kontejnerët e tyre të kishin të tjera përmasa për të përmbushur kërkesat e reja. Por procesi për injeksionin e qumështit në qese plastike, të cilat u prezantuan nga DuPont në fund të viteve 1960, duheshin vetëm ndryshime të vogla. Qeset gjithashtu prodhuan më pak mbeturina paketimi, pasi ato kërkojnë më pak plastike për të mbajtur të njëjtën sasi qumështi. Papritmas, derdhja e qumështit në thasë gjigantë, floppy dukej si gjëja më e dukshme në botë./abcnews.al

Hipertensioni/ Mënyra e thjeshtë për të shmangur presionin e lartë të gjakut gjatë natës

Një studim i ri nga Universiteti i Kolegjit Mjekësor të Kentuckit në SHBA, sugjeron që kufizimi i sasisë së kohës që hani gjatë ditës mund të ndihmojë njerëzit me diabet të tipit 2 të ulin hipertensionin e natës, i cili karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut.

Studimi, i botuar në PNAS, zbuloi se kufizimi i marrjes së ushqimit, një zakon në të cilin ushqimi është i kufizuar në një kornizë specifike kohore gjatë çdo dite, ndihmoi në parandalimin dhe përmirësimin e hipertensionit të natës të lidhur me diabetin.

“Ne jemi të ngazëllyer për këto rezultate dhe pasojat që ato mund të kenë për provat klinike në të ardhmen. Përveç ndryshimeve në stilin e jetës, të tilla si dieta dhe ushtrimet fizike, ngrënia e ushqimit në një kohë të caktuar mund të ketë një efekt shëndetësor tek njerëzit me diabet të tipit 2”, thanë autorët e studimit dhe profesorët e Universitetit të Kentucky, Dr. Ming Gong dhe Zhenheng Guo, duke shpresuar se gjetjet e tyre mund të sjellin përfitime të ngjashme tek njerëzit.

Nën rrethana normale, presioni i gjakut bie natën dhe rritet përsëri në mëngjes pas zgjimit, së bashku me ritmin cirkadian të trupit. Sidoqoftë, në disa pacientë me hipertension, kjo ulje e zakonshme nuk ndodh brenda natës. Ky fenomen është mbizotërues në pacientët me diabet tip 2 dhe shoqërohet me rritje të incidencës së sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi zbuloi se prezantimi i një afati specifik kohor për të ngrënë parandaloi zhvillimin e presionit të gjakut në rënie tek minjtë diabetikë. Gjithashtu, kjo praktikë riktheu në mënyrë efektive çrregullimin e ritmit cirkadian tek minjtë që tashmë kishin presion të gjakut në rënie.

Studiuesit e kufizuan aksesin e minjve në ushqim në tetë orë gjatë kohës normale që ata qëndruan zgjuar gjatë ditës. Kur disponueshmëria e ushqimit u rrit në 12 orë, praktika vazhdoi të ishte efektive në parandalimin dhe trajtimin e presionit të gjakut në rënie, me Dr. Guo për të vërejtur se kjo është dëshmi se efektet e shkaktuara nga koha e ushqimit në vend se të kufizojnë kaloritë.

Përveç rëndësisë së studimit të tanishëm për provat klinike në të ardhmen tek njerëzit, Dr. Gong argumenton se puna shton njohuri për komunitetin shkencor në lidhje me shkaqet dhe mekanizmat e presionit të gjakut në rënie në diabet, të cilat nuk janë kuptuar ende plotësisht.

“Ka tashmë disa studime që tregojnë përfitimet që mund të ofrojë në shëndetin e kufizimit kohor në konsumin e ushqimit, veçanërisht në nivelin e problemeve metabolike. Ky është studimi i parë i madh shkencor që përqendrohet në mënyrën se si kjo ndikon në presionin e gjakut -diabetik- presionin e gjakut të lidhur dhe zbulon se zakonet e përditshme të ngrënies mund të luajnë një rol kritik”.

Si e trajtojmë migrenën me ushqim?

Shkencëtarët amerikanë kanë provuar se një dietë që përmban një përqindje të lartë të peshkut yndyror dhe një përqindje specifike të vajrave bimorë zvogëlon ashpërsinë e dhimbjeve të kokës migrenë nga të cilat vuajnë shumë.
Instituti vëren se migrena është një sëmundje e zakonshme kronike neurologjike. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit të SH.B.A-së, më shumë se katër milion njerëz në botë vuajnë nga migrena kronike, sulmet e të cilave nuk janë më pak se 15 herë në muaj, dhe gjatë sulmit që zgjat nga katër orë në tre ditë, pacienti nuk mund të bëjë asnjë punë normalisht.

Gratë e moshës 18-44 vjeç kanë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë sëmundje. Medikamentet aktuale që përdoren për të trajtuar migrenën lehtësojnë pjesërisht dhimbjen dhe kanë shumë efekte anësore negative, përfshirë varësinë. Kështu që shkencëtarët kërkojnë vazhdimisht ilaçe për të luftuar migrenën.

Ekspertët nga Instituti Kombëtar Amerikan i Plakjes, në bashkëpunim me kolegë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, studiuan 182 të rritur, 88 përqind e tyre gra, të cilat përjetuan migrenë 5 deri në 20 ditë në muaj.

Në fillim të studimit, studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe që gjatë 16 javëve ndoqën një dietë tjetër. Dieta e grupit të parë ishte e pasur me peshk të yndyrshëm dhe me pak vajra bimorë, veçanërisht me acid linoleik. Regjimi i grupit të dytë ishte i pasur me peshk të yndyrshëm dhe acid linoleik. Edhe grupi i tretë kishte një dietë të pasur me acid linoleik dhe përqindja e peshkut yndyror në të ishte e ulët.

Duhet të theksohet se acidi linoleik, i gjetur në misër, sojë dhe vajra të tjerë vegjetalë, arra dhe fara, i atribuohet grupit të acideve yndyrore të pangopura omega-6, të cilat janë pararendëse të oksilipinave (molekulat e përfshira në rregullimin e dhimbjes dhe inflamacionit) . Rezultatet e mëparshme të hulumtimit kanë treguar se xilibinat e rrjedhura nga acide yndyrore omega-3 të pranishme në peshqit yndyror kanë veti lehtësuese të dhimbjes, ndërsa nga omega-6 rrjedhin anasjelltas ashpërsia e tyre.
Studiuesit vendosën të vërtetojnë këto gjetje për migrenën. Më parë, ata demonstruan se acidi linoleik shkakton inflamacion në indet e shoqëruara me migrenë dhe rrugët e nervit trigeminal, nervit kranial më të madh dhe më kompleks të trupit. Rezultatet treguan se një dietë e ulët në acid linoleik dhe më e lartë në acide yndyrore omega-3 mund të zvogëlojë dhimbjen dhe inflamacionin e këtyre rrugëve nervore, me 30-40 përqind të kohëzgjatjes së dhimbjeve të migrenës në ditë dhe numrit të përgjithshëm të ditëve, krahasuar me anëtarët e grupit.

E treta, Dr Chris Ramsden, i cili drejtoi studimin tha: “Ky studim dëshmon se ndryshimi i dietës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së migrenës nga e cila vuajnë miliona. Kjo është edhe një provë tjetër që ushqimi që hamë mund të ndikojë në rrugën e dhimbjes.”

Pas këtyre gjetjeve, studiuesit planifikojnë të vazhdojnë punën e tyre dhe të studiojnë efektin e të ushqyerit në kushte të tjera të dhimbjes kronike./abcnews.al

Shënoi temperatura 50 gradë/ Zjarret shkrumbojnë fshatin e “rekordit” në Kanada (VIDEO)

Fshati që vendosi rekordin e të gjitha kohërave për temperaturën më të lartë në Kanada, është shkatërruar nga zjarret pyjore të cilat u përhapen me një shpejtësi skëterrë duke mos i lënë banorëve kohë të përgatiten.

Pjesa dërrmuese e tyre u detyruan të largoheshin nga shtëpitë pa marrë asgjë me vete.

“Brenda 15 minutash, i gjithë fshati u përfshi nga flakët”, tha kryetari i vendit, Jan Polderman. Dy persona humbën jetën nga zjarret që shkatërruan Lytton-in, ndërsa disa banorë konsiderohen të zhdukur. Shumica e komunitetit u dogj nga themelet, vetëm pak pasi atje termometri shënoi 49.6 gradë.

Mbi 130 zjarre janë përhapur në perëndim të Kanadasë qe përballet me një të nxehte ekstrem. Qeveria federale njoftoi dërgimin e avionëve të ushtrisë për të ndihmuar punëtorët e emergjencave te shuajnë vatrat e zjarreve në British Kolumbia.

Një ditë më parë u regjistruan gjithashtu rreth 12.000 rrufe. Ministri kanadez i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjiat Sajjan tha se qeveria do të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe dërgimin e helikopterëve dhe personelit ushtarakë, me qëllim që të shuhen zjarret që po rrezikojnë jetën e njerëzve. Temperaturat kanë rënë në pjesën bregdetare të Kanadasë, por në British Kolombia, pritet që të ketë zjarre përgjatë gjithë fundjavës.

https://youtu.be/zh8WT2PDGw4

Video virale, momenti i bukur kur vajza e vogël afrikane shikon për herë të parë një të bardhë

Momenti i bukur kur një vajzë e vogël afrikane takon për herë të parë një person të bardhë ka bërë xhiron e mediave sociale.

Daily Mail ka publikuar videon, ku shihet se vogëlushja është e frikësuar dhe qan pasi sheh një person të bardhë.

Momenti është regjistruar nëpër malet Rwenzori në Ugandën perëndimore. Fshati është tepër i izoluar që me sa duket nuk ka shumë vizitorë nga jashtë.

Në videon e publikuar shihet teksa e vogla qan dhe mundohet të fshihet. “Ai do të më hajë,” thotë ajo teksa nuk ndal lotët, ndërsa përpiqen ta qetësojnë.

Duket se në fund e vajza fiton besim dhe pranon që personi i panjohur për të t’i flasë dhe t’i prekë dorën. g.v/abcnews.al

Shqiptari “hero” në Finlandë, shpëton një familje nga zjarri

Një shqiptar është kthyer në “hero” në Finlandë për shkak të aktit të tij. Gazeta vendase “Helsingin Sanomat” raporton se një zjarr i madh shpërtheu  në Minttutie duke shkatërruar tërësisht një shtëpi.

Shqiptari Mërgim Halili, i cili jetonte në të njëjtën lagje, nuk është menduar dy herë por pavarësisht rrezikut, ka hyrë brenda e ka ndihmuar një cift të moshuar të largoheshin prej banesës në flakë.

Halili ka rrëfyer për gazetën se është ndihmuar edhe nga e dashura e tij për të shpëtuar çiftin që rrezikonte mes flakëve.

Ai thotë se vunë re tymin që ngrihej nga shtëpia dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët u rritën, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në apartamente.

Sipas Halilit, ata trokitën në derën e shtëpisë dhe i ranë ziles. “Të moshuarit hapën derën kur trokitëm. Ata duket se nuk e kishin kuptuar që ka rënë zjarr”, thotë Halili.

Dy të rinjtë më pas i nxorën të moshuarit jashtë, pasi flakët filluan të përhapen menjëherë me shpejtësi.  g.v/abcnews.al

5 lëngje që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Sa më i nxehtë të jetë moti, aq më shumë kërkojmë diçka freskuese. Ndryshe nga shumica e lëngjeve të paketuara, që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri, shumë pije shtëpiake mund të t’ju ndihmojnë, dhe nëse ndiqni një dietë, atëherë do ta bëjnë procesin pak më të lehtë.

Lëngu i shegës

Shegët janë të pasura me polifenole dhe vitaminë C. Ky lëng jo vetëm që na ndihmon të kemi një sistem të fortë imunitar, por gjithashtu mund të na mbrojë nga pesha e tepërt. Sipas studimeve, shega rregullon sheqerin në gjak, i cili gjithashtu zvogëlon ndjenjën e urisë.

Lëng shalqini

Merrni shumë përfitime kur konsumoni shalqi: Nga rikuperimi më i shpejtë i trupit dhe muskujve pas ushtrimeve intensive, deri te hidratimi i thellë, pasi shalqini përbëhet nga 92 përqind ujë. Nëse konsumoni lëng shalqini, jo vetëm që do të ndiheni më të hidratuar por dhe më të ngopur.

Lakra dhe lëngu i mollës

Lakra kale gjen vend në sallata. Por nëse nuk iu pëlqen ta konsumoni në këtë formë, mund ta bëni lëng. Së bashku me një mollë, do të ruani një ekuilibër perfekt.

Lëngu i selinos

Dietologët pohojnë se lëngu i selinos ka shumë pak kaloi dhe është një zgjedhje ideale për dietat. Ky lëng është gjithasht ideale për smoothie-n gjallërues të përditshëm.

Lëngu i kumbullës së thatë

Nëse po kërkoni të largoni ndjenjën e fryrjes, ky lëng është zgjidhja. Një studim tregoi se kumbullat e thata ndihmuan njerëzit mbipeshë të humbnin kilogramë duke krijuar ndjesinë e ngopjes. /abcnews.al

Mali i Tomorrit ende nën pushtetin e flakëve, deri më tani janë djegur 23 hektarë pyje (VIDEO)

Dita e pestë e zjarrit në Malin e Tomorrit. Disa vatra zjarri janë drejt neutralizimit ndërsa të tjera janë duke u përhapur nga era. Në ndihmë për fikjen e zjarrit banorëve të fshatrave përreth Tomorri janë vënë dhe helikopterë.

Burimet zyrtare nga ADZM Berat konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra. /abcnews.al/

Ademi: B D I fitues absolut i zgjedhjeve lokale (Video)

Shefi i grupit parlamentar të B D I-së, Arbër Ademi, pret që në zgjedhjet lokale të vjeshtës, Bashkimi Demokratik për Integrim të fitojë më shumë komuna nga sa ka aktualisht, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se B D I-ja mund të fitojë edhe në disa komuna që deri tani nuk janë drejtuar nga shqiptarët.

“Ne po i bëjmë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme. Ju e dini që B D I është parti politike serioze, e etabluar mirë, e organizuar mirë në skenën politike të vendit tonë. Jemi të gatshëm për të marrë përsipër që t’ju shërbejmë qytetarëve edhe në një mandat katër vjeçar në pushtetin lokal dhe në bazë të anketime të fundit B D I është fitues absolut si në nivel kombëtar ashtu edhe në komuna specifike ku ka gjasa të fitojë kandidati shqiptarë dhe ne do të kemi kandidat aty si parti politike me gjasa më të mëdha se çdo kush tjetër, pra jemi favorit absolut që t’ju shërbejmë qytetarëve edhe në një mandat 4 vjeçar në pushtetin lokal”, u shpreh Ademi.

Deputeti i B D I-së, tha se partia është e unifikuar në prag të zgjedhjeve lokale dhe nuk rrezikon të humb asnjë komunë.

“Nuk ka mosmarrëveshje brenda B D I-së, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale jemi të gjithë një e të përbashkuar prapa liderit tonë z.Ali Ahmeti dhe se jo që nuk do të humbim ndonjërën nga komunat që drejtojmë tani por ne do të shtojmë numrin e komunave që do t’i drejtojmë”, tha Ademi për gazetën LAJM.

Ariu në majë të qershisë në Brodec të Tetovës (VIDEO)

Banorët e fshatit Brodec përsëri e kanë filmuar ariun pranë fshatit, kësaj radhe në majë të qershisë, transmeton Tetova News.

Në internet ka shumë video dhe lajme për arinjtë si të apasionuar pas qershive, madje në Japoni kanë arritur në përfundim se arinjtë po shpëtojnë qershitë nga ngrohja globale. Ata hanë qershi dhe farat i shpërndajnë gjithandej, duke ndihmuar në shtimin e tyre.

Ndërkaq në Shqipëri, dhjetëra fermerë nga njësia administrative në Çerravë të Pogradecit kanë pësuar dëme të mëdha në parcelat me qershi, ditëve të fundit.

Dëmtimi i tyre nuk ka ardhur nga faktorët atmosferikë, por nga arinjtë. Në këtë zonë të fshatit, ariu zbret gjatë orëve të natës dhe përveç se ha qershitë, ka thyer disa qindra pemë.

Sipas kryeplakut të fshatit vetë fermerët nuk e zgjidhin dot këtë problematikë, pasi bëhet fjalë për një kafshë të mbrojtur me ligj e cila është e ndaluar të  q ë ll o h e t  apo  v r i t e t.

Ndërkohë për kryetarin e shoqatës së gjuetarëve, arinjtë në këtë zonë janë shtuar dhe nesër mund të rr e z i k o j n ë  edhe banorët, pasi po zbresin gjithnjë e më pranë banesave.

Ai kërkon lejimin e gj u e t i s ë  në zonat ku arinjtë po shkaktojnë dëme. Derisa situata të marrë një zgjidhje, banorët e Cerravës më shume se sa pemët do të duhet të ruajnë veten dhe fëmijet nga rr e z i k u  i arinjve.

Video është publikuar në faqen e fshatit Brodec në fb dhe shihet se si ariu shijon qershitë deri në momentin kur heton se i janë afruar njerëz, prandaj zbret me nxitim dhe ia mbath në pyll./TetovaNews

https://youtu.be/P2EhzmVXYEg

Çfarë do të ndodhë me “story-t”? Instagram teston ndryshimin më të ri

Rrjeti i njohur social, Instagram, pritet të ndryshojë shumë shpejt veçorinë e shpërndarjes së lidhjeve nëpër storie. Deri tani të drejtën për shpërndarje të “linkeve” në storie e kanë pasur vetëm llogaritë e verifikuara apo ato me mbi 10 mijë ndjekës. Ndërsa tani po testohet për të gjithë përdoruesit.

Shefi për produkte në Instagram, Vishal Shah, ka thënë se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në atë nëse përdoruesit po shpërndajnë mashtrime apo lajme të rreme.

Ai ka shtuar se shpërndarja e lidhjeve do të jetë e limituar vetëm te storiet. Shah ka thënë se nuk është në plan që kjo veçori të bëhet edhe për postimet normale në çfarëdo hapësire tjetër të aplikacionit./abcnews.al

3 truke të zgjuara për t’i mbajtur mushkonjat larg

Mbrëmjet e ngrohta të verës nënkuptojnë më shumë orë jashtë shtëpisë dhe sigurisht më shumë mushkonja. Për të shijuar kohën tuaj pa iu bezdisur këta “vizitorë”, atëherë shikoni se çfarë mund të bëni për t’i mbajtur larg jush.

Mbani bimë që sprapsin mushkonjat

Lulet mund të bëjnë shumë më tepër sesa thjesht të zbukurojnë hapësirën tuaj. Dy prej bimëve që do t’ju ndihmojnë t’i mbani mushkonjat larg janë marigold dhe calendula, por dhe rozmarina, nenexhiku dhe limoni janë efektiv.

Kushtojini vëmendje ndriçimit të hapësirës tuaj

Disa drita mund të tërheqin më shumë mushkonja se të tjerat, kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur zgjidhni llambat. Zgjidhni dritat e verdha në vend të llambave tradicionale të bardha. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’i mbani larg mushkonjat por gjithashtu do të krijoni një mjedis më atmosferik.

Përdorni vaj kedri

Spërkasni vaj kedri të holluar me ujë mbi bimët, pemë dhe bar, për t’i larguar insektet e tilla si mushkonjat. Është një lëng jo toksik, i cili do t’ju ndihmojë të shijoni momentet në vilë ose jashtë shtëpisë tuaj këtë verë. /abcnews.al