Të paktën 10 persona raportohet të kenë v d e k u r si pasojë e një a k s i d e n t i që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.
Gazeta kroate Jutarnji.hr njofton se po ashtu janë l ë n d u a r edhe 30 të tjerë.
Sipas kësaj gazete autobusi i a k s i d e n t u a r është me targa të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.
Njëri nga udhëheqësit e p o l i c i s ë në vendin e ngjarjes ka rrëfyer për rastin.
“Unë kam qenë në shumë a k s i d e n t e, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është ndër aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të v d e k u r v e ose të p l a g o s u r v e. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha Galic.
“Situata është shumë e vështirë dhe ka ende numër të madh të pasagjerëve që iu k ë r c ë n o h e t jeta brenda në autobus”, tha zëdhënësi i policisë.
“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.











![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



