Ballina Aktualitet Lajme Shënoi temperatura 50 gradë/ Zjarret shkrumbojnë fshatin e “rekordit” në Kanada (VIDEO)

Shënoi temperatura 50 gradë/ Zjarret shkrumbojnë fshatin e “rekordit” në Kanada (VIDEO)

Fshati që vendosi rekordin e të gjitha kohërave për temperaturën më të lartë në Kanada, është shkatërruar nga zjarret pyjore të cilat u përhapen me një shpejtësi skëterrë duke mos i lënë banorëve kohë të përgatiten.

Pjesa dërrmuese e tyre u detyruan të largoheshin nga shtëpitë pa marrë asgjë me vete.

“Brenda 15 minutash, i gjithë fshati u përfshi nga flakët”, tha kryetari i vendit, Jan Polderman. Dy persona humbën jetën nga zjarret që shkatërruan Lytton-in, ndërsa disa banorë konsiderohen të zhdukur. Shumica e komunitetit u dogj nga themelet, vetëm pak pasi atje termometri shënoi 49.6 gradë.

Mbi 130 zjarre janë përhapur në perëndim të Kanadasë qe përballet me një të nxehte ekstrem. Qeveria federale njoftoi dërgimin e avionëve të ushtrisë për të ndihmuar punëtorët e emergjencave te shuajnë vatrat e zjarreve në British Kolumbia.

Një ditë më parë u regjistruan gjithashtu rreth 12.000 rrufe. Ministri kanadez i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjiat Sajjan tha se qeveria do të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe dërgimin e helikopterëve dhe personelit ushtarakë, me qëllim që të shuhen zjarret që po rrezikojnë jetën e njerëzve. Temperaturat kanë rënë në pjesën bregdetare të Kanadasë, por në British Kolombia, pritet që të ketë zjarre përgjatë gjithë fundjavës.

https://youtu.be/zh8WT2PDGw4

@tn.lajmelokale
@tetovanews