Ballina Diaspora Shqiptari “hero” në Finlandë, shpëton një familje nga zjarri

Shqiptari “hero” në Finlandë, shpëton një familje nga zjarri

Një shqiptar është kthyer në “hero” në Finlandë për shkak të aktit të tij. Gazeta vendase “Helsingin Sanomat” raporton se një zjarr i madh shpërtheu  në Minttutie duke shkatërruar tërësisht një shtëpi.

Shqiptari Mërgim Halili, i cili jetonte në të njëjtën lagje, nuk është menduar dy herë por pavarësisht rrezikut, ka hyrë brenda e ka ndihmuar një cift të moshuar të largoheshin prej banesës në flakë.

Halili ka rrëfyer për gazetën se është ndihmuar edhe nga e dashura e tij për të shpëtuar çiftin që rrezikonte mes flakëve.

Ai thotë se vunë re tymin që ngrihej nga shtëpia dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët u rritën, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në apartamente.

Sipas Halilit, ata trokitën në derën e shtëpisë dhe i ranë ziles. “Të moshuarit hapën derën kur trokitëm. Ata duket se nuk e kishin kuptuar që ka rënë zjarr”, thotë Halili.

Dy të rinjtë më pas i nxorën të moshuarit jashtë, pasi flakët filluan të përhapen menjëherë me shpejtësi.  g.v/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews