Ballina Blog Faqe 365

Tragjike/ Studentja humb jetën teksa po paguante biletën e parkimit

Një ngjarje  t r o n d i t ë s e  ka ndodhur në Ohio, Amerikë. Një studente 23-vjeçare ka humbur jetën në hyrjen e një garazhi.

Victoria Strauss  v d i q  teksa po përpiqej të merrte kartën e bankës e cila i kishte rënë në tokë, ku pa dashje kishte shtypur pedalin e gazit.

Koka i kishte ngecur mes makinës dhe kabinës ku do të paguante parkimin. 23-vjeçarja u gjet pas disa orësh nga roja i parkimit, por ishte shumë vonë për ta shpëtuar.

Ndërsa policia ka njoftuar: “Kishte hapur derën e veturës duke tentuar të kap kartelën e bankës, me të cilën planifikonte të paguante parkingun. Por rastësisht shtypi pedalin e gazit dhe u  p ë r p l a s  me kabinën ku do të kryente pagesën”. /abcnews.al

Makthi 2000-vjeçar i politologëve: Mobokracia, ose sundimi nga turmat

Liberalët bëhen “dembelë” kur mendojnë mbi turmat. Ata kanë brohoritur për “fuqinë e popullit” kur ajo kërcënon regjimet që ata nuk i aprovojnë, si për shembull në Lindjen e Mesme, ndërsa nga ana tjetër bëjnë një sy qorr ndaj teprimeve nga protestuesit që ata mendojnë se janë në anën e djathtë të historisë.

Në gushtin e vitit 2020, një botues i çështjeve publike botoi librin“Në mbrojtje të plaçkitjes: Një histori e trazuar e veprimit jo civil” nga Viki Osterveil.Pushtimi i Kapitolit nga turma e mbështetësve të presidentit Donald Trump më 6 janar, ishte një kujtesë e rreziqeve që vijnë nga luajtja me zjarrin.

Është naive të supozohet se turmat do të kufizohen vetëm në anën “e bukur” të spektrit politik; nga natyra e tij lloji i turmave të krahut të majtë, gjeneron llojin e turmave në të djathtë. Dhe është dyfish naive të presësh që turmat do t’i vendosin kufij vetes; dalja jashtë kontrollit është në natyrën e tyre.

Filozofët politikë e kanë thënë këtë gjë vazhdimisht për më shumë se 2.000 vjet. Teoricienët politikë para-modernë, nuk u lodhën asnjëherë të paralajmëronin se sa herë që do të përfitojë nga rasti “përbindëshi me shumë kokë” do të shkelë rendin në fuqi.

Edhe mendimtarët liberalë shqetësoheshin se demokracia mund të krijonte “mobokraci” (sundim të turmave). Ata argumentuan se vullneti i njerëzve duhej të frenohej nga një kombinim i ligjeve të Kushtetutës (të drejtat individuale, bashkë me kontrollet dhe ekuilibrat) dhe i kulturës qytetare. Më i mençuri midis tyre shtoi se prishja e kufizimeve të tilla mund t`a shndërrojë demokracinë në sundimin e turmës.

Vepra e parë e madhe e filozofisë politike, “Republika” e Platonit, ishte, pjesërisht, një meditim mbi të këqijat që vijnë nga sundimi i turmës. Platoni e konsideronte demokracinë si më shumë sesa sundimi i turmës me një emër tjetër, ndoshta jo të dhunshme, të paktën në fillim, por me të njëjtën mungesë të kontrollit të impulsit.

Ai krahasoi qytetarët e demokracive me blerësit që shohin në treg një “pallto me shumë ngjyra”dhe e blejnë atë vetëm për të zbuluar se shqepet kur është veshur vetëm 2 herë. Ai vuri në dukje se demokracitë janë të vështira për t’u provuar kufijtë.

Gjithshtu, Platoni argumentoi se demokracitë degradojnë në mënyrë të pashmangshme në anarki, pasi të varfrit plaçkitnin të pasurit, dhe kaosi prodhon kolaps. Anarkia çon në sundimin e tiranëve:një lider autoritar, mund t’u drejtohet instikteve më të këqija të turmës, pasi ai vetëdrejtohet nga instiktet e tij më të këqija.

Ai është në një farë mënyre turma në formën e një personi të vetëm. Për Platonin, e vetmja alternativë e zbatueshme për sundimin e turmës, ishte sundimi i një kaste gardianësh: mbretër-filozofë, të stërvitur që në foshnjëri për të kontrolluar emocionet e tyre, dhe për t`a vendosur mençurinë përpara instiktit.

Aristoteli, nxënësi i madh i Platonit, bëri dallimin midis tre formave të ligjshme të qeverisjes:mbretërimit, aristokracisë dhe demokracisë. Ai argumentoi se secila prej tyre ka hijet e saj të errëta:tiraninë, oligarkinë, dhe sundimin e turmës.

Pastaj ai përshkroi mënyrat në të cilat këto forma të virtytshme të qeverisjes evoluojnë në të kundërtat e tyre:demokracia bëhet sundim i turmës, ku të pasurit rrëmbejnë pasurinë e shoqërisë. Duke qenë një mendimtar më praktik se Platoni, Aristoteli, argumentoi se kishte dy mënyra për të parandaluar degradimin e demokracisë në një mobokraci:përzierja e saj meelemente të mbretërisë dhe aristokracisë për të frenuar vullnetin e njerëzve; dhe krijimi i një klase të madhe të mesme, që ka interes stabilitetin e vendit.

Shekujt vijues sollën disa risi në të menduarit mbi turmën. Makiaveli spekuloi se princat e zgjuar mund të ishin në gjendje të përfitonin nga kaosi, nëse ata mund t`a përdornin turmën kundër një regjimi në shpërbërje e sipër. Ndërkohë, elitat kënaqeshin me demonizimin e saj.

Ata shpikën një mori emrash të frikshëm për popullin – “kafshë me shumë kokë”, “turmë e vrazhdë”, “vulgu i lëvizshëm”, ose një turmë e ndryshueshme, e cila dha shkas për termin anglisht mob “turmë”. Ata gjithashtu shpikën mënyra cinike për të devijuar energjitë e saj anarkike, veçanërisht “bukën dhe cirkun” në kohën e Perandorisë Romake.

Por qasja ndryshoi me revolucionet franceze dhe amerikane, të cilët bazoheshin në qasje të kundërta për sundimin e turmës. Në fillim shumë njerëz e lavdëruan “fuqinë e popullit” gjatë revolucionit francez. Por,po shumë prej tyre ndryshuan mendje, kur zbuluan se larg nga çlirimit të mirësisë natyrore të njeriut, revolucioni kishte liruar demonët e tij të brendshëm.

Pra,Revolucioni Francez prodhoi një kritikë të fuqishme konservatore ndaj sundimit të turmës. Në librin e tij “Reflektime mbi Revolucionin në Francë”, Edmund Burke, thotë se turma ka një psikologji kolektive që e bën të rrezikshme në një mënyrë unike.

Ai parashikoi shumë saktë se revolucioni do të përfundonte me masakrimin e mijëra njerëzve (përfshirë mbretin, mbretëreshën dhe priftërinjtë), dhe ngjitjen në pushtet të një diktatori që mund të rivendoste rendin dhe ligjin.

Revolucioni Amerikan pati sukses atje ku dështoi Revolucioni Francez dhe pasardhësit e tij, pasi u bazua në frikën ndaj “kaosit dhe neverisë dhe padurimit të turmës”. Etërit Themelues të SHBA-së, argumentuan se demokracia mund të shmangte shndërrimin në mobokraci vetëm nëse ajo ishte e mbrojtur nga një seri kufizimesh që kontrollojnë fuqinë e njerëzve.

Ajo u nda midis degëve të qeverisë, në një mënyrë të tillë që askush të mos përdorte më shumë sesa duhej. Qytetarëve iu dhanë të drejta të gjëra kushtetuese. Senatorëve mandate 6-vjeçare për të mos qenë të ndërvarur nga zgjedhjet presidenciale. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë u emëruan për gjithë jetën, për t’u siguruar që ata të mos shkarkohen nga njerëzit e degëve të tjera të pushtetit.

Lufta e Dytë Botërore dhe disfata e nazizmit,sollën një epokë të vetëbesimit demokratik, ndërsa rënia e Murit të Berlinit në një eufori demokratike. Por disa pesimistë vazhduan të paralajmëronin se demokracitë mund të degjeneronin në sundimin e turmës, nëse ata neglizhonin shëndetin e institucioneve të tyre politike dhe kulturën qytetare.

Dhe vitet e fundit, pesimistët janë shtuar. Përvoja e vendeve të tilla si Egjipti gjatë Pranverës Arabe, konfirmoi paralajmërimet se pa institucione të forta, demokracia do t’i nënshtrohej sundimit të turmës. Zgjedhja e Donald Trump, një yll i Reality TV, ngriti pyetje të mëdha rreth shëndetit të regjimit politik të Amerikës.

Por epoka e naivitetit demokratik vdiq më 6 janar. Tani ka ardhur koha për një epokë të sofistikimit demokratik. Demokracitë mund të jenë mbrojtja më e mirë kundër sundimit të turmës, por ato mund të jenë të suksesshme vetëm nëse vendet bëjnë përpjekjet e nevojshme për të ushqyer institucionet demokratike:duke u mbrojtur nga pabarazia e tepruar, duke siguruar që votuesit të kenë qasje në informacione objektive, në reduktimin e fluksit të parave në politikë, si dhe në forcimin e kontrolleve dhe ekuilibrave.

Përndryshe, sundimi i popullit do të bëhet vërtet sundimi  i turmës, dhe rendi i qëndrueshëm demokratik që lulëzoi nga Lufta e Dytë Botërore e tutje, do të duket vetëm si një kuriozitet i shkurtër historik.

“The Economist” – Bota.al

“A ka jetë pas vdekjes?” Multimilioneri ofron 1 milion dollarë kush e gjen përgjigjen

Një multimilioner nga Las Vegas, ofron 1 milion dollarë shpërblim për të gjetur përgjigjen e pyetjes: A ka jetë pas vdekjes?

Robert Bigelow, 75 vjeç, i cili është pronari i “Budget Suites” në Amerikë, në muajin qershor themeloi Institutin Bigeloë për studimin e vetëdijes.

Ai njoftoi një konkurs ku shkencëtarët që do të marrin pjesë duhet të jenë të informuar mbi fushën e neurologjisë dhe psikologjisë.

Kandidatët duhet të paraqesin deri më 1 gusht një tezë prej 25,000 fjalësh, ku të argumentojnë nëse shpirti jeton edhe pasi trupi vdes.

Përgjigjet do të shqyrtohen me kujdes nga një grup shkencëtarësh të mjekësisë dhe fituesi do të shpallet më 1 nëntor.

Studimi: Pse disa njerëz mund të “dëgjojnë” zërat e të vdekurve

Shkencëtarët kanë identifikuar tiparet, që mund ta bëjnë një person të ketë më shumë të ngjarë të pretendojë se dëgjon zërat e të vdekurve. Sipas hulumtimit më të ri, përvojat e pazakonta të dëgjimit në fëmijëri, dhe një ndjeshmëri e lartë ndaj halucinacioneve dëgjimore, ndodhin që të gjitha më shumë tek mediumet e vetë-përshkruara sesa popullata e përgjithshme.

Studiuesit thonë se gjetje të tilla mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë halucinacionet shqetësuese të dëgjimit, që shoqërojnë sëmundje mendore si skizofrenia. Përvojat spiritualiste – përvoja e të parit apo dëgjuarit e diçkaje në mungesë të një stimuli të jashtëm, dhe që u atribuohet shpirtrave të të vdekurve – është me interes të madh shkencor, si për antropologët që studiojnë përvojat fetare dhe shpirtërore, ashtu edhe për shkencëtarët që studiojnë përvojat patologjike haluçinogjene.

Në veçanti, studiuesit do të donin të kuptonin më mirë se pse disa njerëz me përvoja dëgjimore tëtilla, raportojnë një përvojë spiritualiste, ndërsa të tjerët i konsiderojnë ato si shqetësuese, dhe nisin të kurohen për probleme të shëndetit mendor.

“Spiritualistët priren të raportojnë përvoja të pazakonta dëgjimore të cilat janë pozitive, fillojnë herët në jetë, dhe të cilat shpesh janë në gjendje që t’i kontrollojnë”- thotë psikologu Peter Mozlei nga Universiteti Northumbria në Britaninë e Madhe.

Ai dhe kolegu i tij Adam Pauell i Universitetit Durham po nëMbretërinë e Bashkuar, rekrutuan dhe anketuan 65 mediume nga Unioni Kombëtar i Spiritualistëve, dhe 143 qytetarë të rekrutuar përmes mediave sociale, për të përcaktuar se çfarë i diferenconte spiritualistët nga publiku i gjerë, që zakonishtnuk raporton dëgjimin e zërave të të vdekurve.

Në përgjithësi, 44.6 për qind e piritualistëve raportuan se dëgjonin çdo ditë, dhe 79 për qind thanë se përvojat ishin pjesë e jetës së tyre të përditshme. Dhe ndërsa shumica raportuan se dëgjonin zërat brenda kokës së tyre, 31.7 përqind raportuan se zërat vinin edhe nga jashtë.

Rezultatet e sondazhit ishin mbresëlënëse. Krahasuar me popullsinë e përgjithshme, spiritualistët raportuan një besim shumë më të lartë tek paranormalja, dhe kishin më pak gjasa të shqetësoheshin për atë që mendonin për ta njerëzit e tjerë.

Spiritualistët e kishin pasur në përgjithësi përvojën e tyre të parë dëgjimore në moshë të re, mesatarisht 21.7 vjeç, dhe raportuan një nivel të lartë të përthithjes. Ky është një term që përshkruan zhytjen totale në detyrat, aktivitetet mendore apo gjendjet e ndryshuara, dhe sa efektiv është individi në rregullimin e botës përreth tij.

Përveç kësaj, ata raportuan se ishin më të prirur për përvoja të ngjashme me halucinacionet. Studiuesit vunë në dukje se ata zakonisht nuk kishin dëgjuar për spiritualizmin përpara përvojave të tyre; përkundrazi e kishin hasur atë teksa kërkonin përgjigje.

Në popullatën e përgjithshme, nivelet e larta të përthithjes sëgjërave të thella, ishin gjithashtu të ndërlidhura fort me besimin tek paranormalja, por ndjeshmëri të vogël ose aspak ndjeshmëri ndaj halucinacioneve dëgjimore. Dhe në të dyjagrupet, nuk kishte dallime në nivelet e besimit tekparanormalja dhe ndjeshmërisë ndaj haluçinacioneve vizuale.

Këto rezultate, thonë studiuesit, sugjerojnë që përjetimi i “zërave të të vdekurve” nuk ka të ngjarë të jetë rezultat i presionit të kolegëve, një konteksti pozitiv shoqëror apo sugjerueshmërie për shkak të besimit tek paranormalja. Në vend të kësaj, këta individë e adoptojnë spiritualizmin, pasi ai përputhet me përvojën e tyre, dhe është personalisht domethënës për ta. / Science Alert – Bota.al

Zjarri kaplon pallatin në Gostivar (VIDEO+FOTO)

Sot (22 janar) rreth orës 11.00, në SPB Tetovë, është  r a p o r t u a r  për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H. nga Gostivari.

Në këtë zjarr muk ka patur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes nga Gostivari të cilëve ju kanë arshur në ndihmë edhe pjestarët e policisë të cilët kanë aritur të evakuojnë reth 15 persona nga ndërtesa, zjarri është lokalizua plotësisht, kurse ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e zjarrit.

Del video e Gruevskit në ishujt Sejshellë të Oqeanit Indian (Video)

Ky video regjistrim është nga pushimi i Nikolla Gruevskit në ishujt Sejshele, deri sa ishte kryeministër. Në opinion është paraqitur një bisedë mes kryeministrit aktual, Zoran Zaev dhe Aleksandar Verushevskit, ku flasin rreth këtij video incizimi, transmeton gazeta Lajm.
Mediumet anti-gruevski thonë se një pjesë e papublikuar e videos përmban edhe skena të pahijshme të Gruevskit, kurse mediumet pro-Gruevski thonë se ai atje ka qenë në shoqërim të bashkëshortes së tij, Borkica Gruevski.

Edhe Gruevski edhe bashkëshortja e tij kanë demantuar informacionet, mirëpo në incizimin ku bisedojnë Zaev dhe Verushevski, kryeministri aktual mes tjerash thotë se e ka ndërpre paraqitjen e plotë të këtij video incizimi në media dhe se nuk e ka pasur lehtë t’i bindë mediat të mos e publikojnë.

Zjarri kaplon stanin në një fshat shqiptar, bëhen shkrumb e hi 200 dele (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një stan në fshatin Viron të Finiqit dhe për pasojë janë   d j e g u r  200 dele dhe një sasi e bazës ushqimore.

Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë  d j e g u r  rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pas zjarrit të rënë mëngjesin e sotëm në stanin në fshatin Finiq ka folur vetë pronari i ndërtesës. Ruzhdi Allkushi u shpreh se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri. Ai thotë se zjarri ishte i fuqishëm dhe i vështirë për tu shuar nga zjarrëfikëset.

“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00. Si pasojë janë djegur 200 dele dhe bazë ushqimore. Policia ende po vijon që të hetojë ngjarjen e plotë.

Një lajm nga Dobroshti, ja çka i ndodhi 50-vjeçarit (VIDEO)

Dje (21 janar) rreth orës 16.00, personi M.A. (50 vjeç) nga Dobroshti i Tetovës, në SPB Tetovë ka  r a p o r t u a r  se rreth orës 14:30, aty në  fshat ishte  k a f sh u a r  nga një qen i pastrehë.

Qentë e rrugëe janë bërë problem edhe në lokalitete të tjera. Gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë r a p o r t i m e   për raste të njëjta.

Më datë 18.01.2021, në ora 22.00 në Departamentin e Policisë në Zherovjan, personai S.A. (69) nga fshati Miletinë e Tetovës, ka raportuar se në fshatin Miletinë, kishte qenë i k a f sh u a r nga një qen rrgësh.

Më datë 19.01.2021, në ora 01.10 në Stacionin Policor Tetovë personi R.R. (50) nga Tetova, ka raportuar se kishte qenë i k a f sh u a r nga një qen i pastrehë në rrugën “Gjoce Stojcevski” në Tetovë, njofton SPB Tetovë.

Më 19 janar, në orën 19.00, personi J.I. (46) nga Dobërdolli i Gostivarit, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 17.00 në të njëjtin fshat, djali i tij i  m i t u r  ka qenë i  k a f sh u a r  nga një qen i pastrehë.

Dhe lajmet e këtilla nuk kanë fund.

https://youtu.be/6y9ycK99oC0

https://youtu.be/rNojgNf0a8k

HOXHA

(Motivuar nga shkrimi me titull: “Reisi politik që injoron bazën dhe të gjitha organet e BFI-së”, të autorit Abaz ef. Islami, botuar në disa portale shqiptare)

Shkruan Shaban Aziri

Ku mbeti autoriteti i imamëve? Ku mbeti epiteti i imamëve si prijës i xhematit? Çka po ndodhë me hoxhallarët? Pse të vijmë në derexhe që të na vie turp nga profesioni hoxhë? Çka ndodhi që sot hoxhallarët të përfshihen të gjithë në një thes dhe të trajtohen si “hajna”, “çivijashë”, si “gurmazë”, si të “pangopshëm”, si “lypsarë”, si “dallaverxhinjë”…

Imamët janë prijësa! Hoxhallarët janë udhëdrejtus shpirtëror të xhematit të vet. Teologët duhet të jenë njerëzit më të respektuar të një shoqërie. Teologët i nënshtrohen vetëm parimeve islame përgjatë drejtimit shpirtëror të xhematit dhe as që duhet të kenë ndonjë prirje që ta shohin veten “ushtarë” të thjeshtë të administratës drejtuese të organeve dhe enteve të një Instiucioni që merret me organizimin institucional të jetës fetare islame. Asnjë personalitet nuk guxon të jetë mbi hoxhën, asnjë “reis” nuk guxon të jetë mbi imamin! Postet administrative duhet të respektohen vetëm për hirë të gatishmërisë për organizimin institucinal të jetës fetare dhe, vetëm përderisa ky organizim rrjedh konform parmeve islame. Nëse shkilen këto parime, imamët, hoxhallarët, teologët, pa kurrfarë turpi e frike duhet të ngrisin zërin, madje këtë gjest e kanë të porositur nga mësimet e shenjta, që i dinë, që i interpetojnë, që i porosisin dhe që i zbatojnë çdo orë të ditës, çdo sekond të jetës!

A është hoxha “shërbetorë” apo prijës

Çka po ndodhë me hoxhallarët tanë? Cili është motivi i hoxhallarëve tanë të sotëm që t’i nënshtrohen një prijësi politik, një dallaverxhiu partiak, një matrapazi injorant që manipulon edhe në emër të fesë por, edhe në emër të politikës? Pse hoxhallarët të sulmohen si hajna, si keqpërdorues të ndihmave humanitare, si vjedhës të fitrit, zeqartit, lëkurave të kurbanit, haxhit… Pse hoxhallarët tanë kanë rënë kaq poshtë, duke humbur çdo autoritet, duke u bërë objekt loje e tallje në çdo darkë, në çdo mevlud, në çdo aktivitet fetar!

I pamoralshmi duhet të distancohet dhe të luftohet, i pandershmi duhet të mbështetet për muri, i poshtri duhet të dëbohet nga rrethi, nga komuniteti. Manipulatorët partiakë, matrapazët politikë, të gjithë duhet të jenë jasht rrethit të xhematit dhe, për këtë gjë duhet të përkujdeset ekskluzivisht imami, hoxha, teologu. Sepse, çdo imam, çdo hoxhë, mbanë përgjegjësi për xhematin e vet. Hoxha, imami, teologu, konsiderohet i suksesshëm vetëm nëse arrinë që ta mbajë dhe ta kultivojë pastërtinë, respektivisht, devotshmërinë e xhematit të vet. Imami, hoxha i mirë është vetëm ai që arrinë ta ruajë kompaktësinë e xhematit të vet, duke e orientuar kah parimet islame dhe duke e penguar në tundimet politoko-partiake.

Po pse s’po ndodhë kjo?

Sepse, dikush ka arritur që ta devalvojë imamin, hoxhën, teologun në shërbëtor! Imami duhet t’i “shërbejë xhematit”, imami është shërbëtor i xhematit, rrjedhimisht i elekoratit partiak, rrjedhimisht i strukturave partiake.

Imami, hoxha, teologu, tashmë ka shitur autoritetin e vet, personalitetin dhe integritetin e vet, në të mirë të “autoritetit” i cili e shton “peshën” e vet në emër të “unitetit të komunitetit”! Sa më unik të jemi aq më të fortë do të jemi!!! Në çka unikë? Në shkatërrim të BFI-së? Në shkelje të Kushtetutës dhe të akteve të ndryshme të BFI-së? Unikë në shërbim të partisë që na e ruan autoritetin e “prijësit fetar”!?

Prandaj sot nuk kemi asnjë hoxhë, nuk kemi asnjë imam, nuk kemi asnjë teolog me karizëm, me peshë të fjalës? Dikur hoxhallarët tanë, të grumbulluar rreth një ideali, rrreth një halli, drejtonin revolucione kombëtare, drejtonin lëvizje kombëtare, e nënshtronin politikën kombëtare në të mirë të organizimit institucional të jetës fetare, ishin burrshtetas, ishin personalitete me famë botërore.

Sot, hoxha, imami, teologu ka frikë të dalë në sokakun e vet, i bezdiset të hyp në taksi sepse menjëherë do të pyetet për Shaqir Fetain. Ka frikë të dalë në takime me xhemat, qoftë edhe për një çaj, sepse do të dëgjojë lloj-lloj fjalësh nga qytetarët që do t’i shigjetojnë në drejtim të tij!

Sot, hoxhallarëve, imamëve, teologëve më lehtë dhe më mirë po u vie të jenë shërbëtorë, “t’i shërbejnë xhematit”, dhe me këtë ta dëshmojnë rrejshëm unitetin duke i shërbyer edhe autoritetit të rrejshëm të personit që ua ka rrëmbyer integritetin e lidershipit të çdo hoxhe në vend.

Teologët që i shërbyen UDB-së vdiqën në anonimitet total

Hoxhallarët nuk pyeten, hoxhallarët kanë ngelur pa të drejtën e tyre për të vendosur ne emër të xhematit të tyre; kanë humbur peshën e prijësit të xhematit, kanë vendosur të kenë një “prijës” para të cilit duhet të përjargen për një copë kocke. Jo për dinjitet, jo për rrogë, jo për pagë që u vidhet nga kafshata e gojës, jo për pagimin e kontributeve pensiono-invalidor, jo për ruajtjen dhe shtimin e vakëfit por, thjesht, për një copë kock!
Kurrë nuk kanë qenë në pozita kaq të disfavorshme hoxhallarrët siç janë sot! Pak edhe për faktin se dikur hoxhallarët, edhe ata që ishin autodidaktë, ishin të brumosur prej personaliteteve kombëtare e fetare. Sot, kemi hoxhallarë me diploma, me fakultete e me mësime të blera, të falsifikuara e në shërbim të djallit!

A mbahen në mend ndonjë hoxhë apo teolog që i ka shërbyer, për shembull, Aleksandar Rankoviqit, apo UDB-së? Të tillët nuk mbahen mend! Kanë vdekur në anonimitet! “Teologët” keqbërës i ka mbuluar mallkimi dhe nuk kanë zënë vend as në margjinat e faqeve të historië. Ndërsa historia jonë kombëtare është përplotë me personalitete hoxhallarësh qe i kanë prirë popullatës në  l u f t ë  kundër Rankoviqëve e udbashëve, kundër matrapazëve, dallkaukëve e tradhëtarëve. Ai që tradhëton nuk mund të ketë tjetër prijës përveçse shejtanit! Hoxhallarët kurrë nuk guxojnë t’i tradhëtojnë dhe as t’i fshehin parimet islame, prandaj janë të graduar me titullin prijës, janë të gatuar për lidership që të kujdesen, veç të tjerash, edhe për ruajtjen e parimeve islame si dhe të të gjitha akteve që mbështeten në këto parime, dhe t’i luftojnë pa kompromis shkelësit e vlerave për të cilat angazhohen dhe është detyrë ekskluzive e imamëve, hoxhallarëve, thirrësve të devotshëm.

P.s.

Një reis nuk mund të jetë simbol i unitetit të ummetit! Një reis mund të jetë vetëm shëbëtor i nëpunësve fetarë, i cili mbanë llogari për mirëvajtjen e punëve institucionale në organizimin e jetës fetare si dhe një person i zgjedhur që para politikës apo pushtetit duhet t’i mbrojë interesat e imamlerëve, hoxhallarëve, teologëve. Interes e mbi interesat e hoxhallarëve është që të ruhet autoriteti dhe personaliti i tyre, e jo të përkujdesen për karrierën e “reisit” i cili kërkon që të nënshtrohen të gjithë para tij, ta demonstrojnë unitetin duke i shërbyer atij dhe vetëm atij! Një koncept ky shumë i shtrembëruar, i gabuar dhe i manipuluar i lidershipit! Një i tillë nuk mund të jetë lider, një prijës, një “reis”, por, vetëm shejtan që shembëllen në një dallkauk dhe asgjë më shumë!

Dy thasë nga Kosova për në Maqedoni/G O D I T E T rrjeti ndërkombëtar i D R O G Ë S (VIDEO+FOTO)

Gjatë ditës së djeshme (21.01.2021) polica ka ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transport të  d r o g ë s (m a r i j u a n ë s), e cila nga Kosova është transportuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast në hyrje të Shkupit është ndaluar një makinë “Shkoda Fabija” e drejtuar nga A.M.42 vjeç nga Shkupi. Gjatë kontrollit të makinës janë gjetur dy thasë me  m a r i j u j a n ë, me afro 40 kg, në vlerë prej mbi 100 000 euro.
Personi A.M. është  a rr e s t u a r  dhe dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejme.

Zjarr në një fshat të Maqedonisë, djali bëhet shkrumb bashkë me shtëpinë, nëna në duart e bluzave të bardha

Dje, rreth orës 6 e 25, në SPB-Shtip është r a p o r t u a r se në fshatin Gërdovcë të Koçanit është shkaktuar zjarr në shtëpinë e personit me inicialet A.J. (48 vjeç).

Pas ndërhyrjess së ekipit të zjarrfikësve, e ëma e tij me inicialet B.J (71 vjeçe) është nxjerrë nga shtëpia dhe është transferuar në Qendrën Mjekësore të Koçanit, ku i është dhënë ndihma mjekësore, ndërse te djali, 48 vjeçari i A.J., ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar v d e k j e n, informojnë policia, transmeton Tetova Neës.

Organet kompetente kanë kryer hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Disk akulli i çuditshëm rrotullues u zbulua në një lumë në Bjellorusi (VIDEO)

Një fenomen i rrallë natyror ndodhi në qytetin Kámieniets, në Bjellorusinë jugperëndimore. Një disk akulli rrotullues u shfaq në sipërfaqen e lumit Lesnaya. Por si lindi ajo?

Në videon e filmuar në 19 Janar, mund të shihet se një disk akulli në formën e një rrethi perfekt, me diametër disa dhjetëra metra, rrotullohet ngadalë në drejtim të akrepave të orës.

Raportohet se ky është një fenomen shumë i rrallë që lind në lumenj që kanë një rrjedhë të ngadaltë.
Lëvizja e rrethit duket se po ndodh pa ndonjë ndikim nga jashtë. Shtresat e ujit me temperatura të ndryshme, kur prekin njëra-tjetrën, formojnë një vorbullën.

Uji mbështjell dhe rrotullohet një bllok akulli i shkëputur, duke bërë që skajet e tij të lustrohen dhe të marrin formën e një rrethi ideal.

Më 18 nëntor 2020, në një lumë që nuk ngrin kurrë, që gjendet në qytetin Genhe të Mongolisë u regjistrua një rreth akulli me diametër 6 metra, që rrotullohej në boshtin e tij.

Uji i rrjedhshëm dhe moti i ftohtë mund të jenë faktorët kryesorë në shfaqjen e këtij fenomeni, thonë shkencëtarët./TetovaNews

Arratisja e Fjolla Morinës, reagon Policia e Kukësit: Po punojmë për kapjen e saj

Policia e Kukësit reagon një ditë pas lajmit se këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka thyer masën e “a rr e s t shtëpiak”, të vendosur nga Gj y k a t a  e Shkallës së Parë Kukës.

Policia njofton se po punohet për kapjen e këngëtares, e cila  a k u z o h e t  për veprën  p e n a l e “Largimi i të  b u r g o s u r i t  nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në  P r o k u r o r i n ë  pranë  Gj y k a t ë s  së Shkallës së Parë Kukës, për veprën  p e n a l e “Largimi i të  b u r g o s u r i t  nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “A rr e s t  në shtëpi”, të caktuar nga  Gj y k a t a  e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.

Po punohet për kapjen e saj.

Klevi Gaxha publikon videoklipin e ri në Tetovë (VIDEO)

Klevi Gaxha sapo ka publikuar projektin e saj “Kismet”, këngë të cilën e vizualizoi edhe me videoklip.

Është Produksioni Jehona (JehonaProduction) nga Tetova që ka realizuar videoklipin e këngëtares së re nga Hasi i Shqipërisë, e cila është nxënëse e solokëndimit në SHMLM “Lorenc Antoni” të Prizrenit.

 

Videoklipi titullohet “Kismet” dhe tekstin e këngës e ka shkruar Ejup Shabani, për muzikën është përkujdesur Artan Jusufi. Sponsor medial është Tv Topestrada nga Tetova.

Makina P Ë R P L A S këmbësoren 17-vjeçare nga TETOVA

Dje (20 janar), rreth orës 14:45, në kryqëzimin e rrugëve ,,Strasho Pinxhur“ dhe ,,Todor Cipovski-Merdzan“ në Tetovë, një veturë e tipit ,,Shkoda Rapid“, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 48-vjeçari me inicialet A.D. nga Shipkovica e Tetovës, ka aksidentuar këmbësoren 17-vjeçare. Ajo është transferua në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është inspektuar nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë.

Ndahet nga jeta balerini i njohur Kujtim Hoxha, humbi betejën me sëmundjen e rëndë (Foto)

Është ndarë nga jeta balerini i njohur shqiptar, Kujtim Hoxha. Lajmi i trishtë bëhet i ditur nga Drejtoresha e Teatrit Operës dhe Baletit, Zana Çela.

Kujtim Hoxha u shua në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot.

Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas përfundimit të Akademisë së Dancit.

Postimi i plotë i Zana Çelës:

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha.

Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot.

Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit. Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB. Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist.

Krahas interpretimit si balerin në pjesën më të madhe të baleteve të vëna në skenën e TKOB me trupën e baletit, ka interpretuar dhe role solistike në baletet si: “Duarartët vigjilentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Don Kishoti”, “Halili dhe Hajria”, “Arrëthyesi”, “Bajadera”, “Liqeni Mjellmave”, “Maxhordomi”, “Lumi i vdekur”, “Coppelia”, “Delina”, “Zhizel”.

Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë për përgatitjen e brezave të rinj si në mësimin e repertorit, ashtu edhe në rritjen cilësore për realizimin e roleve. Në vitin 2001, si rezultat i kësaj pune, ai u emerua përgjegjës i trupës së baletit. Që nga ky vit ka punuar pranë koreografit Agron Aliaj dhe koreografëve të tjerë edhe si koropetitor i veprave që viheshin në skenën e TKOB, në veprat si: “Rajmonda dhe Spartaku”; “Shehrezade”; “Caravaggio”; “Dansi i Puanteve”; “Migjeniana”, “Carmina Burana”; “Zhizel”; “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”; “Delina”; “Zorba”; “Coppelia”.

Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në TKOB është karakterizuar nga impenjimi dhe korrektësia në punë. Ka patur marrëdhënie shumë të mira si me punonjësit e administratës ashtu edhe me artistët balerinë dhe të sektorëve të  tjerë artistikë.

Shpreh me dhimbje te thelle ne emrin tim dhe artisteve e punonjesve te TKOB , ngushëllime familjes e miqve të shumtë të balerinit Kujtim Hoxha.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Ankara – Kasami takon nënkryetarin e AKP-së, Numan Kurtulmuş

Një delegacion i Lëvizjes BESA, i udhëhequr nga kryetari Kasami, po qëndron në Turqi, ku janë takuar edhe me nënkryetarin e partisë së Erdoganit, Numan Kurtulmush, tansmeton Tetova News.

Statusi i plotë i Kasamit:

Sot, së bashku me deputetin dhe nënkryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Fadil Zendeli, si dhe zv.ministrin e Kulturës z. Sedat Sulejmani, qëndruam për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë, ku u mirëpritëm nga z. Numan Kurtulmush, nënkryetar i partisë më të madhe të Turqisë AKP.

Me z. Kurtulmush u bisedua roli i Turqisë në Ballkanin perëndimor si aleat i joni dhe njëkohësisht si dy anëtarë të përbashkët të NATO-s, bashkëpunimet ndërshtetërore, si dhe forcimi i rrugës së përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Me z. Numan Kurtulmush u dakorduam që shumë shpejtë Lëvizja BESA dhe AKP të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie të përhershme, përmbyll njoftimin kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Tetovari i futet në dhomën e hotelit 25-vjeçares nga Smedereva e Serbisë dhe…

Sot (21 janar), në ora 06.00, personi M.V. (25) nga Smedereva,  Republika e Serbisë, e cila po qëndronte përkohësisht në Tetovë, ka  r a p o r t u a r  se rreth orës 03.00, në një dhomë hoteli ku ishte e akomoduar, është s u l m u a r  f i z i k i sh t  nga një person nga Poroji i Tetovës, njofton SPB Tetovë.

Menjëherë ka filluar puna për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, thuhet në njoftimin e SPB të Tetovës për mediumet.

Kurti reagon për vendimin e KQZ-së: Rrethanat kanë ndryshuar, Grenelli e Thaçi kanë darkuar vitin e kaluar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka përcjell Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se ai është i  d ë n u a r  me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit, dhe se mund të mos i lejohen pjesëmarrja në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

I pyetur për mundësinë e moscertifikimit të tij nga KQZ-ja për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti tha se partia e tij ka dorëzuar listën dhe ajo është lista e VV-së.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë”.

Sipas tij, rrethanat në vend kanë ndryshuar, duke përmendur edhe një dark që vitin e kaluar kishte në Kosovë përfaqësuesi special për dialogun me Serbinë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Richar Grenell me ish-presidentin Hashim Thaci.

“Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të adaptohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”.

Ai tha se është bartës i listës që i respekton në përpikëri Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij, raporton Ekonomia Online.

Në pikë të natës në Pallçisht të Epërm, vihet pas hekurave 19-vjeçari nga një fshat tjetër i Tetovës

Pardje (19 janar), rreth orës 22:40, në Pallçisht të Epërm të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë  p r i v u a r  nga liria 19-vjeçarin me inicialet  A.R. nga Siniçani i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin ,,Volkswagen Golf”, me targa të Tetovës të cilin e drejtonte, është gjetur  m a r i j u a n ë.

Ai është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate, njofton SPB-Tetovë.