Ballina Blog Faqe 892

Italia, kryeministri Conte dhe 18 ministrat betohen sot para Presidentit

Pas 88 ditësh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj. Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave.

Gjithashtu, Matteo Salvini, do të jetë Ministër i Brendshëm ndërsa Luigi Di Maio në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Punës e Politikave Sociale.

Qeveria Conte do të ketë 18 Ministra, 5 prej të cilave janë femra.

Ekonomisti, Paolo Savona, i debatuar më herët për postin e Ministrit të Ekonomisë e Financave, do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria.

Ministër i Jashtëm është emëruar Enzo Moaveri, me një eksperiencë profesionale të gjatë pranë institucioneve europiane e ish-Ministër i Politikave europiane në qeverinë Letta e Monti.

“Do të punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e programit tonë qeverisës”, janë fjalët e para të Giuseppe Contes si kryeministër .

“Do të punojmë fort për të përmirësuar cilësinë e jetës të të gjithë itlianëve.”

Në ora 16.00 të pasdites së sotme, Qeveria e re italiane do të bëjë betimin tek Presidenti Sergio Mattarella./am/

Bie qeveria spanjolle, Rajoy humb votëbesimin, zgjedhje të reja në vjeshtë

Mariano Rajoy ka humbur votëbesimin në Parlament duke humbur kështu dhe qeverinë. Ai do të zëvendësohet nga rivali socialist Pedro Sanchez, i cili ka premtuar zgjedhje të reja në vjeshtë të këtij viti.

Kryeministri i qendrës së djathtë, i cil ka qenë në këtë detyrë që prej 2011, u largua pas një seri skandalesh korrupsioni që përfshiu qeverinë e tij dhe solli dorëheqje të ministrave.

Grupi i qendrës së majtë, PSOE i Sanchez u mbështet nga grupi Podemos, një një sërë partish të vogla rajonale në mocionin e mosbesimit që rrëzoi dhe qeverinë e Rajoy.

Sipas sistemit spanjoll, votimi i mosbesimit gjithashtu duhet të propozojë një kryeministër të ri për të zëvendësuar atë që largohet, dhe tashmë frenat e qeverisë do i ketë në dorë Sanchez.

Kuvend, me 88 vota “pro” shpallet konkursi për anëtarët e rinj të KSHZ-së

Kuvendi votoi para pak minutash me 88 vota “pro” dhe asnjë “kundër“ shpalljen e konkursit për anëtarët e rinj të KSHZ-së.

Me miratimin e sotëm nga ana e deputetëve i hapet rruga KSHZ-së që të plotësohen vendet vakante, pas shumë muajsh mungesa si shkak i dorëheqjeve të një pjesë të madhe të anëtarëve, pas skandalit me pagat e majme. Por, normalisht në fillim do të duhet të paraqiten kandidaturat për këto vende të lira dhe më pas miratimi i tyre. Ajo që dihet për momentin nga rregullorja është se kryetari i këtij institucioni i takon opozitës.

Ndërsa në këto momente sapo ka filluar diskutimi për votimin e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj për kompletimin edhe të Qeverisë./am/

Regjistrimi i popullsisë, në prill të 2020-ës

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni do të bëhet në vitin 2020, nga 1 e deri më 21 prill. Kjo bëhet e ditur nga vet numri një i statistikave Apostol Simovski, i cili për agjencinë e lajmeve MIA ka shprehur keqardhjen për dështimin e regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011.

Për këtë proces do të angazhohen pesë mijë regjistrues dhe do të ketë një kombinim metodash, pra do të shfrytëzohen të dhënat në terren dhe ato në regjistër.

Vlerësohet se ky regjistrim do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 8,5 milionë euro.

Emri, Kathimerini: Në tavolinë “Maqedonia e Veriut”

Ndërsa pritej një bisedë telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tsipras, gazeta greke “Kathimerini”, këtë mëngjes doli me titullin kryesor “Në tryezë propozimi i Maqedonisë Veriore”.

Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimitç janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me pesë propozime, ku Republika e Maqedonisë Veriore qëndron si propozimi më serioz.

Teksti thekson deklaratën e Kryeministrit Zaev se një emër i mundshëm i ri, para se të shkojë në një referendum, do të vihet në votim në Parlament.

Kathimerini pret që biseda telefonike midis dy kryeministrave të ndodhë “shumë shpejt”, e ndjekur nga një betejë mes dy vendeve, e cila do të organizohet përpara samitit të BE-së e planifikuar për në 28 qershor./am/

Moti kryesisht i kthjellët, vranësira të shtuara në orët e pasdites

Moti sot në vend do të jetë me diell kurse në orët e pasdites, në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit, do të ketë vranësira mesatare dhe reshje lokale të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 16 gradë ndërsa ajo ditore prej 27 deri 32 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 14 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 31 gradë Celsius.

Edhe Rusia samit me Korenë Veriore, Lavrov takon Kim Jong Un në Phenian

Lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se ka përkushtim për të denuklerizuar Gadishullin Korean, ka raportuar agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

Pas takimit me Lavrovin në Phenjan më 31 maj, Kim ka thënë se shpreson në përfundimin e konfliktit SHBA-Kore Veriore derisa për denuklerizimin ka thënë se ai proces duhet të zhvillohet “në disa faza”.

Këto çështje është shprehur ai, mund të zgjidhen “vetëm përmes dialogut kontruktiv dhe negociatave”.

Kim dhe Lavrov janë pajtuar për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve dhe janë pajtuar për mbajtjen e samitit Rusi-Kore Veriore më vonë gjatë vitit.

Vizita e Lavrovit ka ndodhur në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe gjenerali verikorean, Kim Young Chol, janë takuar në Nju Jork për të shqyrtur edhe një herë mbajtjen e samitit mes liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 12 qershor në Singapor.

Uashingtoni kërkon denuklearizimin e shpejtë të Gadishullit Korean, në këmbim të lirimit nga sanksionet dhe lehtësimeve ekonomike.

Mobilizohet ASH-ja, do të formojë Qeveri nën hije

Aleanca për Shqiptarë në kuadër të vendimeve të kryesisë qendrore ka vendosur që të formojë edhe Qeverinë nën hije, e cila do të jetë me departamente për çdo sferë të caktuar dhe do të jenë aktiv me propozime por edhe atakues të vendimeve të pushtetit.

Nga kjo parti theksojnë se si opozitë shqiptare do të nisin edhe aktivitetet në terren për ti bërë ftesë të gjithë qytetarëve për tiu bashkëngjitur rrugëtimit të tyre.

Në mbledhjen e kryesisë së Aleancës u zgjodh dhe nënkryetari i tretë i Aleancës që vjen nga zona gjashtë zgjedhore. Me propozim të Kryetarit Sela dhe me mbështetje unanime nga kryesia u zgjodh Dr. Vullnet Ferati. Po ashtu u zgjodh edhe udhëheqësi i departamentit për informim, Shefik Duraku, që vjen nga dega e Haraçinës. (INA)

Këto janë pasojat tragjike të dehidratimit

Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzore.

Shtohet rreziku i infarkteve
Bashkë me rritjen e temperaturave rritet dhe shpeshtësia e rrahjeve të zemrës dhe kemi një qarkullim më të shpejtë të gjakut. Trupi mundohet të ulë temperaturën e tij me anë të djersitjes, rritet shpeshtësia e frymëmarrjes.
Sigurisht që ky rrezik është më i lartë për personat të cilët vuajnë nga hipertensioni dhe forcimi i enëve të gjakut. Ndërkohë që trupi përpiqet të adaptohet me të nxehtin këto organe mbingarkohen. Prandaj këshillohet konsumimi i lëngjeve për të parandaluar rrezikun. Krahas kësaj këshillohet veshja e rrobave me ngjyrë të hapur, të pambukta, të mos ecim në pikun e të nxehtit, të mos e teprojmë në ushqim dhe të qëndrojmë larg alkoolit.

 Kanceri i lëkurës
Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell i hap rrugë ndryshimeve akute të lëkurës si dhe nxit disa lloje të kancerit të lëkurës. Për të parandaluar këtë e rëndësishme është të mos ekspozohemi në diell gjatë kohës kur rrezet e diellit janë më të dendura (nga ora 11-16). Këshillohet veshja e rrobave të buta dhe me ngjyrë të hapët, përdorimi i kremrave solar.

Diabeti
Një nga sëmundjet e nxitura nga i nxehti është dhe diabeti. Me rritjen e temperaturave dhe djersitjen, trupi humbet lëngjet dhe elektrolitet e nevojshme. Një tjetër rrezik që i pret diabetikët është dhe konsumi i tepërt i lëngjeve të marra nga shalqiri, pjepri të cilat kanë një indeks të lartë glicemik. Diabetikët duhet të kenë një dietë të caktuar ushqimi dhe të konsumojnë shumë lëngje.

Nxiten krizat e migrenës
Studimet e realizuara së fundmi kanë treguar se i nxehti dhe temperaturat e larta nxisin krizat e migrenës. Krahas kësaj edhe ndryshimi i mesatares së lagështirës dhe ngritjet e menjëhershme të temperaturave janë faktorë që ndikojnë në  prekjen nga migrena. Për këtë arsye këshillohet konsumimi i lëngjeve, përdorimi i syzeve zë diellit, lagia e flokëve dhe qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar./Bota.al

Çfarë ndodh me trupin tonë kur “na bien të fikët”?

Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijës. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, me pasojë uljen e presionit të gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit.

Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta.

Lipotimia është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60 mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Ndërsa shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, humbje e ngjyrës së lëkurës etj. Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin.

Këshilla:

– Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite.

– Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta.

– Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës.

– Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë.

– Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet.

– Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj.

– Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura.

– Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave.

Mbi 300 çartera me turistë në Shqipëri, për herë të parë edhe rusë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në ceremoninë e çeljes zyrtare të sezonit turistik në Golem theksoi se rreth 300 çartera pritet te sjellin turistë në Shqipëri këtë sezon të ri turistik përfshirë këtu edhe një prej kompanive më të mëdha ruse e cila pritet të sjellë së shpejti turistët e parë.

Sipas Klosit e ardhmja e rajonit tonë është oferta e përbashkët turistike, ndaj nga Golemi ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik, e vuri theksin tek bashkërendimi mes palëve.

“Ajo çfarë shikojmë këtu është një mbrëmje miqësore, një mbrëmje pune me njerëz të cilët kanë arritur që t’ia dalin falë një pune shumë të madhe por kanë arritur që t’ia dalin edhe falë një miqësie shumë të madhe dhe mbase këtu është edhe thelbi i gjithë politikës sonë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri, të kemi mundësinë që të prezantojmë më të mirën e Shqipërinë; mirëseardhjen, të prezantojmë pritjen e ngrohtë dhe dashurinë për njerëzit të cilët afrohen në Shqipëri.

Prandaj edhe ministria këtë vit përpiqet që kudo në Shqipëri së bashku me kaq shumë tur operatorë të shpërndajmë buzëqeshje dhe mirënjohje për të gjithë turistët”, tha Klosi.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për turoperatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

Për herë të parë, ne tregun shqiptar vjen edhe një prej kompanive gjigande ruse

“Ne si ministri së bashku me grupin kemi zgjedhur katër kompani të cilat kanë afruar shërbimin charter në vendin tonë dhe për herë të parë kanë ulur charter në Tiranë dhe presim që gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me shumë kompani të tjera ne të kalojmë mbi 300 chartera që është një numër i konsiderueshëm për turizmin shqiptar.

Një nga katër kompanitë që u përzgjodhën për tu nderuar me çmim, është Tui Rusia, Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap për Shqipërinë një histori krejt të re për sa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind cdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror”, tha ministri Klosi.

Tmerr! Kamerat kapin drita misterioze në oborr (Video)

Në një moment që të tmerron, disa drita të çuditshme dhe misterioze dalin nga askundi në kamerën e sigurisë të një familje.

Gjithë skena e frikshme është filmuar nga kamerat e vendosur në derën e përparme të një shtëpie, por “Express” nuk jep detaje për shtetin ku është filmuar gjithçka.

Drita duket nga errësira, rri përpara kamerës dhe më pas zhduket sërish.

I gjuajnë në të pasme, për t’i sjellë fat Meksikës (Video)

27-vjeçarja, e quajtur “prezantuesja më seksi e motit në planet”, ishte “tabela e qitjes” së vullnetshme në një ritual të pazakontë, pasi dy bashkëpunëtorët e saj u rreshtuan pas të pasmeve të saj bombastike dhe i gjuajtën.

Garcia paraqet motin për Hoy në televizionin meksikan dhe mbi të është përqendruar vëmendja e medias ndërkombëtare falë pamjes së saj të pabesueshme.

Për më tepër fat ajo veshi edhe fanelën e ekipit kombëtar dhe një minifund të shkurtër me ngjyrë të kuqe. Sportisti Enrique Bermúdez de la Serna dhe mikpritësi Jorge Van Rankin i përplasën këmbët njëri pas tjetrit në format e saj mbresëlënëse.

Bashkimi kombëtar, Kurti: Referendum! S’duhen parti partnere në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ku ka shpjeguar përçarjen e forcës politike që drejton, fatin e qeverisë në Kosovë, por së tepërmi është përqendruar tek teza e bashkimit të dy shteteve në një të vetëm.

Kurti ka debatuar me analistin Mentor Nazarko, lidhur me lëvizjen Vetëvendosje dhe rolin e saj në bashkimin kombëtar.

Nazarko tha se “Lëvizja Vetëvendosje është ndërtuar mbi shumë kontradiksione të mëdha”.

“Vetëvendosja u krijua si lëvizje duke thënë se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në zgjedhje dhe mori pjesë në të. Vetëvendosja tha se ishte kundër administrimit ndërkombëtar të Kosovës, ndërkohë që u përfshi”, tha ai.

Duke vijuar më tej, Nazarko deklaroi se “Vetëvendosja thotë se është për bashkim me Shqipërinë, por është e vështirë të gjesh partinë partnere në Shqipëri”.

“ Vetëvendosje thotë që është për bashkimin kombëtar, ndërkohë që vetëm tani, ka filluar të artikulojë bashkimin ekonomik, heqjen e barrierave. Vetëm vitet e fundit kemi parë artikulimin e heqjes së barrierave”, shtoi Nazarko.

Duke iu përgjigjur Albin Kurti tha se “ne nuk mendojmë se bëjmë bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën neve”. “Edhe nëse nuk kemi partnerë, parti në Shqipëri”, theksoi ai.

Bashkimi kombëtar mbetet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me rikthimin e Albin Kurtit në krye të këtij subjekti politik në Kosovë thirrja për bashkim është bërë edhe më e fortë.

Kreu i Vetëvendosjes e sheh bashkimin si një zgjidhje jo vetëm për problemet e sigurisë, por edhe për ato ekonomike e politike për shqiptarët në të dy shtetet e ndara.

Por si bëhet bashkimi kombëtar? Kurti thotë se lëvizja mbërrin nga qytetarët.

“Nuk e bëjmë ne bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën ne. Vokacioni ynë është për bashkim dhe besoj që edhe këtu janë të shumtë që e duan këtë. Të bëhet referendum dhe le të vendosin qytetarët”, deklaron ai në emisionin Të Paekspozuarit këtë të enjte në Top Channel.

Por, Kosovës i ndalohet në Kushtetutë bashkimi me një tjetër shtet. Kurti e kritikon këtë nen.

“Ne na kënë vënë pengesë nenin që na ndalon bashkimi, si Austria që nuk i lejohet të bashkohet me Gjermaninë. Por, nuk e kishte Shqipëria Hitlerin, e kishte Serbia Millosheviçin”, shton ai.

Mbledhjet e dy qeverive i sheh më shumë propagandë sesa punë reale në forcimin e bashkëpunimit mes shqiptarëve në dy anët e kufirit.

“Kanë qenë takime ceremoniale, që firmosin marrëveshje, por nuk vulosin mekanizma të përbashkët. Moria e marrëveshjeve nuk zbatohet. Mundësitë janë shumë më të mëdha, por mbledhjet bëhen më shumë për protagonizëm sesa ka vërtet interes dhe vullnet. Mos harrojmë që vendet e BE janë shumë më të bashkuara se ne në këtë aspekt”, thotë kreu i VV.

Kurti lëshon një paralajmërim.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të koordinohen që në dekadën e ardhshme të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Nëse Serbia hyn një ditë para Shqipërisë dhe Kosovës do të na bllokojë integrimin”, thotë ai.

Lëvizja e drejtuar prej tij akuzohet në Kosovë për flirtim me ekstremizmin islamik. Kurti e mohon.

“Nuk ka flirtim. Jemi subjekt politik që duam një shtet sekular. Por ne kundërshtojmë islamofobinë, që është e shprehur nga kundërshtarët që kërkojn të zëvendësojnë armikun kryesor që kemi Serbinë me islamin”, përgjigjet Albin Kurti.

Pranon se ekstremizmi mbetet një problem dhe thotë se VV propozoi që të futeshin në listën e organizatave terroriste të gjitha organizatat ekstremiste të identifikuara në Kosovë. Shpjegon edhe pse Vetëvendosje kundërshtoi ligjin që ndëshkon me burg të gjithë shtetasit e Kosovës që përfshihen në luftëra të huaja.

“E kundërshtuam sepse është një ligj universal, sepse me këtë ligj, nëse plas lufta në Luginën e Preshevës, shqiptarët e Kosovës ndëshkohen me burg për pjesëmarrje në të”, shpjegon ai.

Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren

Gjetjet e pyetësorit të realizuar në shkollat 9-vjeçare me nxënës të moshave 11-15 vjeç janë reflektuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik për vlerësimin e sjelljeve të shëndetshme të fëmijët në moshë shkollore.

Por, megjithëse një nga pyetjet e pyetësorit që shqetësoi në masë prindërit lidhej me mënyrën sesi fëmijët kryejnë marrëdhënie seksuale, në studim një gjetje e tillë nuk ekziston.

Sipas studimit të ISHP-së për sjelljet seksuale thuhet se në vendin tonë 14 për qind e fëmijëve 13-15 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale, nga të cilët 7 për qind kanë përdorur kondom, ndërsa 7 për qind të tjerët nuk e njohin dhe nuk e kanë përdorur ndonjëherë.

Në studim flitet edhe për duhanin dhe alkoolin. Sipas tij, rreth 25% e fëmijëve në moshë shkollore kanë pirë duhan të paktën 1 herë në jetë.

Një tjetër fenomen që shoqëron duhanin është alkooli. Pas viteve ’90 blerja e pijeve alkoolike në vendin tonë është bërë më e lehtë. 6% e fëmijëve të kësaj grupmoshe konrumojnë birrë; 5% verë dhe 5% pije të forta me ngjyrë.

Ministria e Arsimit thotë se studimin e ka bërë Instituti i Shëndetit Publik. Pyetjet që ngrihen janë: Cili është komisioni i etikës që e ka miratuar pyetësorin? Cili është kërkuesi shkencor që mban përgjegjësi etike dhe juridike në këtë rast? Po institucioni që lejoi që pyetësori të futej në shkollë? Ministria e Arsimit hesht, kur duhet të flasë!

Pompeo optimist për takimin Kim-Trump, por ka pasiguri për 12 qershorin

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka thënë sot në mbrëmje se ende është e paqartë nëse SHBA do të dijë të premten nëse një samit me Korenë e Veriut do të ndodhë më 12 qershor, por gjithsesi ai mbetet optimist.

Fjalët e Pompeos vijnë pas takimit me zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut Kim Yong Chol në Neë York City.

“Nuk e di”, tha Pompeo, pasi u pyet nëse publiku do të dijë këtë javë nëse takimi do të realizohet. Ai shtoi se “përparim i vërtetë” është bërë në 72 orët e fundit.

Pompeo, i cili po ndihmon bisedimet e hapura përpara një takimi të mundshëm me Korenë e Veriut muajin e ardhshëm, u takua me Kim për darkë të mërkurën mbrëma. Trump dhe zyrtarët e lartë të administratës kanë qenë më optimistë që kur presidenti e ftoi samitin javën e kaluar.

Pompeo theksoi se qëllimi i SHBA-ve është denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i gadishullit, por nuk tha nëse Koreja e Veriut ka bërë angazhime të mjaftueshme ndaj SHBA-së drejt këtij qëllimi përpara një samiti të tillë.

“Do të marrë udhëheqje të guximshme nga kryetari Kim Jong Un në qoftë se ne jemi në gjendje të kapim këtë mundësi një herë në jetë për të ndryshuar kursin për botën”, tha Pompeo.

“Presidenti Trump dhe unë besoj se Presidenti Kim është lloji i liderit që mund të bëjë ato lloj vendimesh dhe që në javët dhe muajt e ardhshëm do të kemi mundësinë të provojmë nëse është kështu apo jo”, shtoi ai.

Sekretari i shtetit tha se Kim Yong Chul pritet t’i dërgojë një letër Trumpit në Uashington të premten, edhe pse ai nuk aludoi rreth asaj që përmban ajo letër.

Kryemadhi: Rama ka frikë! Ka probleme në PS, deputetët i kërcënon me krimin

Në pjesën e dytë të emisionit “Të PaEkspozuarit” në Top Channel është diskutuar për aksionin opozitar të udhëhequr nga PD dhe LSI kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës sesi do të arrihet qëllimi, që është largimi i qeverisë së lidhur me krimin dhe drogën.

Në një lidhje me Skype, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se “Edi Rama do iki dhe do iki si diktator që ka përfaqësuar krimin e organizuar në Shqipëri”.

Moderatori Ylli Rakipi iu drejtua Kryemadhit duke thënë se kryeministri duket sikur “s’po e vë ujin në zjarr për ju”, duke dashur të nënkuptojë forcën e munguar të lëvizjeve të opozitës.

Por Kryemadhi u përgjigj duke thënë se veprimet e kryeministri Rama “janë veprime që tregojnë frikë”.

“Po të ishte i sigurt do qëndronte në sallë. Pas zgjedhjes së Kryeprokurores ai tregon se ka ngelur vetëm dhe është frikësuar. Mbrohet nga disa kore që vetëm lehin për të krijuar një zhurmë për ruajtjen e figurës së tij si lider që gjen zgjidhje. Gjithmonë  e më shumë atij po i krijohen probleme nga brenda Partisë Socialiste dhe ka frikë. Nga brenda s’ka kush e rrëzon atë se ai i çon kriminelin tek shtëpia”, tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se nëse “opozita është kaq e dobët, Rama le të qëndrojë në sallë, të mos ikë”.

BERLIN – Një në katër refugjatë arrin të punësohet në Gjermani

Një në katër persona, në valën e më shumë se një milion refugjatëve, të cilët kanë mbërritur në Gjermani që prej vitit 2015, ka gjetur punë , sipas një raporti .

“Një e pesta e tyre kanë arritur të gjejnë një punë me një page të mjaftueshme për të mundësuar kontributet e sigurimeve shoqërore”, sipas një raporti të Institutit për Hulumtime të Punësimit (IAB) Rheinische Post, duke cituar Institutin për Hulumtime të Punësimit (IAB) e cituar nga e përditshmja gjermane “Rheinische Post”.

“Nëse rritja e punësimit vazhdon kështu, atëherë gjysma e emigrantëve do të kenë gjetur punë pas pesë vjetësh”, sipas një vlerësimi të kreut të Departamentit të Kërkimeve të Migrantëve të IAB,  Herbert Bruecker. /atsh

GJERMANI – Shitje rekord prej 4,7 milionë euro e një pikture të ekspresionistit, Max Beckmann

Një tablo e piktorit ekspresionist gjerman, Max Beckmann “Egjiptiania” u shit sot në ankand në Berlin për 4,7 milionë euro, një shumë që nuk ishte arritur kurrë më parë në një ankand të veprave të artit në Gjermani, sipas medias gjermane.

Vepra, një tablo në vaj u pikturua në vitin 1942 në Holandë nga Beckmann (1884-1950), u vlerësua fillimisht për dy milionë euro.

Vepra u ble nga një blerës anonim gjatë shitjes në kompaninë berlineze të ankandeve “Villa Grisebach”, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ky është çmimi më i lartë i regjistruar ndonjëherë më parë në Gjermani në kuadër të ankandeve të veprave të artit, u shpreh për DPA, Peter Graf zu Eltz, komisioneri i ngarkuar në këto ankande./atsh

“Largimi nga Klan ishte lojë? Fevziut i ofrohet mbi 400 mijë euro pagë”

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përfol për një largim të mundshëm të moderatorit Blendi Fevziu dhe emisionit “Opinion” nga Klan Tv drejt Top Channel.

U aludua se përveç disa mosmarrëveshjeve me Aleksandër Frangaj, Fevziut i ishte bërë edhe një ofertë tunduese nga Ben Blushi.

Ku ka zë nuk është pa gjë, por nuk dihet saktësisht se cila është pjesa e vërtetë e gjithë kësaj sage “merkatoje”.

Mirëpo, sipas “Cna”, Fevziu ka disa ditë që i ka mbyllur negociatat me Frangajndhe përfundimisht do të vijojë të qëndrojë në Klan, ndërsa paga do të jetë 400-450 mijë euro në vit.

Fevziu me Ben Blushin duket sikur kanë bërë një “lojë” të tillë sikur Fevziu ka marrë një ofertë të “çmendur” nga Top Channel, duke ia rritur çmimin moderatorit dhe sipas gjasave ia paska arritur. /cna.al