Ballina Bota Italia, kryeministri Conte dhe 18 ministrat betohen sot para Presidentit

Italia, kryeministri Conte dhe 18 ministrat betohen sot para Presidentit

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas 88 ditësh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj. Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yje e Partisë Lidhja.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave.

Gjithashtu, Matteo Salvini, do të jetë Ministër i Brendshëm ndërsa Luigi Di Maio në postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Punës e Politikave Sociale.

Qeveria Conte do të ketë 18 Ministra, 5 prej të cilave janë femra.

Ekonomisti, Paolo Savona, i debatuar më herët për postin e Ministrit të Ekonomisë e Financave, do të jetë Ministër për Politikat e Bashkimit Europian, ndërsa Ministër i Ekonomisë është emëruar Profesori Giovanni Tria.

Ministër i Jashtëm është emëruar Enzo Moaveri, me një eksperiencë profesionale të gjatë pranë institucioneve europiane e ish-Ministër i Politikave europiane në qeverinë Letta e Monti.

“Do të punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e programit tonë qeverisës”, janë fjalët e para të Giuseppe Contes si kryeministër .

“Do të punojmë fort për të përmirësuar cilësinë e jetës të të gjithë itlianëve.”

Në ora 16.00 të pasdites së sotme, Qeveria e re italiane do të bëjë betimin tek Presidenti Sergio Mattarella./am/