Ballina Aktualitet Shqipëri Mbi 300 çartera me turistë në Shqipëri, për herë të parë edhe...

Mbi 300 çartera me turistë në Shqipëri, për herë të parë edhe rusë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në ceremoninë e çeljes zyrtare të sezonit turistik në Golem theksoi se rreth 300 çartera pritet te sjellin turistë në Shqipëri këtë sezon të ri turistik përfshirë këtu edhe një prej kompanive më të mëdha ruse e cila pritet të sjellë së shpejti turistët e parë.

Sipas Klosit e ardhmja e rajonit tonë është oferta e përbashkët turistike, ndaj nga Golemi ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik, e vuri theksin tek bashkërendimi mes palëve.

“Ajo çfarë shikojmë këtu është një mbrëmje miqësore, një mbrëmje pune me njerëz të cilët kanë arritur që t’ia dalin falë një pune shumë të madhe por kanë arritur që t’ia dalin edhe falë një miqësie shumë të madhe dhe mbase këtu është edhe thelbi i gjithë politikës sonë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri, të kemi mundësinë që të prezantojmë më të mirën e Shqipërinë; mirëseardhjen, të prezantojmë pritjen e ngrohtë dhe dashurinë për njerëzit të cilët afrohen në Shqipëri.

Prandaj edhe ministria këtë vit përpiqet që kudo në Shqipëri së bashku me kaq shumë tur operatorë të shpërndajmë buzëqeshje dhe mirënjohje për të gjithë turistët”, tha Klosi.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për turoperatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

Për herë të parë, ne tregun shqiptar vjen edhe një prej kompanive gjigande ruse

“Ne si ministri së bashku me grupin kemi zgjedhur katër kompani të cilat kanë afruar shërbimin charter në vendin tonë dhe për herë të parë kanë ulur charter në Tiranë dhe presim që gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me shumë kompani të tjera ne të kalojmë mbi 300 chartera që është një numër i konsiderueshëm për turizmin shqiptar.

Një nga katër kompanitë që u përzgjodhën për tu nderuar me çmim, është Tui Rusia, Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap për Shqipërinë një histori krejt të re për sa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind cdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror”, tha ministri Klosi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews