Ballina Aktualitet Sociale Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren

Studimi, një në 4 fëmijë ka provuar alkoolin dhe cigaren

Gjetjet e pyetësorit të realizuar në shkollat 9-vjeçare me nxënës të moshave 11-15 vjeç janë reflektuar në studimin e Institutit të Shëndetit Publik për vlerësimin e sjelljeve të shëndetshme të fëmijët në moshë shkollore.

Por, megjithëse një nga pyetjet e pyetësorit që shqetësoi në masë prindërit lidhej me mënyrën sesi fëmijët kryejnë marrëdhënie seksuale, në studim një gjetje e tillë nuk ekziston.

Sipas studimit të ISHP-së për sjelljet seksuale thuhet se në vendin tonë 14 për qind e fëmijëve 13-15 vjeç kanë kryer marrëdhënie seksuale, nga të cilët 7 për qind kanë përdorur kondom, ndërsa 7 për qind të tjerët nuk e njohin dhe nuk e kanë përdorur ndonjëherë.

Në studim flitet edhe për duhanin dhe alkoolin. Sipas tij, rreth 25% e fëmijëve në moshë shkollore kanë pirë duhan të paktën 1 herë në jetë.

Një tjetër fenomen që shoqëron duhanin është alkooli. Pas viteve ’90 blerja e pijeve alkoolike në vendin tonë është bërë më e lehtë. 6% e fëmijëve të kësaj grupmoshe konrumojnë birrë; 5% verë dhe 5% pije të forta me ngjyrë.

Ministria e Arsimit thotë se studimin e ka bërë Instituti i Shëndetit Publik. Pyetjet që ngrihen janë: Cili është komisioni i etikës që e ka miratuar pyetësorin? Cili është kërkuesi shkencor që mban përgjegjësi etike dhe juridike në këtë rast? Po institucioni që lejoi që pyetësori të futej në shkollë? Ministria e Arsimit hesht, kur duhet të flasë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews