Ballina Blog Faqe 923

Klithma për ndihmë e familjes Shabani nga Ferizaj (VIDEO) (FOTO)

Në Xhaminë e Madhe në Ferizaj ka nisur aksioni për të ndihmuar familjen Shabani. Një e pjesë e mjeteve janë mbledhur dhe tani duhen edhe mjete të tjera që familjes t`i sigurohet një kulm mbi kokë.

Imami i Xhamisë së Madhe, Mustafa Ahmeti deklaron për Tetova News:

“Ne si këshill i Xhamisë së Madhe këtu në Ferizaj, duke pasur parasysh hallin e Maksut Shabanit, i cili është njëherit edhe xhemat i kësaj xhamie, kemi marrë një iniciativë për ta bërë me strehim familjen e Maksut Shabanit, e cila është katër anëtarëshe.

Maksuti ka një hall të rëndë, jeton këtu në shtëpinë e pensionistëve në Ferizaj. Për momentin ka dhe një vendim që duhet ta lëshojë sa më parë. Kushtet për jetesë nuk plotësojnë asnjeë element dhe asnjë kusht, janë shumë të vështira. është e tmerrshme ku jeton familja e Maksut shabanit, në një dhomë i kryen të gjitha nevojat personale që i nevojiten familjes.

Atë e ka dhomë të fjetjes, atë e ka kuzhinë. Madje nëpërmjet të dhomës ku jeton ka qasje edhe një familje tjetër, e cila kalon nëpër dhomën e tij për të hyrë në banesën e tyre.Unë apeloj te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët kanë mundësi t`i ndihmojnë Maksut Shabanit, sepse ne jemi të porositur edhe në aspektin fetar, por ndjenjën e humanizmit e kemi edhe në traditën tonë kombëtare.

Për momentin inciativa jonë me xhematin e Xhamisë së Madhe, që ne i kemi paralajmëruar, ka arritur deri në 40 përqind. Na duhet edhe një ndihmë, përafërsisht edhe nja 20 mijë euro, për ta bë familjen e Maksutit me një banesë që do të plotësojë nevojat e saj”.

Në vazhdim keni bisedën me kryefamiljarin Maksut Shabani dhe pamje nga dhoma ku jeton kjo familje. Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund të drejtohen te Xhamia e Madhe në Ferizaj, ku xhemat i rregullt është edhe Maksut Shabani. /TetovaNews

Rasti “Monstra”, Fatime Fetai paralajmëroi dëshmi të reja

Rigjykimi për rastin Monstra filloi me fjalët hyrëse të Prokurorisë Speciale Publike e cila përfaqëson akuzën në këtë lëndë.

Prokurorja Fatime Fetai në leximin e akuzës së parë paralajmëroi dëshmi dhe rrethana të reja për këtë rast. Dëshmitë pritet të prezantohen në plotësimin e akuzës nga ana e Speciales.

Nga provat dhe faktet që do të dalin duke u bazuar në akuzën e parë dhe duke pasur parasysh provat e reja, Prokuroria Speciale ka bërë ndryshime në akuzë, gjithë kjo me qëllim që të vihet drejtësia – deklaroi Fatime Fetai, Prokurore e PSP-së.

Në seancën e sotme dëshmuan edhe të akuzuarit. I pari u prononcua Agim Ismajloviq i cili para trupit gjykues u betua se nuk ka lidhje me rastin dhe nuk e ka kryer veprën.

Nga prokurorja Fetai, Ismajloviq u pyet nëse ka njohuri se ku gjendet vëllai i tij, Afrim Ismajloviq i cili ndodhet në arrati.

Përgjigja e të akuzuarit ishte se ka njohur se vëllai i tij ndodhet në Prishtinë dhe se adresa e tyre është e njohur për policinë e Kosovës.

Para trupit gjykues dëshmoi edhe i akuzuarit Fejzi Aziri i cili në detaje shpjegoi se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë ditë kur ka ndodhur vrasja e pesë fisht në liqenin e Smillkovës.

Aziri theksoi se rastin Monstra e ka montuar policia, ndërsa në pyetjen se a ka zhvilluar biseda telefonike me krerët e BDI-së, Aziri konfirmoi se ka pasur biseda me disa funksionar të BDI-së.

Kam pasur takime dhe biseda telefonike me zyrtarë të lartë të BDI-së. Në telefon kam folur me Nevzat Bejtën, por edhe me Izet Mexhitin. Bisedat kryesisht kanë qenë për çështje partiake, kur unë isha i kyçur ne parti – tha Fejzi Aziri, i akuzuar.

Më dëshminë e Azirit, u mbyll seanca e sotme. Pas seancës, pala e dëmtuar akuzoi të akuzuarit për dhënien e dëshmive kundërthënëse dhe të ndryshme nga dëshmitë e para. Avokatët mbrojtës hodhën poshtë pretendimet e palës së dëmtuar. Gjykimi i do të vazhdojë me 23 maj./am/

Bogov heq dorë nga kandidatura për guvernator të Bankës Popullore

Guvernatori Dimitar Bogov është tërhequr nga kandidatura për një mandat të dytë në krye të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe për këtë e ka informuar edhe presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov.

Në vend të tij është propozuar Anita Angelovska – Bezhovska, zëvendësguvernatore e deritanishme në Bankën Popullore.

Në deklaratën me shkrim dërguar agjencinë MIA, Bogov ka thënë se me vëmendje ka ndjekur debatin që është zhvilluar në opinion për rikandidimin e tij dhe se vendimin e ka sjellë duke patur parasysh reagimet e një pjesë të akterëve politik dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit.

“Me këtë rast do të dua të falemenderoj kryetarin e Republikës së Maqedonisë, prof.

Gjorgji Ivanov për besimin që ma ka dhënë me propozimin tim të sërishëm për njeriun e parë të Bankës Popullore, që për mua personalisht paraqet valorizim të punës gjatë shtatë viteve të kaluara.

Duke patur parasyshë reagimet e një pjese të akterëve të jetës politike në Republikën e Maqedonisë, konstalacioni momental politik dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit, në interes të shtetit tërhiqem nga kandidatura për guvernator të Bankës Popullore, për çka tanimë e informova kryetarin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Bogov.

Megjithatë, tërheqja e Bogovit nuk i ka hapur rrugë apetiteve të BDI-së, të cilët dëshironin që në krye të Bankës Popullore të jetë Fatmir Besimi.

Kjo pasi presidenti Gjorgje Ivanov i ka nisur Kuvendit propozimin e ri që në krye të Bankës Qendrore të emërohet Anita Angellovska – Bezhovska.

Ivanov ka vlerësuar se Angelovska Bezhovska e cila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është zgjidhje për pozicionin e guvernatorit, me të cilën do të vazhdohet kontinuiteti i punës dhe udhëheqjes së suksesshme në politikën monetare të Republikës së Maqedonisë.

Kandidatja e re propozuar për guvernator, për tetë vjet ka qenë në funksionin zëvendës guvernator, e angazhuar për sferat e politikës monetare, hulumtime dhe statistikë.

Pamje të frikshme, Piloti thithet nga ajri gjatë fluturimit për shkak të xhamit të thyer (VIDEO)

Sipas njoftimeve nga mediat shtetërore kineze, një incident që përfshinte një fluturim Sichuan Airlines ishte më keq se ç’ishte menduar fillimisht.
Të hënën, një aeroplan në kabinën ajrore të një Airbus A319 nga Sichuan Airlines u shkatërrua në një lartësi prej 10,000 metrash. Tani u bë e njohur se koopiloti ishte pothuajse i thithur nga avioni gjatë incidentit, siç shkruan CNN.

Trupi i tij thuhet se ka qenë në gjysmë, i kishin mbetur vetëm këmbët në pjesën e brendshme të kabinës, ndërsa shumica e trupit kishte dal jashtë avionit nga shpejtësia e madhe, siç raporton televizioni shtetëror kinez CCTV.

Pavarësisht nga anomalia potencialisht katastrofik që ndodhi gjatë një fluturimi nga Chonqing në Lhasa, avioni u ul në mënyrë të sigurt.

“Kur kam shikuar në anën e bashkë-pilotit shikova se ai ishte thithur nga ajri. Ai ishte kapur për fat të mirë,” tha kapiteni i makinës tha China News Service.

Kopiloti u largua me disa demtime të lehta, një dore të lënduar dhe disa gërvishtje. Nuk kishte viktima midis udhëtarëve.

Aeroplani ishte në gjendje të mbërriti në mënyrë të sigurtë në Chengdu. Arsyeja për shpërthimin e xhamit është aktualisht nën hetim.

Kripa apo sheqeri, cili është më i dëmshëm për organizmin? Përgjigjen ekspertët

Konsumi i tepruar i sheqerit dhe i kripës shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, por duhet të dini se ndryshe nga se mendohet SHEQERI është më i dëmshëm sesa kripa !

Gjithmonë na thuhet të kemi kujdes me sasinë e kripës, por shija e ëmbël e sheqerit na mashtron dhe ne thjesht nuk mundemi ta kufizojmë veten. Kripa mund të lidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe tensionin e gjakut, por sheqeri veç efekteve të padëshirueshme në organizëm mund të rrisë efektet e dëmshme të kripës (sodiumit).Sa më shumë sheqer të konsumojmë, aq më shumë energji shpenzojmë për të mbajtur gliceminë në nivele të ulëta. Pra, sa më shumë sheqer, aq më shumë lodhje për organizmin.

Bazuar në efektet negative të llojeve të ndryshme të sheqerit në trup, ata zbuluan se fruktoza është më e dëmshmja kur bëhet fjala për shëndetin tonë. Fruktoza rrit në mënyrë të frikshme rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe presionin e lartë të gjakut (hipertension).

Frutat dhe perimet gjithashtu përmbajnë sheqer, veçanërisht fruktozë, por ekspertët amerikanë besojnë se sheqernat natyralë nuk janë shumë shqetësuese. Sheqeri i përpunuar është ai që rrit nivelet tuaja të insulinës, të cilat mund të çojnë në aktivizimin e sistemit nervor simpatik, i cili më pas përshpejton ritmin e zemrës, ngre presionin e gjakut dhe ngushton enët e gjakut. Sipas mjekëve njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 12 lugë çaji sheqer në ditë. Kjo është sasia e sheqerit të përpunuar dhe nuk përfshin sheqernat natyrorë nga frutat apo perimet. LIVING

Hetem Ramadani zbulon recetën ushqimore që të jetojmë mbi 100 vjet

Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani, tash i njohur për mjekësinë alternative, jokonvencionale, në një intervistë për një televizion në Shqipëri, ka zbuluar recetën e tij ushqimore, për të cilën thotë se nëse i përmbahemi me përpikëri, mund të jetojmë pa problem mbi 100 vjet.

Ai ka thënë se 2-3 vitet e fundit, dieta e tij bazohet në yndyra.

Kaloritë me të cilat ushqehet, përbëhen nga yndyrat në masën 70-80 %. Gjithashtu Ramadani, në mënyrë periodike, çdo muaj, kryen agjërim 4 deri në 7 ditë, pa asnjë ushqim, përveç ujit, përcjell gazetametro.net.

Ramadani thotë se edhe medikamentet, pra ilaçet mund të zëvendësohen me ushqime.
“Është e mundur që me ushqime, së pari të mos arrijmë të kemi nevojë për të përdorur medikamente dhe së dyti, po qe se jemi prekur nga sëmundjet, me regjimin që unë ndjek, mund t’i zëvendësojmë këto medikamente. Edhe babai i mjekësisë moderne, Hipokrati, 2500 vite më parë ka thënë: le të përdorim ushqimin si mjet shërimi (Let the food be our medicine. Let’s use this medicine). Nëse e pranojmë këtë paradigmë, atëherë bëhet realitet”.

Ai thotë se po t’i referohemi Shoqatës së Kardiologëve Amerikanë, e cila rekomandon konsumimin e sa më shumë frutave, drithërave etj., si dhe marrjen e sa më pak yndyrave, kjo sipas tij është vërtetuar se është regjim i gabuar.

“Prej tre vitesh, unë kam bërë ndryshime radikale, ku receptura ime (regjimi), ose më mirë të themi, burimi im i energjisë për trupin, për mitokondriat (mitochondria – mikroorganizma që kanë rolin e centralit elektrik, duke krijuar energji për qelizat) janë yndyrat. Sot mendohet se burim energjik për qelizat është glukoza dhe mendohet që trupi e truri nuk funksionojnë pa glukozë, kurse teoritë që unë kam adaptuar sipas studimeve më të reja, tregojnë se shumica e sëmundjeve kronike shkaktohen pikërisht nga përdorimi i karbohidrateve (sheqernave)”.

Sa minuta duhet të ecni në ditë për të rënë 1 kilogram në javë

Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që dua. Sikur të ishte kaq e thjeshtë të gjitha do të ishim modele, por veç stilit të jetesës e regjimit ushqimor, gjenet janë ato që përcaktojnë format e konstruktin e çdo njeriu.

Para se të eleminoni ushqimet apo të kufizoni veten tuaj në të ngrëni filloni aktivitetin fizik, pasi kjo është mënyra e vetme për të rënë në peshë gradualisht dhe shëndetshëm pa rrezikur që kilet t’ju rikthen sërisht. Living do të ndajë me ju poshtë se sa kilometra duhet të ecni në mënyrë që të bini në peshë.

1 orë ecje me hap normal djeg rreth 400 kalori.
Nevojiten 2,000 hapa për të djegur 100 kalori. Për të humbur 1 kilogramë ju duhet të digjni 3500 kalori.

Mënyra më e shëndetshme për të humbur peshë është humbja e një kilogrami në një javë. Për të arritur këtë ju duhet të ecni 8 kilometra ose të digjni 500 kalori çdo ditë.

VIDEO/E tmerrshme: Shembet ura, zë poshtë kalimtarët, 18 viktima

Imazhet e tmerrshme tregojnë pasojat e një rrëzimi të një ure e cila shkaktoi të paktën 18 viktima.

Ura ka rënë mbi mbi një autobus linje, 7 makina dhe disa motoçikleta, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi personave që po udhëtonin me to.

Nga sa raportohet, ura u shemb pranë Stacionit të Trenit Varanasi në Uttar Pradesh, Indi, të martën pasdite. (TemA)

Sa minuta duhet të ecni në ditë për të rënë 1 kilogramë në javë

Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që dua. Sikur të ishte kaq e thjeshtë të gjitha do të ishim modele, por veç stilit të jetesës e regjimit ushqimor, gjenet janë ato që përcaktojnë format e konstruktin e çdo njeriu.

Para se të eleminoni ushqimet apo të kufizoni veten tuaj në të ngrëni filloni aktivitetin fizik, pasi kjo është mënyra e vetme për të rënë në peshë gradualisht dhe shëndetshëm pa rrezikur që kilet t’ju rikthen sërisht. Living do të ndajë me ju poshtë se sa kilometra duhet të ecni në mënyrë që të bini në peshë.

1 orë ecje me hap normal djeg rreth 400 kalori.
Nevojiten 2,000 hapa për të djegur 100 kalori. Për të humbur 1 kilogramë ju duhet të digjni 3500 kalori.

Mënyra më e shëndetshme për të humbur peshë është humbja e një kilogrami në një javë. Për të arritur këtë ju duhet të ecni 8 kilometra ose të digjni 500 kalori çdo ditë.

Maqedonia s’ka kapacitete për thithjen e fondeve evropiane

Para ka, njerëz nuk ka. Ose më mirë, nuk ka kuadro të punësuar në administratë që do tu mundësojnë bujqve dhe kompanive në vend t’i marrin paratë evropiane.

Vetëm dy vjet para skadimit të programit IPARD 2, nga 80 milion euro të parashikuara, janë tërhequr vetëm 4.6 milion ose 5.75 për qind e parave. Në shpalljen e parë, vetëm rreth 10 për qind të aplikacioneve të paraqitura janë miratuar.

“Interesi është me të vërtetë i madh, vetë numri i 1.648 aplikimeve në thirrjen e parë në IPARD 2, tregon se ka interes te fermerët dhe në industrinë përpunuese”, – tha Nikolla Babevski, drejtor i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Për t’i marrë paratë, do të na ndihmojnë sllovenët. Ata thanë se nuk është e lehtë për të marrë paratë evropiane, sepse procedurat janë burokratike. Administrata jonë duhet të ketë njohuri specifike, por gjithashtu tu ndihmojë në mënyrë specifike në terren fermerëve dhe kompanive. Agjencia pagesore e Sllovenisë është 99,9 për qind e kompjuterizuar dhe vepron në mënyrë elektronike.

“Është e rëndësishme që komunat të aplikojnë për projekte, për shfrytëzimin e këtyre fondeve. Ka shumë mundësi për projekte që janë më të vogla, për shembull nga 10, 20 ose 50 mijë euro dhe kjo mund të bëhet lehtësisht”, – deklaroi Milan Jazbec, ambasador i Sllovenisë.

Deri më tani Maqedonia ka përdorur vetëm 17% të fondeve nga programi IPARD, ndërsa Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit këtë e cilësoi si të pamjaftueshme./Alsat-M/

Zaev pranon duelin televiziv me kreun e VMRO-së, Hristian Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev është i gatshëm që të përballet në debat televiziv me kryetarin e VMRO-së, Hristian Mickoski. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski ka deklaruar se transparenca ndaj opinionit është parim i punës së kryeministrit.

“Zaev vazhdimisht komunikon me opinionin dhe në mënyrë reciproke, nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve, por edhe në debate dhe duele. Ai është i gatshëm për duel televiziv dhe i gatshëm që të ballafaqohet me oponentët politik”, deklaroi Boshnjakovski.

Thirrjen për debat me kryeministrin, Mickoski e bëri mbrëmë gjatë mbledhjes së Komitetit Qendror të VMRO-së, ku ndër të tjera u vendos që të mbahen edhe protesta anti-qeveritare. /SHENJA/

Diamanti ‘Farnese Blu’ me histori 300-vjeçare shitet 6.7 mln USD

Një diamant i rrallë blu është shitur për një shifër rekord prej 6.7 milionë dollarësh në një ankand në Gjenevë.

Diamanti, i quajtur “Farnese Blue”, i ishte dhënë si dhuratë vajzës së Dukës së Parmës, Elizabeth Farnese-s, kur u martua me Filipin e Pestë të Spanjës në 1715-n. Më pas, u trashëgua në brezat e ardhshëm dhe lëvizi nga Spanja në Francë, Itali dhe Austri.

Diamanti 6.1 karat vjen nga miniera e famshme Colconda në Indi.

Çudia është se “Farnese” u shit vetëm katër minuta pas u hap ankandi për ofertat.

Nga përfaqësuesit e shtëpisë së ankandit, diamanti ishte vlerësuar me një çmim ãllestar prej 3.5 milionë dollarësh. “E prisnim një rezultat të mirë, por e filluam me 3.5 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë dollarë.

Kështu që i kaloi pritshmëritë tona”, tha specialistja e bizhuterive, Daniellla Mascetti. Ndërkohë, pronari i ri i diamantit nuk bëhet i ditur./sn/

Opozita paralajmëron protestë masive më 2 qershor

VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni i partive që e mbështesin kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë masive më 2 qershor para Qeverisë. Kjo u njoftua nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit të Komitetit Qendror të partisë i mbajtur mbrëmë vonë në selinë e partisë.

Sipas opozitës, ky tubim vjen një vit pas marrjes së pushtetit nga ana e LSDM-së, ku sipas opozitës shënon edhe ditë e shkatërrimit të ekonomisë së Maqedonisë, dhe ku nuk është përmbushur asnjë premtim nga reforma në arsim, shëndetësi e mirëqenie.

I pyetur në lidhje me një takim të mundshëm me kryeministrin Zoran Zaev gjatë negociatave për emrin, Mickoski thotë se kjo çështje kërkon takim të të gjithë liderëve dhe ai është i gatshëm për një të tillë./am/

Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Monstra” kundër gjashtë të dyshuarve që akuzohen për vrasjen e 5 djemve të rinj dhe një peshkatari në liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012.

Seanca e fundit u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarit Fejzi Aziri i cili ishte hospitalizuar në repartin e Pulmologjisë.

Parashikimi i motit

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 15 gradë ndërsa ato të ditës prej 20 deri 27 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 15 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 26 gradë Celsius.

VIDEO/ Momenti tronditës: Gjyshi rreh brutalisht mbesën e tij në një dyqan

Një burrë i moshuar është kapur në kamera duke goditur në kokë mbesën e tij pasi ajo nuk e lejoi atë të priste radhën në një dyqan çaji në Kinë.

Sjellja e gjyshit ka shkaktuar një zemërim publik pasi videoja që tregon se ai goditi vajzën doli në mediat sociale kineze.

Njeriu thuhet se u përpoq të detyronte vajzën që mos futeshe pa radhë për të paguar për një pije. (TemA)

VIDEO: Bie nga kati i pestë i pallatit, burri hero shpëton fëmijën 2 vjeç

Një burrë në Kinë është konsideruar hero pasi ka shpëtuar nga vdekja një foshnje që ra nga kati i pestë.

Burri, dikur ushtarak arriti ta kapte djalin 2 vjeçar teksa qëndronte në ballkonin e tij 3 kate më poshtë.

Banorët shihnin të tmerruar ngjarjen madje disa filmuan me celular.

Incidenti ndodhi në provincën Shandog në Kinë. (TemA)

VIDEO/ Momenti shokues: Shoferi futet me shpejtësi në kryqëzim, përplas kalimtarët

Një burrë 62-vjeçar u arrestua të dielën pasi përplasi disa motoçiklistë në një kryqëzim në jug-perëndim të Kinës.

Tre vetë pësuan lëndime të lehta gjatë aksidentit dhe u dërguan në spital.

Tre automjete të tjera u dëmtuan gjithashtu në aksident, sipas Chengdu Traffic Police.

Videoja e tmerrshme tregon një SUV që shkon në kryqëzimin e rrugës Renmin East të qytetit Chengdu, i cili është i mbushur me automjete dhe këmbësorë gjatë orëve të pikut.

Makina e bardhë merr përpara motorçiklistët dhe më pas përplaset me disa makina të tjera.

Pas aksidentit 62 vjeçarin e nxjerrin nga makina qytetarët që ndodheshin aty pranë dhe më pas fillojnë ta godisnin me grushte. (TemA)

Erdogan në Britani, takon mbretëreshën Elizabeth në pallatin Buckingham (VIDEO)

Mbretëresha e Britanisë Elizabeta ka mirëpritur sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdoan dhe bashkëshorten e tij në Pallatin e Bakinghamit.

Udhëheqësi turk ndodhet në Londër në një vizitë tre-ditore, gjatë së cilës ai është parashikuar të takohet edhe me kryeministren britanike Tereza Mej, shkruan oranews.

Ajo pritet të diskutojë çështjen e të drejtave të njeriut me presidentin turk, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit Britani-Turqi në fusha si kundër-terrorizmi, emigracioni, qendrueshëmria rajonale dhe tregtia.

Kështu u protestua sot kundër mbylljes së magjistrales Kaçanik – Han i Elezit (VIDEO)

Bllokimi i rrugës që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit u ka sjellë telashe në lëvizje katër fshatrave përreth, raporton T7.

Për këtë arsye banorët janë mbledhur për të protestuar, duke kërkuar që të bëhet sa më shpejtë një zgjidhje.

Protesta në të cilën ishin bashkëngjitur qindra qytetarë, e zyrtarë të dy komunave, ka përfunduar në mënyrë paqësore.

Kjo ndodhi pas një zotimi që Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë për këta banorë.Jeton Kuqi, nga Këshilli organizativ thotë se tashmë kanë lajmëruar të gjitha organet se ultimatumi do të zgjat deri të enjten.

Si pasojë e bllokimit fshatrat po përballen me probleme esenciale.

Shqetësuese kjo situatë po mbetej edhe për komunat Kacanik e Hani i Elezit.

Në një prononcim për FRONTAL, Nënkryetari i Komunës, tha se kanë marrë premtim nga qeveria që ditën e enjte të hapet rruga Kotlinë-Ivaj, që do t’i jep zgjidhje këtij problemi.

Më së shumti, sipas Bajrës, po e pësojnë nxënësit.

Për të shkuar në mësim, ata duhet të ndjekin këtë rrugë si zgjidhje të vetme.

E të enjten pasdite, bllokada në rrugën magjistrale vazhdonte.