Ballina Lajme Rama ministër i Jashtëm? Berisha: Nuk e lejon Kushtetuta!

Rama ministër i Jashtëm? Berisha: Nuk e lejon Kushtetuta!

Në kohën kur Kryeministri Rama tha se do të jetë ai ministri i Jashtëm, deri në sqarimin e përplasjes me Presidentin nga Gjykata Kushtetuese, ish-Kryeministri Berisha deklaron se ky skenar është i pamundur.

Berisha publikon në facebook një mesazh të ardhur nga një “qytetar dixhital”, dhe thotë se Kushtetuta nuk e lejon që Edi Rama të jetë ministër i Jashtëm.

Postimi i plotë i Berishës:

Kushtetuta nuk lejon emërimin e Ramës edhe në postin e ministrit të Jashtëm!

Këtu me poshtë keni mendimin e konstitucionalistit shqiptar dhe gjerman. sb

Tetova News në YouTube:

“Përshëndetje doktor Berisha mbasi kemi parë kushtetutën tonë, pika d, në konsultë me konstitucionalistë gjermanë ata garantojnë se kryeministri nuk mund të jetë edhe ministër.

Nuk e parashikon ligji shqiptar “Neni 102 pika d e Kushtetutës kërkon që detyrat tjera perveç kryeministrit ky i fundit duhet t’i ketë të përcaktuara me ligj.

Kushtetuta në asnjë nen të saj nuk parashikon se kryeministri mund të jetë edhe ministër i Jashtëm apo i ndonjë ministrie tjetër. Kështu që dekretimi i tij ndalohet nga Kushtetuta.