Ballina Kronika 32-vjeçarja sulmohet nga partneri dhe motra e tij në Bit Pazar

32-vjeçarja sulmohet nga partneri dhe motra e tij në Bit Pazar

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një 32-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor dhe motra e tij, në zonën e Bit Pazarit.

Sipas buletinit të policisë, rasti është raportuar mbrëmë në ora 20:25 në SPB Shkup.

Gruaja ka deklaruar se, në një banesë në zonën e Bit Pazarit, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj A.F. dhe motra e tij.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.