Ballina Kuriozitete FOTOT: Historia e pabesueshme e 28-vjeçares, që mashtroi banka e hotele duke...

FOTOT: Historia e pabesueshme e 28-vjeçares, që mashtroi banka e hotele duke u shtirur si miliardere

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Anna Sorokin, 28 vjeç, edhe pse nuk kishte asnjë dyshkë në xhep, prej vitit 2013, deri në 2017, arriti të bëjë një jetë super luksoze në SHBA, nën shoqërinë e elitave të Nju Jorkut.

Kjo, duke qenë se ajo pretendonte se ishte trashëgimtare e një pasurie të madhe dhe vajza e një manjati rus.

Por, e gjithë rezultoi një mashtrim, me anë të së cilit, gjermania Sorokin arriti që të marrë qindra mijëra dollarë nga bankat dhe miqtë e saj, ndërsa jetonte në hotele luksoze.

Në një rast, ajo i premtoi një mikut të saj një udhëtim super lukesoz në Marok, por u largua para kohe, duke i lënë atij një faturë 62 mijë dollarëshe për t’u paguar.

Tashmë mashtrimi i saj është zbuluar, pasi 28-vjeçarja nuk kishte mundësi t’ua kthente paratë, dhe këtë të mërkurë, ndaj saj nisi zyrtarisht procesi gjyqëspr.

Ndryshe nga seanca e parë e tetorit, këtë radhë aju u shfaq tamam si një trashëgimtare pasanike.

Ajo nuk e pranon akuzën e mashtrimit dhe për këtë arsye rrezikon deri në 15 vjet heqje lirie. (TemA)