Ballina Kosovë Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare pas një goditje në zemër

Ndahet nga jeta gazetarja shqiptare pas një goditje në zemër

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Gazetarje e medias online “Telegrafi”, Qendresa Rashiti Hulaj ka humbur jetën si pasojë e një goditje në zemër në moshën 27 vjeçare bën të ditur media kosovare.

Mësohet gjithashtu se Qendresa ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj”, thuhet në postimin e Telegrafit. /albeu.com/